Djegia e mandateve/ Soreca “shuplakë” opozitës
Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka reaguar nga qyteti i Kor...
Për ata miq të shumtë që më pyesin se si arritëm në këtë pikë, kam një shpjegim fare të thjeshtë. Më atë që bën pazar, mund të bësh edhe luftë. Ky është rregulli, i cili, në fakt, nuk vlen vetëm për politikën.
A e keni parasysh atë togfjalëshin klishe të komunikatave të policisë, kur përplasen bandat dhe thuhet që pista kryesore është ” për prishje hesapesh”? Dhe duhet ta dini se gjithmonë, përpara se të vriten me njëri-tjetrin, banditët kanë qenë miq dhe kanë ndarë territore dhe lekë me shoshoqin. Njësoj si Edi Rama me Lulzim Bashën më 17 maj, të cilët dolën nga Kryesia e Kuvendit të qeshur dhe krenarë si të ishin vetëzbuluar vellezër të baladave ballkanike të rinjohjes.
Sepse mendoj që ky sistem, të cilin e kemi përqafuar para 30 vjetësh dhe pretendojmë se e kemi ndjekur ne gjithë këto kohë, nuk e pranon pazarin si instrument për të kapërcyer krizat, e aq më pak si zgjidhje.
Se ky sistem, i vlefshëm si për demokracitë e kthjellëta, ashtu edhe për vendet gjysëm apo çerekdemokratike, ka në thelb konkurrencën dhe lojën e ndershme, kur vijnë zgjedhjet, ku respekti real për kundërshtarin tregohet me fair play në përpjekjen serioze për ta mundur atë me garë. Ndryshe, nuk jemi brenda tij, ndaj edhe kemi mbërritur sot në këtë moment dramatik, krejtësisht të paimagjinueshëm më parë për mendje të kthjellëta.
Me këtë që ka ndodhur, po të ishte në lojë fati politik i dy personazheve, të Edi Ramës dhe të Lulzim Bashës, do ta kisha patur të lehtë të thoja që kokën hëngshin me njëri-tjetrin, sepse edhe atë pak do ta kishin. Por as eksperienca, as mosha, as përgjegjësia publike nuk më lejojnë që ta mendoj qoftë për një sekondë ashtu. Shqipëria nuk u ka asnjë borxh qoftë edhe ankthin e disa ditëve për të ardhmen e vet këtyre aventurierëve.
Sepse Edi Rama, kur mendon raportin e tij me vendin dhe me shoqërinë ka parasysh vetëm Lulzim Bashën, të cilin ndoshta edhe mund ta tallë dhe ta mundë sa herë të dojë.
Ndërsa ai tjetri, kur merr i gëzuar dhe me këngë në gojë një vendim të tmerrshëm dhe të paprecedent për gjithë globin, ka parasysh tamam tamam, që po kërciti ndonjë pushkë diku në Shqipëri për këtë shkak, t’i hipë avionit e të shkojë në Holandë, ku ka të siguruar edhe shtëpinë edhe femijët e vet.
E megjithë sa kanë ndodhur, unë ende besoj se Shqipëria nuk do të digjet, edhe pse ata që kanë më shumë përgjegjësi dhe mundësi për ta dëmtuar atë, i kanë marrë në duar urat e zjarrit. Dhe nuk e teproj aspak po të them se e vetmja shpresë që këtij vendi të mos i dalë tymi nuk jemi ne, “bijtë e shqipes së inatosur”, por janë miqtë tanë ndërkombëtarë. Të cilët me fuqinë, durimin dhe paanësinë e tyre janë të vetmit që mund të evitojnë një skenar të kobshëm, të cilit askush sot nuk mund t’ia përfytyrojë fundin. Gjithmonë, në rast se do të kenë interes dhe përkushtim që të investohen me kapacitet të plotë në këtë ndërmarrje jo aq të lehtë për të shuar zjarrin e qëllimshëm që ne vetë i kemi vënë shtëpisë sonë.
E thotë këtë një njeri, që nuk e ka fetishizuar kurrë rolin e të huajve, jo vetëm në Shqipëri, por në çdo vend tjetër të lirë, sepse unë besoj fort që përgjegjësitë në këtë botë nuk mund të delegohen. Ato janë për t’u mbajtur në radhë të parë nga ata që e kanë detyrim atdhetar, kushtetues, politik, moral dhe njerëzor në radhë të parë.
Lajmi i vetëm i mirë në këtë katastrofë politike, që ende përbën rrezik për shoqërinë tonë, është fakti që sistemi i kalbur politik po jep shenjat e qarta se po shkon drejt vdekjes klinike. Por është akoma shpejt për të thënë se kjo do të përkthehet dikur në një të mirë publike për Shqipërinë dhe qytetarët e saj.
Kaq mund të them për sot.
Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka reaguar nga qyteti i Kor...
Zëdhënësi i partisë së kancelares gjermane, Angela Merkel CD...
Këshilli i Mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë vendosi në mb...
Sipas një shifrave të publikuara nga INSTAT, aksidentet rrug...
Vetëm një ditë pasi kryetari i PD, Lulzim Basha dhe kryetarj...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Gjykata e Tiranës ka miratuar kërkesën e prokuroisë për push...
Ndërkohë që vetëm pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet lokale, m...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bard...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e ...
Punimet për ndërtimin e VelierësGjykata Administrative e Ape...
Ministria e Jashtme gjermane në një prononcim për Deutsche W...
Gjykata e Shkodrës ka vendosur sot të lërë të lirë policin e...
Petrit Vasili ka reaguar ashpër sot në lidhje me deklaratat ...
Lulzim Basha duke përdorur protestën e 16 shkurtit, e cila k...
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj erdhi në detyrë, në nënt...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka udhëtuar mën...
Një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen, ka ndodhur rreth me...
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Gkirokastër, ku po zhvi...
Gjatë një bashkëbisedimi që po zhvillon sot me studentë të U...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...