web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shembet miniera/ Plagosen rëndë dy persona

8 Shkurt 2019, 13:08, Aktualitet CNA

Dy minatorë janë plagosur rëndë ditën e sotme në minierën e Bulqizës.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në minierën ACR, në galerinë e 16-të si pasojë e një shembje.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Peshkopisë dhe bëhet me dije se janë në gjendje të rëndë.

Ata kanë marrë disa plagë në kokë dhe në trup.

Ndërkohë, pak më parë një 57-vjeçar humbi jetën në zonën D të galerisë, pasi i ra një gur në kokë./CNA.al





Lajmet e fundit nga