Rama me banorët: Hyrja e SPAK në këtë proces nuk është për projektin e Zvërnecit
Në takimin me banorët në Zvërnec, kryeministri Edi Rama ka...
Në takimin me banorët në Zvërnec, kryeministri Edi Rama ka...
Revista ?Weltwoche? e Zürichut në numrin më të ri ka botuar të enjten një tekst për një këngëtare rep të quajtur Loredana, e cila është me origjinë shqiptare. Pra, shqiptare zvicerane. Ajo qenkësh rritur në Zvicër, më saktë në Emmenbrücke afër Luzernit. Loredana përshkruhet si reperja më e suksesshme që këndon në gjermanisht. Me një milion ndjekës në mediat sociale. Katër këngët e saj janë gjeneruar 76 milionë ?streams?. Por, Loredana (Zefi) në këtë tekst shërben vetëm si kukull, të cilën autori e stolis me të gjitha paragjykimet, klishetë, stereotipat që qarkullojnë kundër shqiptarëve në ambientet e errëta të shoqërisë zvicerane.
Teksti i ?Weltwoche?, mes tjerash, vlon nga fjalori vjellës, përbuzës, ksenofob. Ky fjalor kulmon në formulimin:
?Shqiptarët në botën e jashtme nuk e kanë lehtë, sepse përherë maten me ata pjesëtarët e përhershëm të shtresës së ulët, që udhëtojnë me Mercedes të zi, kanë kafka të rrafështa në pjesën e pasme dhe thonë fjali, të cilat janë aq të thjeshta sa kokat e tyre tullace. Ata mendojnë se janë njerëzit më cool në botë, se vajzat i presin vetëm ata dhe se një thikë thotë më shumë se një mijë fjalë?.
U mbetet juristëve të specializuar në çështje mediale nëse një formulim i tillë është shkelje apo jo e ligjit kundër racizmit, por gjithsesi kjo gjuhë e ?Weltwoche? tregon për një aversion primitiv kundër komunitetit shqiptar. Ky aversion është parë edhe pas ndeshjes së futbollit mes Zvicrës dhe Serbisë në Kaliningrad vitin e kaluar, gjatë Kampionatit Botëror të Futbollit. Futbollistët shqiptarë janë reduktuar në mercenarë nga Ballkani, që nuk identifikohen me Zvicrën dhe bëjnë politikë ballkanike në fushën e blertë, duke bërë gjestin me shqiponjë.
Teksti mbi reperen Loredana dhe partnerin e saj Gramoz Aliu, i cili është i njohur me emrin artistik Mozzik, është shembull i gazetarisë nëntokësore. Autori shkruan se kur Gramoz Aliu jetonte në Ferizaj, ai me gjasë shihte ëndrrën e zakonshme të burrave shqiptarë, ku një Mercedes me një nuse epshore në karrigen pranë shoferit ecën nëpër botën e të pasurve, ndërsa gepeku është plot me para. Aq i shkathtë është autori, saqë di t?i lexojë edhe ëndrrat e burrave shqiptarë. Ose së paku ëndrrat e Gramoz Aliut. Në Ferizaj Gramozi mendoi se me muzikë mund të fitosh më shumë para se me drogë. Sepse ai, kjo është e qartë, që në moshën 15-vjeçare ka menduar të shesë drogë për t?iu afruar ëndrrave të tij. Nga teksti nuk është e qartë nëse gazetari ka folur me Gramoz Aliun dhe nëse ai vetë ka thënë se kur ka qenë më i ri ka ëndërruar të shesë drogë.
Komuniteti shqiptar në Zvicër dhe përfaqësitë diplomatike janë aq mirë të organizuara, saqë po të mos problematizohej ky shkrim i poshtër këtu, as që do ta vërente ndokush. Mund të merret me mend se çka do të bëhej në Zvicër po të thuhej: të gjithë hebrenjtë e kanë hundën e shtrembër, të gjithë hebrenjve u vjen era hudhër, të gjithë hebrenjtë janë të etur për para. Do të çohej në këmbë krejt Zvicra kundër këtij stereotipi antisemit. Shqiptarët heshtin! Ose kacafyten me njëri-tjetrin në Facebook! Ose mbajnë poza të krenarisë së rrejshme prej ?intelektuali? e ?poeti?!
Ndërkohë partia populliste SVP ka filluar t?u vardiset shqiptarëve para zgjedhjeve parlamentare në vjeshtë. Deputetë të kësaj partie befas lavdërojnë shqiptarët dhe Kosovën, por komuniteti shqiptar në Zvicër duhet ta ketë të qartë edhe këtë: ?Weltwoche? është praktiksht gazetë e SVP-së, pronari i saj dhe një gazetar janë madje deputetë të SVP-së në parlamentin konfederal./Burimi:Gazetareforma
Shpesh, fëmijët janë kaq të padurueshëm për t’u thënë diçka ...
Vitaminat janë një pjesë esenciale e dietës së shëndetshme. ...
Nathalie Guzman dhe Andrés Flu janë një çift që kanë habitur...
Çdo shtet ka zakonet e tij, të cilat për disa vende të tjera...
Aktorja turke Fahriye Evcen e cila aktualisht është në muaji...
Shën Valentini është shumë pranë por ju sigurojmë se nuk do ...
Ditën e djeshme mësuam se Ariana Grande kishte hequr dorë ng...
Një minator ka humbur jetën pak minuta më parë në Bulqizë, p...
Bota gjendet në mes të atij që duket se do të jetë 10-vjeçar...
Opozita e bashkuar ka paralajmëruar mbajtjen e një proteste ...
Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar datën për zhvillimin e...
“Shoku ynë Tili” është një ndër filmat më të dashur për publ...
Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cak...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemad...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë Rama 1, Ylli Manjani k...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një takimi që...
Ka nisur seanca gjyqësore për tetë të akuzuarit për pesë ten...
Është shënuar viktima e katërt nga virusi AH1N1, brenda një ...
Prokuror amerikan dhe njëherësh ish-agjenti i FBI, Gjon Junc...
Pedagogia e Fakultetit të Shkencave Sociale, Majlinda Keta k...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...