Nuk ndalet Kryemadhi/ Kërcënon hapur ministren Gjonaj
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemad...
Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj gjatë qëndrimit të tij në SHBA, në kuadër të ministerialit të Koalicionit Global Kundër ISIS, zhvilloi një seri takimesh me përfaqësues të lartë të administratës, Kongresit dhe Senatit amerikan, si dhe me homologë të tij, Ministra të Punëve të Jashtme të disa vendeve evropiane.
Gjatë takimeve me Kryetarin e Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë në Kongresin Amerikan, Eliot Engel, Zëvendës Asistent Sekretarin Mathew Palmer, Senatorin Gary Peters, përfaqësues të lartë të Këshillit të Atlantikut, si dhe me MPJ të Polonisë, Gjermanisë, Holandës, Kanadasë, Lituanisë, Turqisë dhe Suedisë bisedat u fokusuan në çështje të integrimit evropian, bashkëpunimit në kuadër të NATO-s, kryesisë së ardhshme të OSBE-së dhe proceseve të bashkëpunimit rajonal.
Zëvendës Asistent Sekretari amerikan i Shtetit, Mathew Palmer, pasi e uroi Ministrin në Detyrë Cakaj për detyrën e re, vlerësoi kontributin e Shqipërisë në Koalicionin Global Kundër ISIS, angazhimin e Shqipërisë në NATO, si dhe kontributin konstruktiv të vendit tonë në Ballkanin Perëndimor për avancimin e agjendës Evropiane. Ai theksoi se Shqipëria mbetet një aleat i vlerësuar dhe i rëndësishëm i SHBA-ve.
Palmer përgëzoi Cakajn për kryesinë e radhës së OSBE nga Shqipëria në 2020 dhe e siguroi për mbështetjen e SHBA-ve gjatë saj.
Ministri në Detyrë Cakaj vlerësoi bashkëpunimin e frytshëm dhe asistencën e çmuar që SHBA i kanë dhënë Shqipërisë, si në reformat e brendshme, sidomos atë të drejtësisë, ashtu edhe në agjendën rajonale, evropiane dhe më gjerë.
Cakaj i paraqiti Palmerit një panoramë të hapave të ndërmarra nga Shqipëria në kuadër të pritshmërive për hapjen e negociatave me BE në qershor të këtij viti, si dhe dinamikën e bashkëpunimit rajonal në formate dy dhe shumëpalëshe.
Në takimin e zhvilluar me Kryetarin e Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë në Kongresin Amerikan Eliot Engel u nënvizua rëndësia e mbështetjes së SHBA-ve për hapat e ndërmarra nga Shqipëria në drejtim të reformave, si dhe kontributin e vendit tonë në bashkëpunimin rajonal.
Nga ana e tij, kongresmeni Engel shprehu mbështetjen e SHBA-ve në kuadër të partneritetit strategjik dhe rakordimit të politikave për çështjet e sigurisë në arenën ndërkombëtare. Në takimin me Senatorin amerikan Gary Peters, bashkëkryetar i Kaukusit Shqiptar, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, shprehu falënderimet për mbështetjen dhe kontributin që kjo platformë ka dhënë në mbështetje të Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Ministri në Detyrë Cakaj zhvilloi një bisedë të zgjeruar me Senatorin Peters për sa i përket sfidave aktuale dhe të ardhshme të Shqipërisë ku, kryesisht, u ndal në reformat e brendshme, zhvillimet e fundit në rajon dhe pritshmëritë në kuadër të proceseve integruese të Shqipërisë në BE.
Takimin e fundit Ministri në Detyrë Cakaj e zhvilloi me Zëvendëspresidentin për Evropën e Këshillit Atlantik, Damion Wilson, me të cilin u shkëmbyen mendime për situatën aktuale në BE, sfidat dhe pritshmëritë e Shqipërisë për hapjen e negociatave në qershor, raportet mes vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe rolin e Shqipërisë në këtë kuadër. Gjithashtu, Ministri në Detyrë Cakaj dhe z. Wilson diskutuan mbi kontributet e Shqipërisë në kuadër të NATO-s dhe për mundësinë e organizimit këtë vit të aktiviteteve të përbashkëta, duke qenë se viti 2019 shënon edhe 10-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.?
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemad...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë Rama 1, Ylli Manjani k...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një takimi që...
Ka nisur seanca gjyqësore për tetë të akuzuarit për pesë ten...
Është shënuar viktima e katërt nga virusi AH1N1, brenda një ...
Prokuror amerikan dhe njëherësh ish-agjenti i FBI, Gjon Junc...
Pedagogia e Fakultetit të Shkencave Sociale, Majlinda Keta k...
Mjekët dhe personeli shëndetësor në vendin tonë janë më pak ...
Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit ditën ...
Një 14-vjeçar ka ndërruar jetë para se të mbërrinte në spita...
Prokurorët dhe gjyqtarët kanë një pasuri përrallore. A thu...
Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Këshillin e Sigurimit të...
Një karburant në qendër të Novoselës ka rënë pre e grabitjes...
Gazetarja Klodiana Lala, ka bërë një deklaratë tronditëse mb...
Kongresmeni më jetëgjatë në historinë amerikane, John Dingel...
Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka reaguar pas dekla...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin ...
Qëndresa Qytetare akuzon Bashkinë e Tiranës se nuk ka përmbu...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Shefi i diplomacisë së Serbisë, Ivica Daçiç tha se vendimi i...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...