web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sezoni turistik/ Lleshaj mesazh policisë

8 Shkurt 2019, 11:48, Aktualitet CNA

Ministri i  Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Sandër Lleshajn kanë zhvilluar sot një takim me 12 prefektët.

Ky takim është mbajtur për të përcaktuar masat që do merren para fillimit të sezonit turistik veror.

Gjatë fjalës së tij, Lleshaj theksoi se forca e policisë duhet të jenë në gatishmëri gjatë gjithë sezonit turistik.

?Strukturat e Policisë së Shtetit duhet të mbështesin turistët, operatorët, bizneset, duhet të jenë të aktivizuar edhe në luftën e  krimit që shoqëron aktivitetet turistike.

Duhet të jenë në gatishmëri të plotë për të mbajtur nën kontroll situatën?-u shpreh ministri i Brendshëm.

Ai shtoi ndër të tjera se policët nuk duhet të mashtrohen e manipulohen gjatë kryerjes së detyrës.

?Nuk duhet të manipulohen e mashtrohen gjatë detyrës së tyre.?-tha Sandër Lleshaj./CNA.al





Lajmet e fundit nga