Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Në të gjitha shfaqet televizive të së enjtes show mbizotëroi mbi thelbin. Edi Rama marshoi drejt parlamentit duke mbajtur mbi kurriz jo vetëm peshën e rëndë të akuzave për vjedhjen e votave me ndihmën e trafikantëve të drogës po edhe me atë, se këto ?scoop-e?, tani po i zbulohen nga Zëri i Amerikës. Për t?a fashitur ai ishte i gatshëm të bënte gjithçka. Të luante karagjozin duke u fotografuar me llapën jashtë, të vinte në dukje thuthuqërinë e Palokës, të vetëviktimizohej me plagët që kundërshtarët politikë kanë shkaktuar në dekada mbi familjen e tij dhe se fundi, të hidhte bombën tymuese, plot aludime, se Sali Berishës i është refuzuar viza amerikane.
Me të dëgjuar këtë akuzë, Sali Berisha reagoi me po të njëjtën mënyrë. Në vend që të përgjigjej me një pohim apo mohim të thjeshtë (gjë që e bëri vetëm pasi mori konfirmimin se ambasada e rrugës së Elbasanit nuk e komentonte këtë fakt) ai u lëshua çmendurisht në vizatimin e portretit të pasardhësit të tij, si një njeri që i rrëmben gratë shokëve, që ka mohuar djalin e vet, që ka akuzuar të atin për incest.
Në fakt, të gjitha këto i ka përsëritur me qindra herë që prej vitit 2000 e këtej. Por ato i duheshin këtë të enjte vetëm për dominuar aludimet për një penalizim nga Uashingtoni.
Po ti shikoje, dje, me vëmendje, ata ngjanin me dy gladiadorë që ndonëse përlesheshin, donin të ndihmonin njëri tjetrin nga i njëjti hall, fshehja e së vërtetës. Rama kërkonte me çdo kusht që debati për vjedhjen e votave me anë të trafikanëtve të drogës të zinte sa më pak hapsirë. Berisha rekej të fliste për çdo gjë tjetër, qoftë edhe për shthurjen e familjes së Ramës, por jo të jepte një prononcim të prerë për çështjen e vizës.
Më e bukura, kulmi i kulmeve, ishte se në këtë skemë u përfshi edhe Gjushi, që ishte personazhi kryesor i kapur nga përgjimet. Asgjë nuk qe e rastësishme. PS, që prej kohësh nuk i nxjerr figurat e saj pa leje në TV, që i pengon ata të ballafaqohen për tema që i kanë në dizavantazh, i kishte dhënë leje kryebashkiakut të Durrësit. Natyrisht me një mision të qartë. Që Dako të luante rolin e budallait.
Dhe po aq i rëndomtë sa fjalori i tij që nuk i kalon 200 fjalët, po aq vulgar sa kollarja që kish lidhur pas qafës, po aq banal sa vetë e keqja, Vangjushi i realizoi të gjitha pritshmëritë. Ai relativizoi gjithçka duke e shitur si vlerë prezencën në tavolinat e kriminelëve, e quajti si detyrë elektorale shoqërinë me ta dhe pohoi se nuk kërkon t?u kontrollojë miqve çertifikatën e penalitetit.
Përballë kësaj idiotësie të veshur me tipare njerzore ishte i kotë çdo lloj debati moral.
Dhe duhet pranuar që në fund të ditës prezenca mbizotëroi mbi esencën. Pyetjet themelore: pse është arkivuar nga prokuroria dosja 339/1; pse kudo në përgjime dalin banditë që vjedhin vota; pse stafetën e denoncimeve e ka marrë Zëri i Amerikës; a ka probleme Berisha në Uashington; a janë ato të lidhura me qëndrimin e tij të ashpër kundër ndryshimit të kufinjve, u sfumuan krejtësisht nga spektakli i radhës.
Po të shikoje gjatë ditës së djeshme mediat online dhe gjatë mbrëmjes emisionet politike, bindeshe edhe më tepër për këtë. Aty mbizotëronte pesha e show-t. Aty rendesën kryesore e fitoi politika që pranon të marrë fytyrën e Gjushit, vetëm që të fshehë atë të vërtetën.
Prandaj me keqardhje duhet pranuar se si Rama, si Berisha, si Dako arritën edhe njëherë të na e hedhin.
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë Rama 1, Ylli Manjani k...
Top Channel ka transmetuar sot një kronikë të anshme (shiko ...
Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako ishte i prani...
Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot takim me Sekretaren e ...
Janë zbardhur të tjera detaje nga atentati ndodhur më 14 jan...
Pas takimit me pedagogët e Universitetit të Tiranës, ministr...
Të punosh në modë është gjithnjë një mënyrë e mirë për të më...
Pas ndarjes nga DJ-i Vin Veli, ajo u përfol sërish sot për j...
Ashtu si çdo të enjte, edhe mbrëmjen e djeshme, ekranet krye...
Një person është arrestuar nga policia e Lezhës, pasi akuzoh...
Eskorta e kryeministrit Edi Rama është përplasur ditën e sot...
Tre prokurorë të tjerë kanë aplikuar për tu bërë pjesë e Pro...
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka publikuar ...
Reforma në Drejtësi ka hyrë në një fazë tejet të rëndësishme...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi ka b...
Emri i bashkëshortit të Suada Sherifit tërhoqi vëmendjen e m...
Gjatë një takimi me shoqatat e biznesit dhe sipërmarrjes në ...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një takim me sip...
Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë...
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ndërsa ka prezantuar prog...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...