"Gjokset e saj janë si raketat amerikane"/Deputeti shqiptar tregon se me kë moderatore do kalonte një natë
Milaim Zeka, deputeti i Kuvendit të Kosovës, ka qenë i ftuar...
Ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku me 28 janar 2019 shkarkoi nga detyra Drejtorin i KESH, Agron Heto, dhe në vend të tij emëroi Benet Becin.
Hetoja drejtonte KESH-in, që nga viti 2013. Përgjatë këtyre viteve KESH, kompania shtetërore e prodhimit të energjisë elektrike, është përfolur për korrupsion dhe skandale.
Janë raportuar probleme dhe korrupsion në tendera, ndërkohë që mbi gjithçka është hedhur mjegull dhe përfundimi ka qenë, shkarkimi i Hetos.
Po, si mund të lihen në harresë, skandalet, abuzimet dhe gjithçka të përfundojë me një firmë shkarkimi?
Agron Hetoja duhet të përgjigjet një për një për skandalet dhe tenderat e dyshimtë që kanë ndodhur gjatë kohës që ai drejtonte KESH-in.
Tendera të dyshimtë, miliarda lekë që kanë qarkulluar, shfrytëzimi i pasurisë së shqiptarëve, shfrytëzimi dhe keqpërdorimi i taksave të shqiptare, rritja e çmimit të energjisë, janë disa nga denocimet për të cilat Hetoja duhet të japë llogari.
Nuk mund të shkojë një zëvendësues dhe të mbyllë dosjen e abuzimeve të Hetosw, përkundrazi, nevojitet një kontroll i plotë dhe hetim i detajur nga Prokuroria e Shtetit dhe jo nga KLSH, e cila atje ku i hedhin lekë dyshohet se i mbyll dosjet.
Skandalet dhe korrupsioni në KESH KESH, është lakuar për keqmenaxhimin e të ardhurave, nëpërmjet manipulimit të tenderave dhe depozitimit të energjisë, duke favorizuar dy kompani, shqiptaren GSA dhe atë serbe EFT.
Alarmi është dhënë gjatë vitit 2018, por për këtë denoncim apo dhe të tjera, nuk rezulton të jetë hapur ndonjë hetim për kompaninë.
Tre muaj më parë nga Sekretariati i Energjisë në Vjenë, u hodhën hije dyshimi të forta se tenderat shumëmilionëshe të korporatës shqiptare kanë qenë të trukuar për të favorizuar dy kompani private, një vendase dhe një serbe.
Për këtë denoncim, Autoriteti shqiptar i Konkurrencës ka heshtur, duke mos hetime, edhe pasi skandali u adresua nga Vjena.
Në vitin 2018, mediat raportonin se Drejtori i KESH-it, Arben Hetoja shiti lirë dhe e bleu shtrenjtë në bursë energjinë.
Sipas të dhënave, Korporata Elektroenergjetike shqiptare ka shitur më shumë se 400 mijë megavat/orë energji tek tregtarët privatë. KESH e shiti energjinë tek tregtarët me një çmim nga 33 deri në 34 euro për mega. Pjesa më e madhe e energjisë u ble nga dy kompani, shqiptarja GSA dhe serbja EFT.
Por për të njëjtin profil bazë në të njëjtën ditë në bursën e Hungarisë, energjia u shit me 49.9 euro për mega, ose rreth 15 euro më shtrenjtë.
Së fundmi Drejtori i Institutit Ndërkombëtar për Studimet Ballkanike në Slloveni, Zijad Beçiroviç, në një intervistë dhënë gazetës Albanian Daily News, duke iu referuar korrupsionit në Shqipëri, ai është ndalur tek aferat e dyshimta të KESH-it.
Sipas të njëjtit prapa këtyre aferave fshihen familjarë të kryeministrit Edi Rama. Një tjetër skandal që u raportua në media në vitin 2018, ishte fakti se Hetoja mbajti mbyllur portat e hidrocentraleve me qëllim që të rriteshin në mënyrë maksimale prurjet dhe të prodhohej sa më shumë energji. KESH ka vjedhur miliona euro gjatë vitit 2018.
Sipas një investigimi të gazetarit Neritan Gjergo, KESH ka vjedhur miliona euro gjatë vitit 2018 përmes njerëzve të afërt me kryeministrin. I njëjti ka ngritur dyshime se kompania shqiptare GSA dhe ajo serbe EFT, janë të mbrojtura nga qeveria, për këtë arsye konkurrenca nuk hap hetimin.
Autoriteti i Konkurrencës edhe pse ka marrë kërkesë nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë që në muajin tetor për të investiguar tenderët e KESH, nuk ka bërë asnjë lëvizje.
Dyshimet se mosveprimet e Autoritetit të Konkurrencës, thuhet se vijnë për shkak, pasi biznesi i energjisë është kapur nga njerëz të afërt të kryeministrit Edi Rama. Kompania shqiptare GSA menaxhohet nga dy administratorë, të cilët gjenden në listën e më të pasurve në vend, Agron Shapllo dhe Serafin Orgocka.
Sipas investigimit, biznesmenët në fjalë të privilegjuar nga Qeveria, kanë blerë në një ditë të muajit mars 2018 tek KESH energji me çmim 33- 34 euro për mega, ndërsa në të njëjtën ditë në bursën e Hungarisë, energjia shitej me 49.9 euro për mega, ose rreth 15 euro më shtrenjtë.
Nëse KESH do ta kishte shitur energjinë me të njëjtin çmim si në bursën hungareze, ajo do të arkëtonte të paktën 4 milionë euro më shumë, përfshirë edhe tarifën e kapaciteteve që paguhet në eksport.
I njëjti skenar duket se është ndjekur edhe nga kompania serbe. Duke pasur lidhje miqësore me familjen e kryeministrit, ajo ka lidhur kontrata ekskluzive për dy vitet që lamë pas me KESH.
Ndërkaq, mësohet se KESH u ka mundësuar serbëve të EFT të rregullojnë dhe të përshtatin ofertat para dorëzimit dhe të sigurojnë sasitë e disponueshme. Në fakt oferta të tilla do të pranoheshin në tender, por kjo nuk është marrë parasyh në këtë rast. Skandalet, abuzimet, tenderat e dyshimtë, duket qartë se e kanë shoqëruar Agron Heton gjatë detyrës së Drejtorit të KESH. Mirëpo me këto skandale, përveç mediave, nuk është marrë ndonjë organ hetimor, të paktën deri më tani./CNA.al
Shkarkohet drejtori i KESH/ Ja kush e zëvëndëson
Milaim Zeka, deputeti i Kuvendit të Kosovës, ka qenë i ftuar...
Pasi kanë falsifikuar letrat e një prone në Laprak janë ndal...
Një vjedhje ka ndodhur sot në Mallakastër, ku dy persona kan...
Sipas një raporti të Kombet e Bashkuara (OKB), rreth 10 mili...
Policia ka arrestuar sot një 26-vjeçar me inicialet, banues ...
Spektakli “Ciao Darwin” në Canale 5, njihet si emisioni më i...
Një 27-vjeçar, i cili akuzohet si shkaktar i aksidentit të n...
Një 29-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritet...
Palestinezët iu kanë krijuar sërish shqetësime izraelitëve. ...
Tre ditë pas një përpjekje të dështuar për kryengritje, Lide...
Një 23-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Lezhës,...
Presidenti Ilir Meta është pritur në një takim nga President...
Pas afro tri javësh janë zgjedhjet evropiane. Interesimi i G...
143 vetë në bordin e avionit amerikan të pasagjerëve shpëtua...
Një shtetas shqiptar nga Kosova është vënë në pranga nga aut...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Çmimet e pasurive të paluajtshme në bregdet janë rritur këtë...
Paraditja paraqitet në kushtet e motit të vranët në të gjith...
Dashuria: Sot hëna do të shkëlqejë në shenjën tuaj, duke ju ...
Mbrëmjen e sotme në disa media pranë Bashës qarkulloi lajmi ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...