Ekonomia e përditshme/ Çfarë ndikimi kanë çmimet e karburantit sot?
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk e përjashtoi të enjten mundësinë e ndryshimeve në skenën politike, për shkak të mospajtimeve brenda koalicionit qeverisës rreth tarifave ndaj mallrave serbe dhe procesit të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Udhëheqësit e institucioneve u takuan të enjten me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett për të diskutuar situatën ne vend. Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar anulimin e tarifave për t?i hapur rrugë procesit të bisedimeve me Serbinë dhe kanë paralajmëruar pasoja nëse kjo nuk ndodhë.
Kryeministri Haradinaj, tha pas takimit se tarifat ndaj mallrave serbe dhe bisedimet me Beogradin janë dy tema që nuk duhet të ndërlidhen mes veti. Ai tha se mbështet plotësisht procesin e bisedimeve dhe arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë, por sipas tij është e padrejtë të kushtëzohet ky proces nga Serbia.
?Ajo që është me rëndësi është që vendosja e taksës pra është vendim sovran, i Kosovës, nuk është bërë kundër dialogut por është bërë që t?i kërkohet Serbisë një qasje të re në raport me Kosovën. Ju e dini cinizmin e ministrit të Jashtëm (Ivica) Daçiç si i shau edhe udhëheqësit ndërkombëtarë edhe neve kur dështuam në Interpol, ky është një vendim sovran i qeverisë së vendit, unë nuk e kuptoj pse i ndërlidhin këto tema kështu si janë ndërlidhur deri më tani. Serbia ka marr plot vendime të brendshme dhe asnjë nga ato për ne nuk ka qenë kusht që të mos shkojmë në tavolinë. Nëse zonja Mogherini dëshiron ta vazhdojë dialogun le ta vazhdojë?, tha kryeministri Haradinaj.
Dallimet për tarifat kanë bërë që ditëve të fundit koalicioni qeverisës në Kosovë dhe marrëdhëniet ndërmjet tre udhëheqësve më të lartë të vendit të duken më të lëkundura se kurrë, ndonëse një natë më parë pas një takimi, udhëheqësit e koalicionit qeverisës thanë se koalicioni është funksional dhe i qëndrueshëm.
Megjithatë, kryeministri Haradinaj tha sot se në ditët e javët në vazhdim të gjitha janë të mundshme.
?Ne jemi në proceset, po them ashtu reale politike, të gjitha janë të mundshme në këto ditë dhe javë që vijnë. Dëshira ime është që së pari këtë të shtunë të kryejmë disa detyra që janë me interes për vendin pra buxhetin, që mos t?i lëmë arsimtarët dhe të tjerët pa paga se dimë çka do të thotë ajo, nëse mospajtimet politike vazhdojnë mund të rezultojnë edhe me të arritura tjera, çfarëdo qofshin ato?, tha ai.
Kryeministri Haradinaj u gjet nën kritikat edhe të partnerëve të koalicionit për veprime kundër kërkesave dhe interesave amerikane në Kosovë. Por, ai sërish të enjten hodhi poshtë kritikat e tilla, pas takimit me ambasadorin Kosnett.
?Unë kam shumë respekt për ambasadorin amerikan edhe për Amerikën. Amerika për mua është familja ime edhe kur nuk ndajmë mendimin e njëjtë e përjetoj si familje?, tha kryeministri Haradinaj.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha ndërkaq se takimet e tilla ndodhin shpesh dhe janë garanci e përkushtimit për një bashkërendim edhe më të mirë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
?Mendoj se ishte një takim që i ka kontribuar qartësisë së agjendës dhe natyrisht fuqizimit të bashkëpunimit edhe më të fuqishëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kosova ka qenë, është dhe do të mbetet mik i përjetshëm i SHBA-ve dhe nuk ka individë apo agjendë ditore që do ta sfidoj këtë partneritet të shtetit të Kosovës, të vullnetit të qytetarëve as sot as në të ardhmen pra me SHBA-të?, tha ai.
Tarifat ndaj mallrave serbe, të vendosura me 21 nëntor të vitit që lamë pas, ka nxitur edhe reagimin e Bashkimit Evropian ndërkaq Beogradi kushtëzon vazhdimin e bisedimeve me heqjen e tarifave duke bërë që procesi të vazhdojë të mbetet i pezulluar.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, publikoi të enjten një letër dërguar presidentit amerikan, Donald Trump, në të cilën, rithekson gatishmërinë për vazhdimin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën “kur Kosova të heqë taksën” që u ka vënë prodhimeve nga Serbia.
“Taksa e Prishtinës është ngarkesë dhe pengesë e pakapërcyeshme për rifillimin e bisedimeve, sepse jo vetëm që i shkakton dëm ekonomisë serbe, por rrezikon edhe jetën e serbëve në Kosovë”, thuhet në letrën e presidentit serb.
Tash për tash nuk ka ndonjë shenjë se kur mund të vazhdojnë bisedimet për shkak të tensioneve ndërmjet të dyja palëve, por edhe zhvillimeve të brendshme në Kosovë e në Serbi, që mund t’i çojnë të dyja vendet në procese zgjedhore./VOA
Ditën e sotme gjatë seancës plenare kryeministri Edi Rama i ...
Dy prokurorë të tjerë kanë aplikuar për tu bërë pjesë E Prok...
Përplasja e sotme mes kryeministrit Edi Rama dhe ish kryemin...
Ujori njihet si një shenjë inteligjente, racionale dhe e pav...
Nëse je turiste në Romë ke mundësinë të marrësh një “të dash...
Anëtari i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit Lulzim Hamit...
Arsyeja e parë pse nuk duhet të hyni në shtëpi me këpucë ësh...
BinjakëtGruaja e shenjës së Binjakëve në takimin e parë mund...
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në një intervistë të dhënë...
Kur mendon për dikë, dërgon në univers valë me një frekuencë...
Aktorja Ema Andrea ka reaguar me tone të ashpra ndaj klasës ...
Këshilltarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë brakti...
Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë Jorida Tabaku ka thën...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u tha shqiptarë...
Interneti nuk është jetë.Asnjë prej fëmijëve të sëmurë nuk t...
Kreu i Grupit Parlamentar i LSI-së në një postim në rrjetet ...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije...
Gazetari Emirjon Senja në një postim në rrjetet sociale ka z...
Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka folur rr...
Kodra në hyrje të qytetit të Pogradecit te lumi i “Terani”, ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...