Braho “shuplakë” politikës: Më vjen mirë që SPAK është i papëlqyer nga të dyja kahet
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
Grupet e njerëzve që nuk kanë shpenzime janë më besnike, ato të lëndojnë më pak, dhe të lënduarit, duke qenë se janë të varfër dhe të shpërndarë, nuk mund të të bëjnë keq. Prandaj, dëmi që i duhet bërë një njeriu duhet të jetë i atillë që të mos sjellë hakmarje. Ndërsa të mirat të jepen pak e nga pak që shija e tyre të zgjasë më shumë. Nëse je i mençur, nuk duhet t?i frikësohesh reputacionit i të qenit i keq. Nuk kemi parë të bëhen gjëra të mëdha, me përjashtim prej atyre që e kanë konsideruar veten të këqinj. Për këtë arsye mos ngurro nga të paturit një reputacion i të qenit i keq sepse kjo të sjell një qortim pa urrejtje. Nëse nuk ia arrin dot të të duan dhe të të kenë frikë, atëherë është më mirë që të të kenë frikë.
Këto ishin këshillat që Niccolo Machiavelli, diplomati finok fiorentin i dha Lorenzo de?Medici, guvernatorit të Firences, me shpresën se do fitonte favoret e tij, dhe përmes librit Princi, ai vetë do kthehej në politikë, e do shijonte privilegjet e saj. Ky servilizëm i tij, solli pasoja të tmerrshme për epokat në vazhdim, pasi prodhoi drejtues makiavelistë, pra shtetarë të paskrupullt, të cilët përdorën të gjitha mjetet për të justifikuar qëllimin, zhveshën politikën nga morali, shtypën popujt në emër të idealeve të mëdha, dhe mashtruan qytetarët mbi parimin se është e këshillueshme dhe e pranueshme që në politikë premtimet nuk duhen mbajtur. Fatkeqësisht, këshillat e Machiavelli-t janë vargjet më të dashura në zemrat e politikanëve shqiptarë dhe shërbejnë si Bibla e zaptimit dhe ruajtjes së pushtetit të tyre.
Përmes këtij manuali 500 vjeçar, pushtetarët tanë janë bërë ekspertë të uzurpimit të pushtetit, mashtrimit ndaj shqiptarëve dhe drejtues të pamëshirshëm ndaj popullit që drejtojnë, të cilët të zhveshur nga morali kanë mbledhur rreth vetes njerëz me biografi të errëta kriminale, oligarkë e vjedhës, ushtarë të verbër e servilë, vetëm e vetëm për ta ruajtur sa më gjatë ofiqin që kanë, aq të vyer porsi një thesar.
?Nuk do ju tradhëtojmë kurrë! Ne do shkruajmë historinë! Këtë vit hapim negociatat me BE-në! Nuk do falim e shesim as edhe një pëllëmbë tokë të këtij vendi! Kemi rritjen ekonomike më të lartë në rajon! Shqiptarët sot janë më të lumtur e begatë si asnjëherë më parë! Kemi rritje të numrit të punësimeve! Po kryejmë reforma për t?u patur zili nga e gjithë bota!? shprehen ata, ndër të tjera, pa pushim në media, rrjete sociale, konferenca për shtyp, në mitingje, në fletushka, programe, e fushata elektorale, dhe vetë Machiavelli i duartroket këta dishepuj të tij besnikë, teksa i dëgjon nga përtejvarri, në pritje për t?i komplimentuar personalisht kur edhe ata të shkojnë në vendbanimin e tij të terrtë.
Me këshillat e tij në vesh, shtetarët tanë flasin për varfërinë pa e provuar kurrë atë, janë njerëzit më të pasur të Evropës teksa drejtojnë vendin më të varfër të kontinentit, shprehen për arsimin duke qenë vetë të pashkolluar, promovojnë drejtësinë dhe shtetin e së drejtës duke qenë të paprekshëm, promovojnë shëndetësinë teksa janë vetë shkaktarë sëmundjesh duke shkaktuar stresin e papunësisë, frikën e humbjes së vendit të punës, duke lejuar importimin e produkteve të rrezikshme medicinale dhe ushqimore, ngrenë zërin për integrimin e shkelmojnë rininë që të largohet, dhe flasim plot bindje për një të ardhme të lavdishme ndërkohë që e vrasin edhe më shumë dita-ditës shpresën e shqiptarëve.
Flasin papushim për sisteme qeverisje, ristrukturime organizative, reforma dhe risi ekzekutive, por e vërteta është se Shqipërisë i duhen njerëz të mirë. Ky do ishte fillimi i mbarë dhe i duhur për të adhmen e vendit. Shtetarë të mirë, të moralshëm, të përgjegjshëm, e plot integritet, të cilët mbajnë pranë vetes ajkën dhe jo bajgën e kombit, e duan dhe jo e shfrytëzojnë Shqipërinë, janë vizionarë dhe jo miopë interesash e përfitimesh, që punojnë për brezat e ardhshëm dhe jo për zgjedhjet e ardhshme.
Dhe a i mungojnë vendit njerëz të tillë? Padyshim që jo. Ata janë ndër të gjithë ne, të privuar, të shkelur, brenda dyerve të mbyllura të burgut makiavelist.
Nëse ndonjë prej shtetarëve tanë të sotëm ndien ndonjë pickim ndërgjegje për shkak të varfërisë dhe depresionit ekonomik e social në të cilin gjendet vendi, le ta nisë ndryshimin e ta shpagojë veten me një akt shumë të vogël, le të kopjojë perandorin e shquar romak Marcus Aurelius, i cili, i dashur nga njerëzit e i adhuruar prej tyre porsi perëndi, caktoi një prej skllevërve të tij, që, teksa ai ecte në rrugët e Romës nën brohoritjet dhe përuljen e romakëve, t?i pëshpëriste në vesh perandorit në çdo hap, ?Je vetëm njeri. Je vetëm njeri.? Ndaj edhe ju caktoni një prej skllevërve tuaj që ju rrethojnë ngado, t?ju pëshpërisë në vesh sa herë merrni vendime në emër të shqiptarëve, ?Je i korruptuar. Je i korruptuar.?
Bëjeni këtë dhe ndoshta, në pritje të ndonjë mrekullie, ju mund të bëheni njerëz më të mirë, e si rrjedhojë shtetarë më të mirë, dhe Shqipëria do mund të ndriçohet sërish nga një rreze e vogël drite.
Në të kundërt largohuni, dhe lëreni diellin të ndriçojë në zemrat e shqiptarëve dhe në hapat e së ardhmes.
Dekani i Fakultetit të Ekonomisë njëkohësisht anëtar i Senat...
Ish-ministri i Bujqësisë në qeverinë Rama 1, Edmond Panariti...
Ish-ministri i Jashtëm, diplomati Besnik Mustafaj ka folur s...
Ish ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, foli rreth të rejav...
Policia i merr dhe iu bën letrat për azil politik kundrejt p...
Parlamenti grek ka shtyrë për nesër në orën 14:30 votimin pë...
Deputeti demokrat Luçiano Boçi ka komentuar rolin e presiden...
Policia rrugore në Tiranë ka vijuar me monitorimet me kaera...
Shqiptari Astrit Lamaj, i cili prej pesë vitesh ishte shpall...
Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka komentuar dek...
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka paralajmëru...
Banorët e zonës së Astirit kanë dalë edhe mbrëmjen e sotme n...
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Librazhd-Elba...
Të ndryshosh mënyrën si visheshShpesh partneri mund të të bë...
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në takimin e saj me stru...
Lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe Shqipër...
Në kulturat e hershme nuk është se ka pasur preferenca në li...
Një ditë më parë kryeministri Edi Rama, pasi u dekretua nga ...
Ish-kryeministri Sali Berisha është tallur keq me kryeminist...
E bukur, me trup të formuar dhe tepër e kulturuar ,që nga ad...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...