“Jam i kërcënuar me jetë, si unë dhe familja ime”/ Flet ish i dënuari, akuza oficerit të policisë gjyqësore
Besmir Gjezari sot ka përfituar lirinë falë projektligjit ...
Besmir Gjezari sot ka përfituar lirinë falë projektligjit ...
Ministri, në detyrë, për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati zhvilloi sot një takim me homologun e tij italian, Enzo Milanezin.
Gjatë një konference për mediat, Bushati tha se kryeministri Edi Rama e ka marrë vendimin tashmë për ndryshimin e drejtimit të MEJP-së.
?Falënderoj Ramën dhe forcën politike që përfaqësoj. Falënderoj ekipin e shërbimit të jashtëm që nga mesit i shtatorit dhe në këto orë të fundit në krye të ministrisë së jashtme. Pozicioni i ministrit ka dimensionin kushtetues dhe politik. Rama e ka marrë vendimin për të ndryshuar drejtimin politik të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme.?-tha ministri./CNA.al
Fjala e plotë e ministrit Ditmir Bushati:
Mirëdita të gjithëve,
Ishte realisht kënaqësi për mua sot që të mirëprisja në Tiranë, Ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, kolegun dhe mikun Enzo Moavero, me të cilin kemi pasur një bashkëpunim, do të thoja të shkëlqyer, jo vetëm në planin ndërshtetëror, duke qenë se Shqipëria e konsideron Italinë si një vend partner strategjik, portën tonë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por edhe në planin njerëzor, duke filluar që me takimin që u zhvillua në qershor të vitit të kaluar nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian teksa Bashkimi Evropian po merrte në shqyrtim rastin e Shqipërisë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim, krizën në Mesdhe, ku Shqipëria bashkëpunoi me Italinë mike duke i dhënë mundësinë në parim një grupi refugjatësh për t?u strehuar në Shqipëri, duke qenë se po kalonin kohë të vështira në Mesdhe.
Ky bashkëpunim i yni është përforcuar brenda NATO-s dhe për më tepër, do të thoja, në suazën e OSBE-së.
Dua ta falënderoj në emër të Qeverisë Shqiptare, në emër të institucioneve dhe popullit shqiptar, mikun tim, ministrin e Jashtëm italian, Moavero, për gjithë mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë për të marrë kryesinë e OSBE-së, duke na dhënë në të njëjtën kohë mundësinë për të mësuar nga eksperienca e vyer italiane, duke qenë pjesë e Trojkës së OSBE-së, sepse për Shqipërinë do të jetë hera e parë, do të jetë një mundësi e shkëlqyer për të testuar kapacitetet tona diplomatike, politike, ndërvepruese jo vetëm me Italinë dhe Sllovakinë si pjesë e Trojkës, por edhe me vendet e tjera të cilat në shumë raste mund të kenë gjykime dhe opinione krejt të ndryshme nga vendi ynë.
Gjithashtu unë sot dua t?i shpreh mirënjohjen Ministrit Moavero, Italisë mike, për mbështetjen që i kanë dhënë Shqipërisë në mënyrë konsistente në procesin e integrimit evropian.
Dua të kujtoj edhe njëherë për qytetarët tanë që Italia ishte një nga vendet pararojë edhe në qershorin e vitit të kaluar, në mbështetje të një vendimi për nisjen e menjëhershme të bisedimeve për anëtarësim, sepse në fund të ditës është në interesin edhe të Bashkimit Evropian dhe jo thjesht Shqipërisë, nisja e këtij procesi një orë e më parë.
Dhe gjithashtu sot mora edhe mbështetje dhe u sigurova që Italia do të vijojë të mbështesë nismën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim brenda vitit 2019.
Për ne, pavarësisht vështirësive që kalon Bashkimi Evropian dhe procesi i Integrimit Evropian, Evropa është një ideal, Evropa është destinacion dhe Evropa është nevoja jonë për t?u reformuar së brendshmi dhe për të zhvilluar më tej ekonominë shqiptare dhe për të projektuar më shumë stabilitet demokratik në rajon dhe Mesdhe.
Gjithashtu me Italinë ne kemi një bashkëpunim të shkëlqyer edhe në kuadër të Nismës Qendrore Evropiane dhe do të vijojmë që të sinkronizojmë përpjekjet tona dhe iniciativat tona për të projektuar më shumë stabilitet demokratik, më shumë prosperitet në Ballkan dhe në Mesdhe.
Është kënaqësi dhe nuk mund ta fsheh aspak faktin që Ministri Moavero nuk i bëri bisht traditës tanimë të vendosur nga shteti fqinj, miku fqinj, Italia për ta filluar vizitën në vendet e Ballkanit Perëndimor nga Tirana.
Mund ta konsideroni lehtësisht Shqipërinë vendin tuaj, familjen apo shtetin tuaj të dytë në këtë drejtim dhe duke përfunduar, më lejoni i dashur Enzo që të falënderoj nga zemra edhe punën e dy ambasadorëve, Ambasadorit Italian në Shqipëri dhe Ambasadores tonë në Itali sepse teksa ne kemi hyrë në 2019, kemi bërë hapa tejet pozitive edhe për sa i përket lehtësimit të procedurave konsullore, shkurtimit të një sërë dokumentesh që duheshin deri në vitin që lamë pas që do të ndihmojnë natyrisht shtetasit shqiptarë, komunitetin shqiptar që jeton në Itali dhe shpresoj që ne nga ana tjetër të kemi mundësi që edhe atyre shtetasve që konsiderohen si në një territor italian në Shqipëri apo italianëve që jetojnë në Shqipëri, të vijojmë t?ju ofrojmë lehtësira për të investuar në Shqipëri.
Faleminderit edhe njëherë tjetër.
Pas arrestimit të Klement Balilit, ka shpërthye debati u arr...
Nga Lutfi DervishiA mund ta dimë arsyen se pse jeni dorëzuar...
Ambasada e SHBA-ve në Shqipëri ka reaguar ndaj arrestimit të...
Arrestimi i Klement Balilit ditën e sotme ka bërë jehonë ed...
Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka...
Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Ball...
Ish presidenti Bamir Topi i qenë prezent në studion e emisi...
Gjatë inagurimit të pikës doganore të Kosovës në Portin e Du...
Duke folur në lidhje me çështjen e Ministrisë së Jashtme, is...
Ish-presidenti, Bamir Topi ka komentuar situatën e krijuar m...
Gazetari, Artan Hoxha nga studio e Report Tv ku ka folur rre...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka treguar se nuk ka një ...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka treguar se ku ka qëndr...
Tanimë e kthyer në traditë, edhe sivjet festat e fundvitit e...
Ndërsa ka zbuluar detaje në lidhje me dorëzimin e Klement Ba...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka zbuluar të tjera detaj...
Avokati i Klement Balilit, Theodhori Sollaku ka treguar arsy...
I ashtuquajturi “baroni i drogës”, Klement Balili, më në fu...
Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur të tjera detaje në lidhje m...
Sot, Klement Balili, u është dorëzuar organeve të drejtësisë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...