Vendimi i Kushtetueses për sekuestrimin/ Braho: Ka nevojë për rregullim ligjor procedural
Kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho, gjatë raportimit të tij në ...
Kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho, gjatë raportimit të tij në ...
Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, gjatë mbledhjes së datës 11 janar 2019, ka diskutuar gjerësisht për programacionin e transmetuar nga OSHMA-të, si dhe respektimin e ligjit nr. 97/2013 ?Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë?, i ndryshuar, Kodin e Transmetimit dhe akteve të tjera nënligjore që janë në fuqi.
Nga vetë rëndësia që ka kjo çështje për publikun, por dhe për vetë OSHMA-të, në mbledhje ishin të ftuar dhe përfaqësues nga Këshilli i Ankesave, Drejtoria e Programeve dhe Drejtoria Juridike dhe e Licencave.
Gjatë vitit 2018, AMA ka kryer monitorime dhe vlerësime mbi përmbajtjet e monitoruara, një pjesë e të cilave janë bazuar në ankesat që kanë mbërritur në institucion nga qytetarët, organizata të ndryshme apo institucione.
Mbrojtja e fëmijëve në transmetimet audiovizive, reklamat dhe komunikimet tregtare, përmbajtjet mbi kujdesin shëndetësor dhe medikamentet, evitimi i gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit në çdo formë, barazia gjinore, respektimi i standardit të shkruar dhe të folur të shqipes etj., kanë qenë aspektet më të ndjeshme, për të cilat Autoriteti ka tërhequr vëmendjen e OSHMA-ve në rastet e mosrespektimit të kërkesave ligjore.
Nga bordi i AMA-s, fokusi, gjatë diskutimit në mbledhje, u përqëndrua tek hapësira e transmetimit që lidhet me reklamat dhe komunikimet tregtare, ku me gjithë përmirësimet e performancës nga subjektet audiovizive, ka ende raste të aplikimit të promocionit të fshehtë, duke përdorur teknika të joshjes të shikuesve në mënyrë të pandërgjegjshme dhe mjete për sugjestionimin e tyre, të cilat janë të ndaluara.
Si shembull tipik, gjatë mbledhjes, u përmendën në mënyrë të veçantë ato edicione të lajmeve ku përfshihen dhe ?kronika? informative, të cilat në fakt janë reklamë e fshehur. Në nenin 3, pika 7, të ligjit 97/2013, i ndryshuar, përcaktohet se komunikim i fshehtë audioviziv me natyrë tregtare është ?paraqitja me fjalë ose figurë e mallrave, shërbimeve, emërtimit, markës së prodhimit ose i veprimtarive të një prodhuesi mallrash ose ofruesi shërbimesh, në programe, kur një paraqitje e tillë, nga ofruesi i shërbimit të mediave, ka për qëllim të shërbejë si reklamë dhe mund të mashtrojë publikun mbi natyrën e tij.?
Përmbajtjet audiovizive me informacione dhe diskutime mbi kujdesin shëndetësor dhe prezantimin e produkteve farmaceutike, ishin një tjetër aspekt për të cilin bordi kërkoi vëmendje edhe më të madhe për të shmangur abuzimet nga operatorët.
AMA, në fillim të këtij viti, u tërheq sërish vëmendjen të gjitha subjekteve audiovizive për të mos transmetuar shërbime mjekësore, si komunikim me natyrë tregtare të fshehur, për spitale, institucione shëndetësore apo personel të caktuar që shërben në to, që në të vërtetë ndikon në sugjestionimin apo keqadresimin e ndjekësve të programeve audiovizive në përzgjedhjen që ata bëjnë për marrjen e shërbimeve të kësaj natyre dhe që janë me rëndësi të dorës së parë për shëndetin.
Kujtojmë se qëndrimi i disa mjekëve në programet audiovizive bie në kundërshtim edhe me ?Kodin e etikës dhe deontologjisë mjekësore?, ku ndalohet, për mjekun, ?të merret me reklama a publicitet të çfarëdo lloji, me përjashtim të rasteve kur këto kanë qëllim shkencor apo edukativ.
Në këtë rast, mjeku duhet të bëjë kujdes që publiciteti të jetë objektiv dhe në përshtatje me rregullat e deontologjisë mjekësore. Mjekut nuk i lejohet të bëjë asnjë publicitet në favor të aktivitetit të tij personal, apo të një institucioni të caktuar? (neni 60 pika3). Për rastet e prezantimit të produkteve farmaceutike, redaksitë audiovizive duhet të tregojnë kujdes maksimal për të reklamuar vetëm ato produkte farmaceutike që janë pjesë e listës së barnave që jepen pa recetën e mjekut, bazuar në listën e barnave OCT të Urdhrit të Farmacistëve.
Mbrojtja e fëmijëve gjatë transmetimeve audiovizive, u tha në mbledhjen e bordit, mbetet një prioritet për monitorimet dhe vlerësimet e AMA-s.
Me gjithë përmirësimin e situatës në këtë drejtim, ende janë të pranishme shkelje, kur në oraret që fëmijët janë para ekraneve shfaqen përmbajtje të dëmshme dhune, skena të forta erotike, të përdorimit të lëndëve narkotike etj., pa kurrfarë shenje paralajmëruese, apo masë tjetër mbrojtëse, siç parashikon legjislacioni.
Mbrojtja e fëmijëve, reklamat dhe komunikimet tregtare si dhe përmbajtjet e transmetuara mbi kujdesin shëndetësor dhe përdorimin e medikamenteve janë cilësuar nga bordi si aspekte me prioritet për vitin 2019 e në vijim, ndaj dhe do të monitorohen dhe vlerësohen intensivisht.
AMA u tërheq vëmendjen OSHMA-ve, private dhe publike, sidomos atyre kombëtare dhe atyre rajonale informative, që kanë dhe impakt më të madh te shikuesit, që të respektojnë kërkesat e legjislacionit. Në të kundërt, për rastet e evidentuara të shkeljeve dhe abuzimeve, tërheqjet e vëmendjes do të shoqërohen dhe me fillimin e procedurave administrative për sanksione, sipas ligjit dhe akteve nënligjore në fuqi./CNA.al
Gjykata e Tiranës ka shtyrë seaccën gjyqësore midis kreut të...
Autoritet Kombëtar i Ushqimit, në një njoftim për mediat ka ...
E sapoemëruara në krye të Ministrisë së Arsimit, Besa Shahin...
Ajo po festonte një nga netët më të mëdha të jetës së saj. F...
Ato dinë si të na bëjnë për vete me sjelljen, por edhe me pa...
Reperi i njohur amerikan Future ia paska vënë syrin këngëtar...
Shumë shpesh ndodh të akuzojmë personazhet shqiptarë që insp...
Në ndarjen e çmimeve më të rëndësishme në Britani “Brit Awar...
Jeta prej beqari nuk zgjati shumë për Harry Style.Pak kohë p...
Kryetari i Komisionit Këshillor të Reformës, Gent Ibrahimi, ...
Të gjithë ata që e njohin marrëdhënien mes Chrissy Teigen dh...
Në familjen mbretërore kohët e fundit kanë ndodhur disa inci...
Ja ku jemi përsëri, kanë kaluar vetëm 13 ditë nga viti i ri ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, në një postim ...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur shkarkimin ng...
Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar në lidhje me ngjarjet e ...
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka publikuar një video në rrj...
Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qat...
Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar nga policia në Bolzano t...
Një shqiptar është vrarë në një burg në Greqi. Albert Baku ë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...