web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama tallet me Metën/ “I ka vjedhur doktoresha e shkencave pasuordin”

11 Janar 2019, 09:13, Aktualitet CNA

Mosdekretimi i Gent Cakajt, si Ministër i Jashtëm, jo vetëm që ka ngërç institucional, por ka ndezur një ?luftë të ftohtë? mes Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama.

Që prej ditës së djeshme, dy titullarët po replikojnë në distancë nëpërmjet rrjeteve sociale.

E njëjta situatë duket se do të vijojë edhe sot. Ka qenë Presidenti Meta, që e ka hapur debatin për ditën e sotme.

I menjëhershëm ka qenë kundërpërgjigjja e Ramës, i cili ka shenjëstruar dhe ironizur kryteraren e LSI ?së, Monika Kryemadhi.

Sipas Ramës, dokoresha e shkencave, i ka vjedhur Metës, pasuordin e faqes zyrtare, ose është në fazën kur bën thirrje për të rrëmbyer armët.

?Mos i merrni seriozisht ju lutem, ose i ka vjedhur Doktoresha e Shkencave, pasuordin e faqes zyrtare ose pastaj është në atë fazën, ku i bën thirrje popullit për të marrë armët, ngaqë s? di si të dalë nga gropa që i hap vetes. I çova provat e mëkatit ngaj Gentit dhe vuan tani?, shkruan Rama në rrjete sociale.

Meta i përgjigjet “dhëmb për dhëmb” Ramës/ Nuk ka fuqi në botë që i bën shantazh presidentit





Lajmet e fundit nga