Gazetari: Politika shqiptare si mafja e viteve '80/SPAK te rrafshoje qeverine dhe opoziten
Gazetari Denis Dyrnjaja, ne nje reagim te tij ne rrjetet soc...
Më duhet ta them që në krye se nuk me shqetëson aspak fakti se jam bërë objekt përqeshjesh ironike në një spektakël midis kryeministrit dhe një humoristi në shërbim të qeverisë, pasi kjo vetëm më bën nder.
Madje vetë fakti që reagimi im iu ka djegur aq shumë sa ti kushtojnë aq vëmendje, më bën të bindem se fjalët e mija kanë goditur në shenjë, pavarësisht se, kur i kam thënë, nuk e kam menduar aspak se do marrin atë përmasë. Mesa duket, neveria që ky lloj spektakli provokon tek shumë njerëz, ka bërë që stomaku i tyre të mos mbajë më.
Pra, nuk e shoh si meritë personale faktin që komenti im i thjeshtë pati aq shumë bujë, por e shoh këtë si produkt të një mjedisi neveritës që ka prodhuar propaganda e një qeverie që nuk iu ofron qytetarëve asgjë përveç spektaklit dhe varfërisë.
Megjithatë, më duket lajm i keq që qeveria ka mbërritur në këtë pikë sa të tronditet edhe nga disa komente private në rrjete sociale, të shumëfishuara si pasojë e indinjatës kolektive që shoqëria jonë ka ndaj realitetit politik ku jetojmë. Kjo tregon se në ç?gjendje ka rënë ajo dhe ky nuk mund të jetë aspak një lajm i mirë për askënd.
Sa për plotësim të panoramës ironike të krijuar mes shkëlqimit të propagandës televizive dhe mjerimit ku ndodhet vendi, mund të themi se paralelisht me gallatën bajate të çiftit Ramamaqi, policia kish zënë dyert e universiteteve për të mos lejuar studentët të mblidhen atje, ndërsa instrumentet e qeverisë kanë ndezur altoparlantët për ta spostuar protestën e studentëve nga Kryeministria tek korpusi universitar.
Gjithsesi, disa sqarime të thjeshta mendoj se duhen dhënë.
Sipas teorisë së Kryekadriut të vendit, unë dhe të tjerë si unë paskemi shpifur ndaj tij dhe Mamaqit, duke sulmuar emisionin e mbrëmshëm. Në fakt, reagimi im, si dhe i shumë të tjerëve, janë thjesht komete dhe si të tilla nuk ka sesi të jenë shpifje, për sa kohë ofrojnë opinion, gjykim, apo qendrim personal dhe jo informim (të vërtetë apo të rremë).
Komenti im mund të jetë i drejtë ose i gabuar, i motivuar nga ndjenja të larta fisnike ose interesa të ulta personale, i shkruar mirë ose keq, por nuk mund të jetë kurrë shpifje, për sa kohë është thjesht shprehje e mendimit tim. Nëse zotëria, që pretendon të jetë oratori më i madh në vend dhe nxënësi i Faik Konicës në retorikë, nuk e bën kaq dallim, tregon se është më shumë personazh i përrallave të Zululandit, sesa nxënës i mjeshtrit të madh të fjalës që pretendon të ndjekë.
Mamaqi u shpreh i habitur se përse njerëzit nuk reagojnë kur Rama del në emisionet e debateve politike, por reaguan aq fort kur doli në emisionin e tij. Si pa dashje, ai e vendos emisionin e vet tek ato politike, në një lapsus mjaft domethënës që buron drejtpërdrejtë nga subkoshienti.
E pra njerëzit, si dhe vetë Ermali e kuptojnë se ai po bën politikë më shumë se humor dhe kjo është arsyeja përse neveria bëhet masive. Shto këtu edhe faktin që kjo gjellë iu shpërndahet masave për ditë festash dhe situata nuk ka më nevojë për koment.
Natyrisht, një drejtues emisioni është i interesuar për audiencën, siç u justifikua vetë Mamaqi, në shpjegimet që u mundua të japë për ftesën e bërë ndaj Kryeministrit. Por audienca, ashtu si dhe paraja, kërkon të fitohet brenda disa parimeve etike. Të fitosh audiencë duke i shërbyer qeverisë në momentet më kritike të saj, kur realiteti është kaq dramatik dhe indinjata shoqërore kaq e thellë, është thjesht dhe vetëm e turpshme.
Askush nuk i ka kërkuar Mamaqit të rregullojë këtë vend, ndonëse do të ishte në dinjitetin e tij të ushtronte detyrën morale të profesionit që ka marrë përsipër, duke pohuar të vërtetat e dhembshme që rëndojnë qytetarët. Dakort, po e tolerojmë faktin që nuk e bën këtë, por nuk ia ka askush fajin kur bën të kundërtën, duke i shërbyer qeverisë për të trukuar imazhin e për të zbutur indinjatën qytetare.
Dhe së fundi, meqë Mamaqi kish ardhur në studio me sapun me vete, dhe kish lënë edhe mjekër, duke pohuar, në ironi të postimit tim, se nuk do ta rruante për çfarë ne kemi thënë, në fakt vetë reagimi i tij tregon se aftershave-i i ka djegur shumë. Ndaj e vetmja gjë që më mbetet të them është: Mbaje me shkumë Ermal se e vërteta është krejt zbuluar!
Gazetari Denis Dyrnjaja, ne nje reagim te tij ne rrjetet soc...
Pedagogu, Eno Bozdo nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale...
Reagimi i ashpër i PD-së i artikuluar ditën e sotme, lidhur ...
Aksidenti i rëndë i ndodhur rreth orës 18:30 pranë fshatit V...
Pas shumë vitesh heshtjeje më së fundi një autoritet zyrtar ...
Nga aksidenti i rëndë i ndodhur, pak çaste më parë, në aksin...
Ish-kryeministri, Sali Berisha me anë të një postimi në rrje...
Një ditë përpara rinisjes së protestave, në ambientet e Qyte...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një takim me të rinj...
Zhvillues aplikacioneshTë krijosh një biznes duke përdorur t...
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu nga protesta e...
Një aksident i rëndë ka ndodhur, pak çaste më parë, në aksin...
Plakja e parakohshmeShkencëtarët kanë zbuluar se disa gjene ...
Nisja e një viti në rolin e kllounit nuk është mëkati i vetë...
Më 16-17 Qershor 1953, RDGJ e at’hershme Gjermania Lindore e...
Sindroma e tyre quhet “sindroma e burrit të irrituar”, kjo k...
Policia ka sekuestruar 4 kg heroinë në portin e Durrësit....
Pijet me gazNuk do shumë mend për t’u kuptuar pse fëmijët nu...
Në ditën e 64 të protestës së tyre banorët e Astirit nuk ka...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...