Dosja Meta/ Sot seanca në GJKKO, mbështetësit e ish-presidentit para gjykatës
Sot në GJKKO do të zhvillohet seanca ndaj ish-Presidentit ...
Sot në GJKKO do të zhvillohet seanca ndaj ish-Presidentit ...
Nga Arian Galdini
Ishte viti 2005 kur rastisa në një event ndërkombëtar, tek i njëjti Small Group me Rada Trajkoviçin.
Asokohe ajo ishte një prej udhëheqësve dhe zërave më radikalë të Serbëve të Kosovës
Kishte shumë amerikanë dhe europianë të rëndësishëm në atë takim.
Rada sillej kaq e kujdesshme sy tyre saqë gjithçka dija, kisha dëgjuar a lexuar prej saj a për të, më shëmbëllente me një fiksion, mit urban, propagandë safi.
Edhe më habitëse ishte për mua, paraqitja e Radës në Grupin tonë të Vogël ku po ndanim ide, vizione dhe bashkëbisedonim për sesi ne mund të ishim të gjithë bashkë shërbëtorë dhe ndërtues të një Ballkani të paqtë dhe europian.
Kur në Grupin tonë të Vogël që moderohej nga një Kongresmen Amerikan dhe NënKryetari i Partisë Konsetvatore Britanike, një politikan i lartë bullgar se vizioni i tij i paqes ishte që të mblidhte fonde për të ndërtuar një ndërtesë ku gjysma e saj të shërbente si Kishë Ortodokse dhe gjysma tjetër si xhami, teksa mua më vinte për të qeshur, pashë Radën të përlotur.
Aq shumë e pëlqeu dhe mbështeti këtë ide Rada, saqë të gjithë në grup u kujdesën që lotët e saj të interpretoheshin si vaditje për paqen e nesërme.
Mua nuk mu durua dhe si përherë me ngut e pasion vetëvrasës për të thënë të vërtetën, e quajta idenë e politikanit bullgar një idiotësi të pashoqe dhe lotët e Radës si pacipësi.
Ende nuk më shqiten nga mendja sytê e çakërryer plot inat e përçmim të të gjithë pjesëtarëve të Grupit tonë të Vogël.
Sidoqoftë Rada u kujdes të më jepte nr e saj të cel dhe kontaktet e tjera dhe më kërkoi të qëndrojmë në kontakt.
Kurrë nuk e kontaktova dhe as u takova më, e për një periudhë kohe as dëgjova më për të.
Derisa para pak ditëve e pashë në një TV duke kritikuar Aleksandër Vuçiçin e duke folur si njëra prej përfaqësuesve të Opozitës që janë në Protesta prej javësh në sheshet e rrugët e Beogradit.
Pashë aty edhe Vuk Jeremiçin.
E menjëherë mendova se ai bulevard Proteste ka dy skaje, ka skajin ku nis trotuari i ish shërbyesit me birra të Sheshelit të cilin ne sot e njohim si Presidenti Vuçiç dhe skajin tjetër ku janë të gjithë sheshelistët e tjerë që sot protestojnë kundër Vuçiçit.
Në mes është një popull dhe një shoqëri e marë peng nga ideologjia dhe propaganda trushplarëse Shesheliste.
Kur isha në New York një familje shqiptarësh nga Mali i Zi më tregonin një histori sesi Gjyshja e tyre shqiptare kur kishte mbërritur në Aeroportin JFK në fillim të viteve ’90, u fliste serbisht policëve amerikanë, e bindur se ata do ta kuptonin. Kur i biri i kishte tërhequr vëmendjen se Amerikanët nuk dinë serbisht ajo e befasuar dhe e skandalizuar i qe përgjigjur të birit se mjafton të flasësh serbisht dhe e gjithë bota do të të kuptojë.
Kaq e fortë ka qenë propaganda serbomadhe në ish-Jugosllavi, saqë edhe një loke patriote shqiptare e kishte besuar se serbishtja është gjuha e botës.
Tani imagjinoni atë bulevard me dy skaje dhe sheshin plot me sheshelistë që protestojnë këtë dimër në Beograd…
E ndërsa, Beogradin e kuptoj si qytetin me politik të Bulevardit të Sheshelit, ajo që nuk kuptoj janë ata politikanë shqiptarë që sillen si Lokja që e kishte besuar se serbishtja është gjuha e botës.
Fushata e disa politikanëve shqiptarë në Kosovë e Shqipëri për ti hyrë në Shtëpinë e Bardhë Donald Trumpit nga dera e proserbit John Bolton, e bën situatën gati gati skizofrenike.
Mund të jem gomar, e të flas për tradhëti.
Por mê mirë gomar që gaboj kur flas për tradhëtarët, sesa naiv si ajo Lokja që u flet serbisht policëve amerikanë.
Të bësh fushatë të kordinuar me Vuçiçin dhe Bulevardin sheshelist të Beogradit, e të përdorësh të njëjtët lobistë të tyre, për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë, mund ti vëmë gjithë emrat e botës por atdhetarizëm e shqiptarizëm nuk është.
Ish-kryeministri Sali Berrisha ka publikuar denoncimin e një...
Plani A!Me mburrje, zyrtarët në Tiranë (druaj dhe në Prishti...
Këtë fillim viti kemi një arsye më shumë të gëzuar. Shqiptar...
Janë ndërprerë kërkimet për peshkatarin e zhdukur më 31 dhje...
Janë zbuluar fotot dhe identitetet e dy shqiptarëve që u arr...
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj është shprehur ...
Pas mbarimit të festave të fundvitit emigrantët shqiptarë ka...
Krizat ekonomike janë të shpeshta. A do të ketë një krizë ed...
Në Gjermani është arrestuar një person i dyshuar për sulme t...
Gjashtë persona janë arrestuar nga policia e Kukësit, pasi n...
Institutit i Studimeve Politike (ISP) ka bërë një monitorim ...
Nga Ilir Levonja* Më bëri përshtypje një spot publicitar i k...
Mos zbuloni planet tuaja për të ardhmenNdarja e projekteve t...
Ushqimi i duhur: supërat janë të përsosura, sepse ju hidrato...
BoronicaBoronicat nuk janë vetëm një shijshme, janë gjithash...
Ju shqetëson pamja juaj fizike? Nëse jeni tërë kohën me komp...
Kryeministri Edi Rama do të jetë i ftuari i parë për vitin 2...
Dashuria për të cilën keni rrezikuar gjithçka, në të cilën k...
Shprehni ndjenjat dhe nevojat tuajaBashkëshorti nuk është ma...
Në Amberg të Bavarisë disa persona me origjinë të huaj kanë ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...