PD bojkoton sërish seancën
Partia Demokratike ka bojkotuar edhe seancën e sotme në Pa...
Partia Demokratike ka bojkotuar edhe seancën e sotme në Pa...
Nga Andi BUSHATI
Java që po mbyllet u shenjua nga etiketimi i Edi Ramës si një lider kleptokrat. Një studente në Vlorë i përmendi, sy më sy, jetën luksoze që bëjnë prej kohësh ai dhe ministrat e tij. Kolegu i saj, nuk nguroi aspak të ngrinte pikpyetjen se si e ka ndërtuar vilën e Surrelit, një njeri që është paguar gjithnjë nga borderotë e shtetit. Ndërsa ajo vajza e arkitekturës, shkoi edhe më tej, duke i quajtur veprimet dhe aktet e kryeministrit të të pasurve si ?zhvatje me vetëdije?.
Fakti se këto etiketime nuk vinin as makineria opozitare e baltës dhe as nga mediat e kazanit, por nga përfaqësues të zemëruar të protestave studentore, që ka si hymn të saj zhvatjen e xhepave të të varfërve nga qeveria e lluksit (lexo poshtë manifestin e studentëve) tregon shumë.
Kërkesat sociale dhe politike/ Manifesti antiqeveritar i studenteve ( në vargje)
Ai dëshmon se etiketimi i kësaj qeverie si një bandë grabitësish profesionistë e ka kaluar ku e ku cakun e një qerthulli të ngushtë në Tiranë.
Por, këtu interesante nuk është vënia në dukje e kësaj të vërtete të pranuar gjerësisht.
Në këtë rast, kurioze është të shihet si veproi Rama ndaj këtyre akuzave që po përhapen me këmbënguljen e një njolle vaji.
Ish kryebashkiaku i dikurshëm, që hidhte me mijra firma për leje ndërtimi në Tiranë, megjithëatë e ngrinte zërin në kupë të qiellit për të thënë se s? kishte bir nëne dhe zog kurve të kërkonte paratë e veta në xhepat e tij.
Kryeministi i sotëm ka humbur dhe forcën për të mbrojtur gënjeshtrën.
Dhe këtë e dëshmon një fakt i thjeshtë. Pikërisht ajo që ndodhi me bandën e rilindjes, në parlament, në fund të kësaj jave plot akuza.
Mirë që pa pkë turpi në këtë kohë skandalesh me tendera pa garë, letrash të fallcifikuara dhe milionash që fluturojnë, qeveria nuk ka dot përgjigje, por ajo vazhdon të zhytet edhe më thellë. Fiks në këto ditë ajo vendosi të rivotojë një ligj që i fal njerëzve më të pasur të këtij vendi gjysmën e tatimit mbi dividentin.
Pra, me një fjalë, nëse sipas një përllogaritjeje të Reporter.al fitimi i pashpërndarë i korporatave shqiptare shkon diku tek 600 milonë euro, atyre i dhurohen përpara vitit të ri reth 50 milion me një dorë.
Në fakt tkurrja tatimit mbi dividentin, që në Shqipëri po shkon nga 15% në 8%, është një nga ato debate që zhvillohet në të gjitha ekonomitë kapitaliste.
Të majtët kudo e quajnë një skandal, një favor që i bëhet shtresave më të privilegjuara, një hap më shumë drejt krijimit të një shoqërie më të padrejtë dhe me hendek më të thellë pabarazie.
Në të kundërt, liberalët e djathtë e shohin si një nga ato oportunitete që i jepet të pasurve, për të krijuar më shumë punësim dhe mirqënie përmes parave të reja që ata injektojnë në ekonomi.
Mirëpo, këtu tek ne, Edi Rama dëshmoi edhe njëherë se ai di të sillet përtej së majtës dhe të djathtës. Se është ti bësh një nder të madh, po t?a ngërthesh në debatin parimor apo ideologjik, ndërkohë që është nisur direkt për të vjedhur.
Ruga që zgjodhi e vërteton këtë.
Sepse ai nuk hartoi vetëm një ligj që i fal miliona të pasurve, kur justifikohet anekënd Shqipërisë se drejton një shtet të varfër që nuk bën dot më shumë për studentët.
Sepse ai nuk hartoi vetëm një ligj që ka edhe efekt prapaveprues, pra që i dhuron më të kamurve edhe taksat e viteve të shkuara.
Por, mënyra se si u soll në shkelje të çdo rregulloreje dhe ligji me dekretin presidencial që e ktheu mbrapsh ?dhuratën për të pasurit?, e vizaton atë si një grabitës pa maskë.
Nëse do të ishte nisur qoftë edhe nga një grimcë ideje të ndershme, shumica socialiste, nuk do të kishte thyer rekordin e rrëzimit brenda një dite të një akti të kreut të shtetit. Ajo nuk do ta kishte bërë këtë në fshehtësi me mendësine e hajdutëve të lagjes, që ndajnë në errësirë paratë. Ajo nuk do ta kishte futur jashtë çdo procedure në kuvend, sikur kishte hall se mos zhgënjente oligarkët të cilëve u?a kishte premtuar dhuratën para krishtlindjeve.
Por, Rama i bëri këto pa e çarë kokën, ashtu si grabitësit e identifikuar të një banke që nuk kanë më nevojë ti mbajnë për maskim kapuçët e zinj.
Ai tashmëe di se gjithë shqiptarët e kanë kuptuar atë që i parplasën në sy studentët. Ai tashmë e ndjen se nuk është më nevoja të betohet se s?mban në xhepa paratë e tjetërkujt.
Tani maska ka rënë. Afishja e propagandës është grisur. Tani kemi hyrë në një fazë të re, kur qeverisja nuk do më, as të jetë e besueshme dhe as simpatike për popullin.
Ajo nuk ka më nevojë për propagandë, por thjeshtë për mjete me anë të të cilave të sundojë. Dhe kjo është aleanca me oligarkët dhe botën e parasë, që po zëvendzson fazën e përfunduar të ?bashkëqeverisjes me qytetarët?.
Rama ka hyrë në këtë rrugë pa kthim. Pikërisht për këtë ai e kaloi në mënyrë aq arrogante dhe brutale ligjin që i fal miliona më të kamurve.
Ai po bëhet edhe më i rrezikshëm, sepse tani nuk ka më nevojë as të na gënjejë, por vetëm të na nënshtrojë me ndihmën e një grushti të pasurish.
Gazetari Mentor Kikia, nëpërmjet një postimi në faqen e tij ...
Partia Demokratike me anë të zhëdhënëses Ina Zhupa, ka denon...
Gratë kërkojnë gjatë gjithë kohës dashurinë e jetës së tyre ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, nëpërmjet n...
Nga samiti që është zhvilluar në Serbi, Kryeministri i Greqi...
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka pritur sot në zyrën ...
Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke, pasi ...
Nga Kastriot Dervishi1989/Vizita e gazetarit të RAI-it në Ti...
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, g...
Pas disa muajsh mungesë, Lulzim Basha përdori kauzën e stude...
Pas disa muajsh mungesë, dy ditë më parë opozita u rikthye n...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemad...
Në rast se e kishit harruar po ju rikujtojmë se para se Kim ...
Marihuana është një nga lëndët narkotike më të dëgjuara e të...
Princi Harry nuk është aspak i lumtur! Burime për “Cosmopoli...
Duket se Cardi B po e lejon Offset të rithehet sërish në jet...
Ushqimet ngushëlluese na sjellin përsëri në fëmijëri dhe na ...
Një 33-vjeçare ka plot 28 vite që nuk i ka prerë flokët. Ajo...
Fustanet pulovër janë një veshje e rëndësishme e gardërobës ...
Ndjeheni të fryrë? Na ndodh të gjithëve, mos u shqetësoni… ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...