web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dita e 11-të e protestës/ Studentët pranojnë edhe banorët e “Astirit”

15 Dhjetor 2018, 10:11, Aktualitet CNA

Studentët kanë hyrë sot në ditën e 11-të të protestës, ndërkohë kanë pranuar që aksionit të tyre t?i bashkohen edhe banorët e ?Astirit? .

Ndërkohë që më parë studentët kishin refuzuar që banorët e ?Astirit? ti bashkoheshin protestës së tyre, për shkak të mbështetjes që këta të fundit kishin marrë nga Partia Demokratike, sot kanë pranuar që të bashkohen.

Në ditën e 11-të të protestës së tyre studentët po i bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve të bashkohen me ta.

Jo me kauza të përbashkët, por kundër qeverisë protestuesit janë duke kërkuar atë çfarë ata pretendojnë prej ditësh.

Studentët kërkojnë plotësimin e 9 pikave të tyre, ndërsa banorët mos prishjen e banesave.

Protesta është duke vijuar përpara kryeministrisë, shiu nuk i ka ndalur ata që edhe sot të dalin me pankarta dhe të kërkojnë në kor kerkesat e tyre./ CNA.al





Lajmet e fundit nga