Aksident i rëndë në aksin Kardhiq-Delvinë/ Humb jetën një person, plagosen tre të tjerë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në ditën e themelimit të PD-së ka falenderuar studentët dhe ka shprehur mbështetje ndaj protetstës së tyre.
Gjatë fjalës së tij, Basha shprehu mbështetje ndaj të rinjëve dhe tha se kjo është demokracia e vërtetë.
?Gjithë respekti sonte është për ta, kjo është liria, kjo është demokracia, kjo është beteja për të mbrojtur demokracinë. Ne jemi me ta, prandaj sot nuk është një ditë për të festuar.?- tha ai
Kreu i demokratëve u shpreh se shpreson që mediat të vazhdojnë të shfaqin dhjetorin e dytë.
?Shpresoj që ekrani të vazhdojë të shfaqë dhjetorin e dytë që shpirti rinor ka sjellë këto ditë në Tiranë, edhe në qytetet e tjera. Këtu në këtë shtëpi ndodhet një parti që mori jetë nga studentët e dhjetori, 28 vite më parë, vranë frikën, siç po e vrasin këta të rinj sot?-tha Basha.
Me tej ai theksoi se shqiptarët e thjeshtë janë braktisur, ndaj sipas Bashës e vetmja mënyrë shpëtimi është bashkimi.
?Shqiptarët e thjeshtë janë braktisur. Sfida vendimtare e PD-së është kthimi i besimit të njerëzve se politika do veprojë në interesin e tyre. Me këtë barrë të rëndë jemi mbledhur këtu. Bashkimi i qytetarëve ka bërë ndryshime të mëdha. Një ndryshim i tillë po lajmërohet këto ditë në Shqipëri. Kjo lëvizje është shumë më shumë sesa tarifat universitare, është shumë më shumë sesa kjo që shohin sot. Është armatosja me kurajo që të mos heshtin më kur qeveria i merr nëpër këmbë. Prej 8 ditësh shohim thirrjen e të rinjve. Lëvizja studentore është bekim për Shqipërinë?-deklaroi kreu i PD-së./CNA.al
Fjala e plotë:
Të nderuar qytetarë,
Të nderuar demokratë,
Të nderuar themelues dhe personalitete të shquara të historisë së PD dhe të Shqipërisë,
Zonja dhe zotërinj ambasadorë,
Të nderuar anëtarë të koalicionit të opozitës së bashkuar,
Mirë se keni ardhur në shtëpinë e Partisë Demokratike.
Sot është 11 dhjetori.
Partia Demokratike u themelua në valën e protestave të studentëve që sollën pluralizmin në Shqipëri. Kjo është një ditë e shënuar, për ne si demokratë, por edhe për të gjithë shqiptarët. Dita e themelimit të Partisë Demokratike i ka rrënjët e veta në protestat e studentëve dhe protestat gjithëpopullore.
Por këto orë nuk janë vetëm të kujtestës, këto minuta nuk janë vetëm të kujtestës. Tash, në këtë moment, ndërsa po flasim, janë orë të revoltës popullore, sepse studentët shqiptarë janë në rezistencë dhe sakrificë për liri dhe të drejtat, duke thirrur një dhjetor të dytë. Gjithë respekti sonte është për ta, nderimi është për ta.
Kjo është liria, kjo është demokracia, kjo është beteja që duhet luftuar çdo orë e çdo ditë, për ta mbrojtur demokracinë dhe për ta mbrojtur lirinë. Ne jemi me ta, Partia Demokratike është me ta, opozita është me ta, qytetarët janë me ta.
Jam i vetëdijshëm, se ndërsa ju drejtohem ju dhe përmes kamerave, gjithë shqiptarëve, shpresoj që një pjesë e ekranit të vazhdojë të shfaqë dhjetorin e dytë, që shpirti rinor ka sjellë në sheshet e qyteteve tona, këtu në Tiranë, para Ministrisë së Arsimit, më thonë tashmë edhe para kryeministrisë, dhe në rrugët e tjera të qyteteve, nga Elbasani, Durrësi, Shkodra, Vlora, Korça e kudo.
Pra, më lejoni fare shkurt, ta themi qartë, për të gjithë ata që kanë lindur këto 20 vitet e fundit, se këtu në këtë shtëpi ndodhet një parti që mori jetë nga e njëjta përpjekje dhe nga të njëjtët njerëz që u ngritën kundër diktaturës, nga studentët, studentët e dhjetorit, qytetarët e thjeshtë, intelektualët, që para 28 vitesh u bashkuan dhe vranë frikën, vranë frikën, siç po e vrasin sot frikën bijtë dhe bijat e shqiptarëve, 20 vjeçarët e dhjetorit 2018. E vranë për të kërkuar lirinë, demokracinë dhe një Shqipëri Evropiane dhe sot, përsëri, kërkojnë një Shqipëri si e gjithë Evropa, një Shqipëri të vlerave të Perëndimit, me arsim të cilësisë perëndimore dhe me një shtet që garanton të drejtat e tyre njësoj si në Perëndim.
Dua t?ju shpreh gjithësecilit mirënjohjen e thellë për dritën dhe shpresën që zgjuat në zemrën e një populli të vuajtur, 28 vite më parë. Veçantia e tyre, që me urtësi politike dhe me mençuri, në kushte shumë të vështira, u bënë themeluesit e forcës tonë, studentëve të Lëvizjes së Dhjetorit, intelektualëve që u bashkuan me ta, Azem Hajdarit të pavdekshëm, Sali Berishës, Gramoz Pashkos, të gjithë atyre që nuk janë sot këtu, por do të jenë përgjithmonë në mirënjohjen tonë.
Shqipëria e vitit 1990, Shqipëria e dhjetorit 2018 janë sigurisht larg njëra tjetrës, por kanë shumë të përbashkëta.
28 vjet më parë Shqipëria ishte në fundin e një sistemi të kalbëzuar, të dështuar që po mbyllej me ikjen e shqiptarëve nga sytë këmbët ku t?i çonte anija e verbër e fatit.
28 vite më vonë Shqipëria është përsëri në fundin e një politike të kalbëzuar dhe të një qeverisje që ka në themel interesat e një klike politike ? ekonomike ? kriminale në krye të pushtetit, ka korrupsionin në sistem, ka blerjen e votës, ka oligarkinë.
Ky është kalbëzimi që vështirëson dhe nxin jetën e shqiptarëve çdo ditë, iu vret shpresën dhe i ka shtyrë përsëri në arrati njësoj si 28 vite më parë.
Ortakëria e babëzitur midis pushtetarëve dhe klientëve të partisë ka shkatërruar të gjitha mundësitë për një ekonomi të lirë të tregut.
Ortakëria e babëzitur midis politikanëve në pushtet dhe midis segmenteve të kapura të medias, shoqërisë civile ka dobësuar deri në koma mekanizmat e mbikqyrjes dhe kontrollit ndaj qeverisë.
Etja për ta marrë dhe për të mbajtur me çdo kusht pushtetin si një bankë private e ka shtyrë këtë pushtet në kthetrat e krimit dhe ka sjellë kriminelët në majë të pushtetit.
Viktimat e kësaj politike janë shqiptarët e thjeshtë; janë sot të tradhtuar dhe të braktisur në varfërinë dhe në pamundësinë e tyre.
Prandaj sot sfida jonë më e madhe të dashur demokratë dhe demokrate, sfida vendimtare e Partisë Demokratike është kthimi i besimit te njerëzve se politika do të veprojë në interesin e tyre. Sepse ky është edhe kushti për kthimin e besimit te njerëzve tek e ardhmja.
Me këtë barrë të rëndë në shpatulla jemi mbledhur sot këtu e nuk duhet ta fshehim, të rinjtë ishin frymëzimi, ishin forca që sollën ndryshimin, pluralizmin dhe demokracinë.
Qytetarët e bashkuar kanë bërë ndryshime historike dhe një ndryshim i tillë po lajmërohet këto ditë në Shqipëri. Shpirti dhe krenaria e saj, të rinjtë janë përsëri në këmbë.
Kjo lëvizje është shumë më shumë sesa thjesht dhe vetëm për tarifat universitare. Është shumë më shumë sesa thjesht dhe vetëm për të drejtat e tyre elementare për arsimin e lartë.
Është shumë më shumë sesa kjo që shohin sot. Është armatosja me guxim dhe kurajo për çdo qytetar shqiptar, për prindërit e tyre, për vëllezërit dhe motrat e tyre që të mos heshtin kurrë më; kur qeveria i mashtron, i nëpërkëmb, iu merr bukën e fëmijëve nga tavolina, kur i vjedh, iu shemb shtëpitë dhe pastaj tallet me ta.
Prej 8 ditësh kemi dëgjuar thirrjen e shpirtit të të rinjve që shohin se si prindërit e tyre futen në borxhe për t?i arsimor, që shesin gjithçka për t?i krijuar mundësi fëmijëve që të shkojnë në universitet apo në shkollë. Kjo është ulërima e dhimbjes së dhjetëra, qindra, mijëra familjeve që e kanë të pamundur të sigurojnë shkollën e fëmijës.
Por kjo që po ndodh sot, është përgjigjja e bijve dhe bijave të tyre. Më të mirët mes nesh, rinia studentore e Shqipërisë dhe të rinjtë e gjimnazeve e shkollave shqiptare. Kjo lëvizje është garancia, mekanizmi mbrojtës i demokracisë, që të mos kemi më një qeveri të verbër e të shurdhër, është mësimi për këdo që injoron dhe nëpërkëmb zërin e qytetarëve. Dhe në fund të fundit, kjo është mrekullia e rinisë që celebrojmë çdo dhjetor.
Mrekullia e rinisë është kur qeveria bën çfarë thotë populli dhe jo populli çfarë thotë qeveria.
Asnjë forcë që të jep pushtetin, nuk është më e madhe se forca e një populli të bashkuar. Lëvizja studentore, njësoj si dje, dhe sot është bekim për Shqipërinë, është shpresa e saj e madhe, është pika e kthesës e Shqipërisë Demokratike, e Shqipërisë si gjithë Europa.
Zoti e bekoftë rininë e këtij vendi, e shtoftë guximin dhe vendosmërinë e tyre, Zoti e bekoftë Shqipërinë! Faleminderit!
Ju ftoj të jeni pjesë e diskursit dhe të vendimmarrjes sonë të përbashkët, në mbështetje të studentëve shqiptarë. Kemi dy pedagogë të shquar, të cilët kanë përgatitur dy referime të veçanta, njëri retrospektivë dhe tjetri perpektivë.
Kemi veprat e mrekullueshme të katër studentëve, të cilët denoncojnë përmes artit gjendjen e vendit dhe po kështu shprehin përmes artit rrugën e shpresës, le t?i shikojmë.
Ju ftoj të gjithëve sëbashku. Shtëpia jonë është e hapur për të gjithë. Për demokratët natyrisht sepse është shtëpia e tyre, por për çdo qytetar, për aleatët, për miqtë tanë e tuaj, për miqtë tanë nga Kosova, Maqedonia, Presheva, Mali i Zi, partive shqiptare atje, partive tona simotra.
Edhe njëherë faleminderit!
Mirë se keni ardhur!
Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste në emisionin “Top...
Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Top Show Magazin...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se protesta e stu...
Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” tregon me zë dhe figurë ...
Prej më shumë se dy orësh studentët janë duke qëndruar para ...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Strasburgun qendror...
Pas zgjedhjes së 6 anëtarëve për KLP nga organi i akuzës, kr...
Një grup studentët kanë vijuar protestën e tyre, përpara god...
Ish-kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski është fotografua...
Deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu është shprehur ...
Prokurorët i janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur...
Pas qëndresës që prej mëngjesit para Ministrisë së Arsimit n...
Ish-zëvendës ministri i Arsimit Taulant Muka gjatë një komun...
Fiks Fare pas transmetimit të mbrëmshëm të skandalit që ndod...
Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Elbasan. ...
Në kuadër të Takimit të Nivelit të Lartë të vendeve të Ballk...
Analisti Andi Bushati gjatë një interviste në rubrikën “Opin...
Janë zgjedhur tre anëtarët e shkallës së parë të Këshillit t...
Pas qyteteve të Vlorës, Elbasanit, Fierit, Shkodrës, Lezhës,...
Një pjesë e studentëve janë larguar nga godina e Ministrisë ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...