web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Paralajmëron Ngjela/ Rama të japë dorëheqjen, Kryemadhi lodhet kot me kërcënime

10 Dhjetor 2018, 09:38, Aktualitet CNA

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar sërish sot në lidhje me protestën e studentëve, dnërsa paralajmëron Ramën se ky do të jetë fundi i tij politik.

Në një postim në rrjetet sociale, Ngjela i kërkon Ramës të japë dorëheqjen, pasi sipas tij masa kompakte e studentëve do të shpëtojë veten dhe të ardhmen e vendit.

Ndërkohë, Ngjela shigjeton edhe kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, për të cilën thotë se kërcënon studentët.

?Zoti kryeministër! Studentati i universiteteve publike po thotë: antiintelektualizmit tënd i erdhi fundi – jep dorëheqjen!

A do të krijohet dot masa kompakte e studentëve për të shpërbërë amoralitetin e qeverisjes shqiptare?
Po, do të krijohet! Madje ajo ndërkohë është krijuar.
Kurse Monika Kryenadhi e disa të tjerë, lodhen kot me kërcënimet ndaj studentëve mes hafijeeve të tyre. Studentët nuk tremben.?-shkruan Ngjela në postimin.

? Tani po kuptohet qartë se kjo masë kompakte studentësh të iluminuar e ka kapur mendimin që vetëm kjo me rezistencën e saj morale do të arrijë të shpëtojë edhe veten, dhe të gjithë shqiptarët me garantimin e së ardhmes. Garantimi i së ardhmes së studentatit shqiptar, që deri tani ka qenë një e ardhme e humbur, do vijë domosdoshmërisht, nëse masa kompakte e studentëve do të qëndrojë e pastër. Dhe shenjat janë të plota: ajo nuk do të shpërbëhet edhe pse korrupsioni qeveritar dhe opozitar po i bën të gjitha përpjekjet për ta shpërbërë.?-thekson Ngjela.

Ndërsa në lidhje me kërkesën e Ramës për dialog, Ngjela shkruan ?Çfarë do të dialogojë me studentët një kryeministër i falimentuar?
Studentët nuk kanë lidhje me korrupsionin. Rama iu thotë tani nga frika që rektoratet janë të korruptuara. Po ky? nga na vjen ky partizan, nga mali na vjen ky që nuk ka thënë asnjë fjalë për këta rektorate deri tani??.

Më tej, avokati thekson se studentët thonë që varfëria ekstreme iu rëndon ekzistencën me pagesa që shkojnë në xhepat e të korruptuarve; kurse Rama iu thotë “dua dialog”.

?Por, kur të ulët në dialog, ai do t’iu thotë: “ju nuk keni prova”.

Studentët thonë se pedagogët shesin notën; kurse Rama ka 70 përqind të administratës së tij me diploma të blera. Se vetë Rama urren intelektualizmin.

Studentët deklarojnë botërisht që është qesharak buxheti i universiteteve publikë, ata nuk kanë kushte studimi dhe kushte fjetjeje nëpër konvikte. Rama po iu thotë: “unë dua dialog”, që të nxjerrë në dialog ca spiunë të tij e me ta t’iu thotë studentëve se “kushtet i kemi speciale”.?-shkruan Ngjela.

Gjithashtu avokati thekson se studentët kërkojnë dije dhe profesion.

?Rama iu kërkon dialog që t’iu thotë se “universitetet publikë shqiptare janë ndër 20 universitetet më të mirë rë botës”. Kështu në fakt ai iu thotë çdo ditë edhe shqiptarëve, që mirëqënia e tyre po iu rritet në çdo muaj qëkurse ka ardhur ai si kryeministër. Kurse shqiptarët tani hanë vetëm një vaft në ditë dhe në lebeti po kërkojnë të ikin nga Shqipëria..

Studentët thonë që ai kryeministër ka lejuar universitete publikë që kanë pedagogë pa gjimnaz; kurse Rama kërkon dialog që të sjellë “ekspertë ndërkombëtare”, të blerë me paratë e kanabisit, që këta pastaj të thonë se “pedagogët shqiptarë i ka zili edhe vetë Oksfordi.
Ja ky do të jetë dialogu i Ramës.?-shkruan më tej avokati Spartak Ngjela.

Sipas Ngjelës, ?në të vërtetë kryeministri aktual ka falimentuar. Nuk bëri asgjë, dhe vetëm mori e mori për vetë, pasi e grabiti popullin në 7 vjet. Kurse masës kompakte të studentëve nuk i shpëton dot.?/CNA.al





Lajmet e fundit nga