Një vit pritje për 3 milionë borxh, çfarë ndodhi pas ndërhyrjes së “Stop”
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Nga Namir Lapardhaja
Kryeministri Edi Rama ka propozuar sot 3 anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë, ku, mes tyre, është edhe emri i ish-ministrit të Financave të PD-së, Ridvan Bode. Përtej elementeve të spektaklit që ka një emërim i tillë, për të cilat Rama është i njohur dhe mjaft i kujdesshëm, ky vlerësim ndaj ish-zyrtarëve të lartë të PD-së nuk është krejt i ri dhe i panjohur. Vlen të përmend këtu angazhimet e ish-zyrtarëve të tjerë të PD-së, si L. Demi, I. Rusmaili apo V. Zhiti, të cilët, në përfytyrimin tim, i bënin nder PD-së, po aq sa i bëjnë nder edhe angazhimeve shtetërore, pavarësisht përkatësive partiake. Duhet thënë edhe ajo se ky propozim vjen në një kontekst politik dhe social aspak favorizues për Edi Ramën, i cili në këto momente është i gatshëm të bëjë gjithçka për të përmirësuar dhe kuruar imazhin e tij të ndotur.
Por le t?i kthehemi analizës, pavarësisht se mendjet e llogoreve do të më hidhen menjëherë në sulm e do të më kritikojnë, mirëpo, duke e ditur këtë fakt, kjo qasje nuk i merr në konsideratë. Ridvan Bode është një emër i spikatur i ekonomisë shqiptare. Këtë gjë e ka treguar disa herë gjatë karrierës së tij kur vendi ka qenë përballë sfidave të mëdha. Po ashtu, është njeriu që me emrin dhe punën e të cilit lidhet një pjesë e konsiderueshme e suksesit dhe reformave të mëdha ekonomike që bëri PD-ja, sidomos në mandatin e parë qeverisës (2005-2009).
Gjithashtu, Bode, qoftë në mbledhje të mbyllura, qoftë publikisht, ka ditur që të jetë autoritet i pavarur përsa i përket çështjeve ekonomike, edhe gjatë kohës kur ka mbajtur post ministror. Krahaso, fjala vjen, një ministër Financash si Bode me pasardhësin e tij dhe e kupton vlerën që ka njëri apo tjetri. Jo vetëm përsa i përket qeverisjes, por edhe gjatë kohës në opozitë, pavarësisht zhvillimeve të brendshme dhe pozicionimeve në PD, Bode ka ditur të jetë një figurë e balancuar, e drejtë dhe alternative, duke qenë larg shembujve të inateve dhe anatemimeve personale.
Më shumë se një herë, në dallim nga të tjerët, ai e ka pranuar publikisht që do të ishte i gatshëm të punonte për PD-në, qoftë edhe kryetar i thjeshtë seksioni. Qëndroi deri në momentet e shpalljes së listës së re të vitit 2017 një punëtor i palodhur partie, duke qenë i angazhuar deri në javët e fundit të kësaj periudhe pranë degës së PD-së në Berat. Edhe pas shpalljes së listës, pavarësisht pakënaqësive normale për çdokënd që dëshiron dhe merret me politikë, sërish ka ditur të jetë i arsyeshëm dhe i matur, qoftë në kritika, qoftë në deklarata, në dallim nga shumë të tjerë. Personalisht pata rastin ta njoh për një periudhë të shkurtër kohore, gjatë kohës që ai u angazhua për procesin e organizimit të PD-së para zgjedhjeve të vitit 2017 dhe sigurisht, duke qenë se kam punuar dhe bashkëpunuar me shumë politikanë të tjerë, nuk mund të mos më binte në sy serioziteti, profesionalizmi dhe koherenca në punën e organizimit partiak.
Kjo vinte edhe si rezultat i një eksperience të gjatë në drejtimin e Partisë Demokratike. Për të mos folur për sjelljen njerëzore në raport me njerëzit dhe militantët e partisë. (Në këtë parashtrim, nuk marr përsipër të analizoj rast pas rasti sjelljet e tij në raport me persona të caktuar gjatë kohës që PD-ja ka qenë në pushtet).
Në fund të kësaj analize modeste, do të risjell edhe një herë në vëmendje komentin e para pak ditëve më parë të një eksperti komunikimi, për të cilin, po ashtu, ruaj një konsideratë të veçantë, z. Neritan Sejamini, i cili, mes të tjerash, me të drejtë shkruante se ?kur dëgjon bejtet e PD-së për buxhetin me ?u ul?, ?u ngrit?, ?pakicë?, ?shumicë? dhe pasthirma habitore dhe emocionale nuk di nëse duhet të tallesh apo ta kalosh edhe këtë gjë, edhe këtë herë?
PD ka nevojë urgjente për gjysmë ekonomisti. Madje, përballë këtij buxheti edhe këtyre politikave ekonomike vrastare e shkatërruese të qeverisë edhe një çerek ekonomisti do të shkëlqente?. Në këtë kuptim, emërimi i z. Bode në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë është një lajm i mirë (aq sa mund të jetë) për ekonominë shqiptare dhe një lajm jo i mirë për PD-në, e cila e kishte në radhët e para të skalionit luftarak, e përdori deri në momentin e fundit, duke e angazhuar në Berat, e më pas i tha: ?Më vjen keq, por të kemi zëvendësuar me një burrë më të mirë?.
P:S Ky koment është një tregues i respektit dhe konsideratës së punës së z. Bode gjatë kohës që ai u angazhua në Berat si i deleguar i PD-së për organizimin e degës para zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017. Meqenëse nuk pata rastin t?ia thosha sa më sipër kur ishte aktiv në PD, m?u desh t?ia shkruaja sot, meqenëse rrugët tona nuk besoj do të takohen diku.
Televizioni “Klan”paska rregulla të forta kur vjen puna tek ...
Kreu i ALUIZNI-t Artan Lame, i ftuar në emisionin “Kjo Javë”...
Nga Mero BazeNuk është praktikë e re që opozita ka kuotat e ...
Kreu i PDK-së,njëherazi aleati politik i Lulzim Bashës, Nard...
*Miron ҪakoParfumi që etimologjikisht si fjalë vjen nga lati...
Policia e Lushnjës ka dhënë detaje për përplasjen me armë zj...
Policia e Lushnjës ka dhënë detaje për përplasjen me armë zj...
Një përplasje me armë është regjistruar në qytetin e Lushnj...
Lulzim Basha po zhvillon procesin e zgjedhjeve në atë që ka ...
Ish-kryenegociatori serb për Kosovën, Borko Stefanoviç është...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristan...
Efektivja e policisë Ina Nuka, 24-vjeç, e cila u plagos duke...
Nga Afrim Krasniqi20 vjet më parë Shqipëria zhvilloi një ref...
Blendi Gonxhe, i cili deri tani mbante detyrën e kreut të Ag...
5 shtetas shqiptarë dhe 4 grekë të moshave nga 28 deri në 64...
Pas ngjarjes së rëndë në kompaninë e fasonerisë në Durrës, k...
Banorët e Astirit vijojnë protestën e tyre në ditën e 21-të ...
Ish-kryetari i PD, në degën Kukës, Ibsen Elezi pjesëtar i Lë...
“MANU ku je ti? Unë nuk shoh gjë tjetër veçse jelekë të verd...
Në mbështetje të banorëve të Unazës së Madhe ka dalë edhe kr...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...