web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Papunësia në Shqipëri/ Ahmetaj: Ka zbritur në nivelin më të ulët

21 Nëntor 2018, 14:44, Aktualitet CNA

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj është shprehur se punësimi në Shqipëri ka pësuar rritje të kënaqshme, falë reformave të ndërmarra.

Këtë gjë Ahmetaj e ka thënë gjatë mbledhjeje me Këshillin Kombëtar të Punës.

?Papunësia ka zbritur në nivelin më të ulët në dhjetë vitet e fundit në Shqipëri. Do të ndihmojmë dhe implementojnë kurse profesionale falas. Parashikimet e fundit e çojnë vendit në nivelit në rritje 4-4,5 për qind  të prodhimit të brendshëm bruto. Rritja ekonomike është shoqëruar me rritje të konsolidimesh të rritjes së punësimit. Arsyeja që unë përmend shifrën e punësimit mbi 230 mijë s?është rastësore, ndërsa ata që janë regjistruar në zyrën e punës kanë shanse për të fituar një vend pune?, -deklaroi ministri gjatë fjalës së tij.

Më tej Ahmetaj theksoi se sfida më e madhe është fakti i kualifikimeve profesionale, një realitet i cili i mungon tregut shqiptare./ CNA.al





Lajmet e fundit nga