Rriten temperaturat/ Moti për ditën e sotme
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Policia Kufitare ka marrë shtesë për parandalimin dhe goditjen e kalimit të paligjshëm të kufirit si dhe në drejtim të forcimit të kontrollit të kamionëve dhe autoveturave si dhe të dokumentacionit të udhëtarëve.
Gjatë 24 orëve të fundit si rezultat i kontrolleve të shtuara janë kapur 6 shtetas të cilët tentuan të kalonin Portin e Durrësit duke i’u shmangur kontrollit të dokumentacionit.
Gjashtë shtetasit, të cilët rezultuan me probleme për të lëvizur në hapsirën Schengen janë ndëshkuar me masë administrative 20 mijë lekë tê reja gjobë secili.
Uniformat blu bëjnë të ditur se janë arrestuar në flagrancë dy drejtues kamionësh, të cilët kundrejt vlerës 1500 – 2500 Euro për person kishin fshehur në kamionët e tyre dy shtetas për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin.
Gjithashtu janë sekuestruar vlera monetare në Euro dhe Paund, si dhe është kapur dhe ndaluar edhe një shtetase e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane.
Shërbimet e Policisë Kufitare të Portit Durrës në zbatim të masave shtesë për intensifikimin e kontrolleve, me qëllim parandalimin dhe ndëshkimin e paligjshmërisë, në sheshin e eksporteve kanë gjetur të fshehur poshtë kamionit dy shtetas shqiptarë, me qëllim për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin drejt Italisë:
Pas verifikimit të bërë në sistemin TIMS, rezultoi se shtetasi Z.GJ., ishte i deportuar nga shteti Belg në datën 18.07.2018, pasi kishte vuajtur atje dënimin me 7 muaj burg, për veprën penale?Kultivim Canabisi?.
Shtetasi E.P., ishte i deportuar nga shteti Hollandez në datën 07.05.2017, pasi kishte tentuar të kalonte kufirin shtetëror Hollandez në mënyrë të paligjshme për të shkuar në Mbretërine e Bashkuar, duke u fshehur poshtë një kamioni.
Në përfundim të dy shtetasit janë ndëshkuar me masë administrative për shmangie të verifikimit kufitar me 20 mijë lekë të reja gjobë secili.
Po gjatë kontrolleve u kap shtetasi Z. C. 17 vjeç, lindur në Shijak, duke kaluar në mënyrë të paligjshme rrethimin e jashtëm me qëllim për të kaluar në tragetin e linjës Durrës-Ancona. Ky shtetas u procedua me gjobë 20 mijë lekë të reja për shmangie të verifikimit kufitar.
Njëkohësisht gjatë kontrollit në sheshin e eksporteve i fshehur poshtë një kamioni u kap shtetasi D. S. 22 vjeç, lindur në Dibër.
Ky shtetas qëndronte i fshehur poshtë kamionit midis gomave, me qëllim për të kaluar me traget drejt Italisë, i cili u procedua për shmangie të verifikimit kufitar me 20 mijë lekë të reja gjobë.
Gjithashtu gjatë kontrollit në vijën e dytë të kamionit me drejtues shtetasin Erion Rucaj, 39 vjeç, banues në Tiranë, u gjet i fshehur në gabinën e kamionit, tek krevati i shoferit, shtetasi G. T. 37 vjeç, lindur ne Kosovë.
Ky shtetas do të kalonte kufirin në menyrë të paligjshme me linjën Durrës Ancona për në Itali, duke paguar shoferin Erion Rucaj me 1 500 euro.
Drejtuesi i kamionit shtetasi Erion Rucaj u arrestua në flagrancë ndërsa shtetasi G. T. u ndëshkua me masë administrative gjobë në masën 20 mijë lekë të reja.
Rreth orës 17:58 gjatë kontrollit të mjetit me drejtues shtetasin Kastriot Gjini, 40 vjeç, banues në Tiranë gjatë kontrollit brenda në kamion u gjet i fshehur shtetasi E. N. 23 vjeç, lindur ne Dibër.
Ky shtetas do të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme duke u ndihmuar nga shoferi kamionit. Kamioni ishte i plumbosur dhe shoferi kishte prerë litarin dhe e kishte futur brenda nga mushamaja e trajlerit.
Nga kontrolli në sistemin TIMS ky shtetas është kthyer deportiv nga Norvegjia me motivin kapur me qëndrim ilegal në tejkalim të afeteve të qëndrimit dhe punësim ilegal. Dënim me afat 2 vjecar dhënë në Norvegji, dhe për të kaluar në Itali do të paguante 2 500 euro shoferin Kastriot Gjini.
Drejtuesi i kamionit Kastriot Gjini u arrestua në flagrancë ndërsa shtetasi E.N u ndëshkua me masë administrative gjobë në masën 20 mijë lëkë të reja.
Po gjatë 24 orëve të fundit nga shërbimet e Policisë Kufitare Durrës u kap shtetësia në kërkim Raida Kollobani, (alias Raida Priska) 41 vjeçe, banuese në Tiranë. Pas verifikimeve të kryera rezultoi se kjo shtetase ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjyqësore italiane, për arsye se është dënuar me 10 vjet e 7 muaj e 11 ditë burgim, për veprat penale ?Pjesëmarrje në organizatë kriminale/grup kriminal për lëndet narkotike?, të parashikuar nga Kodi Penal Italian. Pjesa e mbetur e dënimit është 3 vjet 11 muaj 9 ditë burgim. Ndalimi i saj u bë me qëllim ekstradimi drejt Italisë .
Stacioni i Policisë Kufitare Port Durrës, vazhdon punën për të goditur kalimet e paligjshme të kufirit duke forcuar kontrollet për verifikimet kufitare.
Pas lëndës plasëse vendosur makinës së drejtorit të drejtori...
Ajo fitoi çmimin e femrës më të bukur shqiptare në 2005-n dh...
2018-ta do të përmbyllet me festivalin e Këngës Magjike dhe ...
Një lidhje e ndërprerë dashurie, për pak sa nuk shkaktoi nj...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një video të ...
Gazetari Mustafa Nano ka prezantuar një pjesë të librit më t...
Ajo është një ndër modelet më të suksesshme ndërkombëtare. ...
Biznesmeni Ervis Martinaj do të qëndrojë në burg pa afat. Ve...
Një nënë e tre fëmijëve ka hapur një debat të madh në intern...
Një grup të rinjsh shqiptarë kanë fituar ditën e djeshme vëm...
Biznesmeni dhe i plagosuri i atentatit në ish-bllok mbrëmjen...
Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e s...
Reshjet e dëborës që kanë rënë në 48 orët e fundit kanë shka...
Ulja e temperaturave ka sjellë dyndjen e fëmijëve të prekur ...
Një delegacion i Komisionit të Venecias pritet mbërrijë sot ...
Një efektiv policie ka ndërruar jetë, pas plagosjes aksident...
Në vijim të ritualit të tij përditshëm, kryeministri Rama më...
Shivai vë në provë Najantarën dhe kupton se ajo nuk është në...
Një shishe me eksploziv është gjetur në lagjen nr.4 në Durrë...
Xhenet shkon në darkë me Orhanin. Ozlem i habit të gjithë ku...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...