web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nëse nuk i thua dot “jo” darkës, të paktën mos ha pas kësaj ore

13 Nëntor 2018, 14:53, Aktualitet CNA

Të gjithë e dimë që darka duhet të konsumohet herët. Por një studim i kryer së fundmi përcakton edhe kufirin kohor që nuk duhet kaluar për të pasur një shëndet të mirë.

Të darkosh pas orës 19:00 nënkupton më shumë rrezik për sëmundjet e zemrës. Kjo sepse ushqimi i vonë nuk bën të mundur që presioni i gjakut të ulet në mënyrë korrekte gjatë natës dhe kjo shton rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Përfundimi është arritur nga një skuadër studiuesish të drejtuar nga kardiologu Ebru Ozpelit i Universitetit të Izmirit në Turqi. Sipas rezultateve të bëra publike në Kongresin Europian të Kardiologjisë në Romë, konsumimi i darkës para orës 19:00 i jep trupit kohën e mjaftueshme për të pushuar.

Në të kundërt, dëmet janë të njëjta si ato që shkakton një dietë ushqimore e pasur me shumë kripë.





Lajmet e fundit nga