web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekstremistët u shpallën ‘non grata’/ Reagon Minisria e Jashtme e greqisë

9 Nëntor 2018, 19:16, Aktualitet CNA

Pasi Shqipëria shpalli “non grata” 52 ekstremistët pas ngjarjeve të djeshme në Bularat, gjatë ceremonisë funerale për Konstantinos Kacifas, ka reaguar Ministria e Jashtme e Greqisë.

Nëpërmjet një njoftimi, Ministria e Jashtme greke kërkon qartësim për vendimin e marrë.

?Ne presim që Shqipëria të përmbahet nga deklaratat dhe veprimet që rëndojnë klimën e marrëdhënieve tona. Ne presim qartësimin thelbësor të vendimit të autoriteteve shqiptare për shpalljen e 52 qytetarëve grekë të padëshirueshëm?,- shkruhet në njoftim.

Konstantinos Kacifas u vra 10 ditë më parë gjatë shkëmbimit të zjarrit me RENEA-n./ CNA.al





Lajmet e fundit nga