Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Bardhe Vorfi tregon se ka 20 vjet që punon si mësuese, 18 prej të cilëve në Lezhë. Por tani është transferuar në Tiranë, ku fillimisht hyri si mësuese ndihmëse. Më pas kaloi si zëvendësdrejtore e komanduar për të përfunduar definitive. Por më pas u zbulua se i gjithë infiltrimi i saj në sistem ishte bërë, pasi kishte një mik diku.
Gazetarja: Përse ju drejtove emisioni ?Stop?
?Quhem Bardhe Vorfi kam 20 vite që punoj si mësuese, 18 vite i kam mbyllur në Lezhë dhe erdha u transferova më punë në Tiranë. U futa në portal, nuk kishte vende për mësuese Gjuhë-Letërsie dhe fillimisht vazhdova si mësuese ndihmëse, më pas kalova me klasat e 5-a. Në 14 Shkurt 2017 erdha si zëvendësdrejtoreshë e komanduar. U hap vendi vakant për zv.drejtor, dhe konkurrova së bashku me 3 kandidatë, e fitova dhe kalova si zëvendësdrejtoreshë definitive. Më 19 Shkurt 2018 më kërkoi drejtori dhe më tha që do lëvizësh prej këtu dhe do shkosh mësuese në Bathore?.
Por, Bardha thotë se në Shkurt 2018 drejtori e spostoi në Bathore.
Gazetarja: Pse ndodhi kjo lëvizje?
?Janë vetëm pazare dhe unë jam e gatshme për t;u ballafaquaa dhe e kam kërkuar që të ballafaqohem. Ai nuk më ka vënë në dijeni dhe ka plotësuar një vendim për ulje në detyrë, për mosrealizim detyrash dhe performancë të dobët që nuk e di se ku i ka marrë treguesit?.
Gazetarja u takua me drejtorin e shkollës ?Azem Hajdari?, Besnik Daci, i cili tha se mësuesja në fjalë nuk plotësonte kriteret, por u servir nga zyrtarë të lartë të zyrës arsimore.
Zoti Daci pranon se ka shkelur ligjin në marrjen në punë të Bardhe Vorfit dhe thotë se për këtë është gati të paguajë.
Drejtori, Besnik Daci: Ish zëvendësdrejtoresha është paraqitur rreth Shkurtit të vitit 2017 me procesverbalin e Komisionit të Vlerësimit të dosjes me 21 pikë. Mbi bazën e këtij procesverbali për nevoja pune meqë në shkollën ku punoj kisha vend vakant kontaktuam punonjësen për periudhën në vazhdim për të ushtruar punë e nëndrejtoreshës. Me kalimin e kohës arritëm në konkluzionin që ky person nuk plotësonte kushtet, madje dhe kushtet ligjorë për të qenë në këtë vend pune.
Gazetarja: Më kushte ligjore çfarë nënkuptoni?
Drejtori, Besnik Daci: Për arsye se kushti i parë ligjor për t?u punësuar në sistemin arsimor është portali, ?Mësues për Shqipërinë?, zonja në fjalë ishte shumë larg radhës, ishte jashtë radhës. Ka ardhur në këtë shkollë jashtë radhe. Ajo na është rekomanduar nga persona përkatës që e kanë për detyrë.
Gazetarja: Kush e solli zonjën Vorfi në punë?
Drejtori, Besnik Daci: Nevoja për punë, ajo u orientua nga zyra arsimore. Në ushtrimin e punës zonja në fjalë ishte në pamundësi për të ushtruar punës. Unë vërejta se zonja nuk ishte kompetente të ushtronte këtë punë. U shfaqën dobësi dhe të meta dhe për këto arsye vendosa uljen e saj në detyrë dhe kalimin në mësuese.
Gjatë bisedës jashtë kamerave që drejtori pati më gazetaren e emisionit ?Stop? foli qartë dhe pastër, ai tha se nuk e meritonte të ishte në sistemin arsimor, por çfarë t?i bënte filanit që e solli.
Drejtori, Besnik Daci: Procesi i ardhjes në punë të zonjës në fjalë është i kundraligjshëm. Na u rekomandua si e tillë, me kontratë, për t?i ardhur në ndihmë. Iu bë kontrata e punës.
Gazetarja: Një sekondë. Atëherë i bie, të jetë bërë shkelje?
Drejtori, Besnik Daci: Absolutisht, që është bërë shkelje! Në rastin konkret, është shkelur ligji.
Gazetarja: Kush e ka shkelur ligjin?
Drejtori, Besnik Daci: E ka shkelur drejtori i shkollës, ky personi, që jam këtu. Unë e kam shkelur ligjin. Kam dashur t?u vetëdrejtohem, sepse vetë e kam shkelur ligjin. Dhe i kam sjellë një dëm material shtetit, 5800 lekë të vjetra, që jam i gatshëm, t?i arkëtoj këto lekë. I gatshëm t?i arkëtoj!
A do të them edhe këtë tjetrën? Tani zonja gazetare, ule këtë të lutem! Zonja ankohet kot, nuk duhet të jetë mësuese. Në mënyrën më kategorike, është jashtë çdo kriteri. Jashtë çdo kriteri.
Gazetarja: Po ta them troç, më dëgjo Genën!
Drejtori, Besnik Daci: Atë e ka komandu daja i vet, ?. tani na, na, na?
Gazetarja: A është luajtur leku këtu?
Mësuesja: Ta them unë tani!
Drejtori, Besnik Daci: Ca leku moj?! S?është punë leku.
Mësuesja: Pazare!
Gazetarja: Ca pazari është bërë, o drejtor, se në kamerë më thua diçka tjetër, në intervistë më thua diçka tjetër?
Drejtori, Besnik Daci: Luhet, se ?.. daja i burrit të saj.
Gazetarja: Do me thënë miqësia mbi të gjitha?
Drejtori, Besnik Daci: Po merre o njeri, se s?kam ku ta çoj! Ma ka lonë ?? Të lutem bëj çfarë të duash me të! E mora në pamundësi, pas 10 mujve s?mund të bëj asgjë me të.
Gazetarja: D.m.th, të erdhi litari në fyt edhe?,d.m.th, e ka bërë ?..?
Drejtori, Besnik Daci: Kjo e shkreta, meqenëse nuk e përballonte dot dhe s?do bëhej kurrë mësuese, më kanë thënë: merre bëje nëndrejtoreshë, sa të përfitojë, të bëhet mësuese, pastaj e kalojmë mësuese.
Gazetarja: Eeee kjo ka qenë mënyra? Për t?u bërë nëndrejtoreshë, për të mos kaluar filtrat e portalit?
Drejtori, Besnik Daci: Për të hyrë mësuese. Kjo është krejt meseleja e punës. Kjo është mekanizmi i qelbët, kjo është absolutisht i qelbët! Dhe ty zonjë, mos të shkoj më tutje, se kur të shkojmë? Edhe vendimin, është thirr kjo zonja këtu, që bën të paditurën dhe i është thënë: S?ke asnjë lloj mundësie tjetër. Ka thanë: shumë faleminderit! Prit, prit! Kam marrë në fund të procesit, se ti më kërkove procesin sesi e emërove. Kemi heq nga dosja të gjithë CV-në tënden dhe të?, se me fute CV-në tënde, kjo dilte e fundit, e kam krejt dosjen këtu. Dhe i kam thënë mësuesit: të lutem t?i krijohet mundësia, që të hajë bukë dhe kjo! Po bën një të mirë të madhe. Po bën një të mirë të madhe për këtë person, po bën një të mirë shumë të madhe, se çliron shoqërinë nga një person informal.
Gazetarja: Të falenderoj!
Drejtori jashtë kamerave tha se është shkelur ligji për emërimin e zonjës Vorfi, si dhe ka pranuar se ka qenë ai që e ka shkelur ligjin. Edhe pse nuk u fol për një pagesë, por zonja ka hyrë në punë me mik, pasi ishte shumë larg tek lista e portalit, ?Mësues për Shqipërinë?.
I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” mbrëmjen e sotme, këngëta...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin P...
Gazetari Ilir Yzeiri, ka komentuar situatën e zgjedhjeve në ...
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka dhe njëheraz...
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste dhe njëherazi aleat i Lu...
Rreth 1100 fëmijë, të lindur jashtë Shqipërisë janë të pareg...
E ftuar në emisionin “Provokacia” të Mustafa Nanos, në abc ...
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka vijuar m...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “P...
Emisioni investigativ Fiks-Fare mbrëmjen e sotme do të pasqy...
Avokati Altin Goxhaj nëpërmjet një postimi në rrjetet social...
Gazetari Mario De Luca që u bë i njohur pas publikimit të pë...
Një aksident është regjistruar pak më parë në aksion Lozhan-...
Ditën e sotme mediat raportuan se ish-ministri i Brendshëm S...
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i akuzuar për trafiki...
Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion” kryebashkiaku Vang...
Në emër të Aleancës Kuq e Zi si Kryetar i Forumit Rinor dekl...
Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj i ftuar në rubrikën ...
Policia ka dhënë detajet e ngjarjes së ndodhur në Cërrik, ku...
Një konflikt mes 5 personave ka degraduar deri në përplasje ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...