web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandal- Qumështi përzihet me vaj palme dhe pluhur/ AKU hesht

25 Tetor 2018, 17:30, Aktualitet CNA

Gazetari Eljo Laze, në ?Dosjen Investigative? në vijim të denoncimeve ka publikuar skandalin me qumshtin në Kavajë me fabrikën e bylmetrave ?Mireli?.

Laze ka bërë me dije se qumshtin në fabrikën ?Mireli? nën pronësinë e Betim Lushkjas e përzjejnë me vaj palme dhe pluhur, ndërsa deri tani nuk ka asnjë reagim nga AKU.

Gazetari i paraqitur pranë zyrave të fabrikës ?Mireli? ka kërkuar sqarime lidhur me situatën, ndërsa pronari i fabrikës i është përgjigjur:

?Të gjitha produketet e që janë për t?u asgjësuar i hedhim në plehra. AKU nuk na vijnë për këtë punë. Qumshtit pluhur i hedhim, por qumshti pluhur qumësht është. Ne nuk e kemi të shkruar në karton që ka përzjerje qumësht pluhuri?./ CNA.al





Lajmet e fundit nga