web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Artan Hoxha tregon ngjarjen e frikshme/ I vunë pistoletën në kokë në Lezhë dhe...

24 Tetor 2018, 19:14, Aktualitet CNA

Gazetar Arta Hoxha gjatë një interviste në emisionin ?Repolitix? në Report Tv ka treguar se ish-ministri i Energjetikës dhe Ekonomisë, i ndjeri Dritan Prifti, dikur ka thënë se një efekti i është vënë pistoleta në kokë sepse kishte marrë disa makineta, ku luheshin lojëra fati në Shkodër.

?E ka treguar ish-ministri Dritan Prifti dikur. Një efektiv që kishte shkuar të sekuestronte makinetat në Shkodër, e ndaluan në Lezhë. I vunë pistoletën në kokë dhe i thanë ktheji mbrapa ato dhe do paguash edhe dëmin që ke shkaktuar, për kohën që nuk kanë qenë në punë?, – ka thënë Hoxha.

Më tej, gazetari ka treguar se në Shqipëri janë vetëm tri pika bastesh të licencuara dhe se me mbylljen e lojërave të fatit do shikojmë sa janë kostot dhe sa janë përfitimet./ CNA.al





Lajmet e fundit nga