web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vjedhja e shtëpisë në Korçë/ Policia nis punën për arrestimin e autorëve

24 Tetor 2018, 18:10, Aktualitet CNA

Një qytetare nga Korça është alarmuar, pasi kur është kthyer në shtëpi, ka konstatuar vjedhjen e një shume të konsiderueshme parash.

Menjëherë 43 vjeçarja me iniciale E.Q, ka denoncuar rastin në polici.

Kjo e fundit ndërkohë ka filluar menjëherë punën për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Njoftimi i plotë

Korçë Më datë 24.10.2018, shtetasja E.Q, 43 vjeçe, banuese në lagjen nr 17 në Korçë, ka bërë kallëzim ku ka deklaruar se rreth orës 15:00 kur është kthyer në banesën e saj, ka konstatuar vjedhjen e një shume të konsiderueshme lekësh. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorëve. /CNA.al





Lajmet e fundit nga