web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

A të është dashur të flesh me zyrtare për famë?/Ja përgjigja e këngëtarit shqiptar

20 Tetor 2018, 20:38, Aktualitet CNA

Këngëtari i njohur i muzikës popullore, Bujar Qamili ishte sot i ftuari i parë i emisionit ?Xing me Ermalin?, në Tv Klan.

Njerëzit e duan muzikën e tij dhe eventet ku ai është i pranishëm janë gjithmonë të mbushura plot. Duke marrë shkas nga fama e tij, drejtuesi i emisionit Ermal Mamaqi e pyeti këngëtarin nëse i është dashur të flejë me ndonjë zyrtare për t?u bërë i famshëm, por ai u përgjigj duke thënë se nëse do kishte bërë këtë, nuk do ishte sot në skenë.

Ermal Mamaqi: Kush ka qenë sfida më e madhe në karrierën tënde për të arritur këtu ku je? Të është dashur të flesh me ndonjë zyrtare të lartë? Si ka qenë atëherë?

Bujar Qamili: Zyrtare?

Ermal Mamaqi: Po, që të dilje në skenë dhe të të merrnin nëpër festivale.

Bujar Qamili: Edhe ajo punë na është dashur, pastaj s?do kishim dalë hiç.

Ermal Mamaqi: Ti ke bërë Liceun apo je këngëtar natyral?

Bujar Qamili: Unë jam natyral, sepse gjatë gjithë jetës time kam marrë duartrokitjet e publikut.





Lajmet e fundit nga