web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Mama fit dhe të suksesshme” të showbizz-it që na tregojnë se mund t’i bëjmë të gjitha

19 Tetor 2018, 09:40, Lifestyle CNA

Të jesh një mama e përkushtuar nuk do të thotë që nuk mund të shkëlqesh dhe në aspektet e tjera të jetës. Shpesh personazhet e showbizz-it sulmohen se ?lenë pas dore? fëmijët për t?ju përkushtuar vetes, shëndetit dhe karrierës. Por këto ?mama fit? na tregojnë se ka kohë për të gjitha.

Emina Cunmulaj

Ajo është mama e dy vajzave, ku njëra prej tyre është më pak se 5 muajshe. Emina ka vazhduar të shkojë në palestër edhe gjatë muajve të parë të shtatëzënisë. Tani, ajo ndonëse e ka reduktuar këtë pjesë, vazhdon të kujdeset për veten. Njëkohësisht, është një aktiviste që shkëlqen në nismat e saj të bamirësisë.

Zaimina Vasjari

Khloe është vetëm 8 muajshe dhe Zaimina duket në formë perfekte. Ajo frekuenton vazhdimisht palestrën, dhe madje ka bërë dhe vajzën ?pjesë? të saj. Ndërsa në aspektin e karrierës, ajo i është përkushtuar biznesit të saj.

Nora Istrefi

Ajo është mamaja e një vajze 3 vjeçare, së cilës i është përkushtuar tërësisht. Tërësisht, por pa hequr dorë nga kujdesi për veten apo karriera. Ajo është ushtruar edhe gjatë shtatëzënisë, dhe vazhdimisht publikon projekte të reja dhe angazhohet në koncertet që jep.

Dorina Mema

Një bodybuilder që ka fituar disa çmime, nuk është çudi të vazhdojë të ruajë një regjim të tillë. Ajo ka një vajzë, Irsin, që është tashmë adoleshente, me të cilën ka marrëdhënie shumë të mira dhe tashmë e konsideron dhe shoqe. Ajo ka hapur dhe biznesin e saj në këtë fushë, një palestër në kryeqytet.

Fjolla Morina

Ka dy vajza me të cilat është shumë e lidhur dhe këtë nuk ngurron ta tregojë në rrjetet sociale. E nga ana tjetër, ajo vazhdon të ruajë format thuajse perfekte dhe njëkohësisht të publikojë këngë që pëlqehen dhe nga publiku. Madje, dje ajo publikoi dhe këngën e saj të fundit.

Irena Kita

E diplomuar për juridik, ajo vazhdon të ushtrojë dhe sot profesionin e saj. Pavarësisht kësaj, pasioni i saj gjithnjë ka qenë aktiviteti fizik dhe ushqimi i shëndetshëm. Duke ushtruar dhe bloëgun e saj, ka influencuar mjaft dhe për këtë mënyrë jetese. Mos të harrojmë që ajo ka dhe një vajzë, kështu që sigurisht që meriton titullin ?fit mama dhe e suksesshme?.

Aulona Musta

Pasionin e saj për aktivitetin fizik dhe palestrën e pasqyron shpesh në rrjetet sociale. E ka bërë pjesë të përditshmërisë së saj. Përkrah këtyre postimeve, janë dhe ato me vajzën e saj, me të cilën ajo sigurohet të kalojë kohë pasditeve dhe darkave. Njëkohësisht, mjafton të përmendim ?Thumb-in e Aulonës dhe Fatmës? dhe kuptohet se dhe në aspektin e karrierës është shumë e suksesshme.





Lajmet e fundit nga