web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pse Meghan dhe Harry lajmëruan shtatzëninë në ditën më të keqe të mundshme?

16 Tetor 2018, 11:53, Lifestyle CNA

Pasi Harry dhe Meghan Markle lajmëruan ditën e sotme se ishin në pritje të një foshnjeje dhe se Meghan ishte në javën e 12-të të shtatzënisë, të shumta kanë qenë komentet e bëra në media, në lidhje me ditën e dhënie së këtij lajmi.

Madje, ka pasur nga ata që e kanë quajtur edhe si një ogur të zi për foshnjën që do të vijë në jetë, pasi dita e zgjedhur për të dhënë lajmin e shtatzënisë, cilësohet si një datë jo e mbarë.

Më konkretisht, përdoruesit e rrjeteve sociale shprehen se “Duka dhe Dukesha e Sussex kanë gjetur ditën më të keqe të vitit për të dhënë lajmin e gëzuar”.

15 Tetori është Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Shtatzënive të papërfunduara dhe Foshnjave që kanë vdekur duke ardhur në jetë.

Ndërkohë, dita e sotme shënon edhe përfundimin e javës sensibilizuese të foshnjave të vdekura, e cila mbahet çdo tetor, nga data 9 në 15.





Lajmet e fundit nga