Hetimi zbulon dështimet e Britanisë gjatë pandemisë së Covid-19/ U shpërdoruan rreth 10 miliardë paund për pajisje mbrojtëse
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Partia Demokratike filloi në fund të pranverës dhe fillim të verës së këtij viti një denoncim intensiv për ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Gjithçka kishte të bënte me vëllain e tij, i cili ishte i dënuar me shtatë vite burg si një trafikant ndërkombëtar droge në Itali. Një kauzë që u duk e drejtë dhe një denoncim i menjëhershëm. Një denoncim i fortë që çoi deri tek dorëzimi i Agron Xhafajt tek autoritetet e drejtësisë italiane, ku edhe po kryen dënimin.
Por, në fakt menjëherë pas kësaj u hodh një ?shashkë?. U publikua një audio-përgjim. Një audio-përgjim i nxjerrë nga një llum njerëzish, nga njerëz të dënuar, trafikantë droge. Një herë thonë ndryshe, e pastaj flasin ndryshe. Personazhe që inskenojnë e të tjera si këto.
Pasi u publikua audio-përgjimi, ky audio-përgjim i montuar u dorëzua në prokurori nga vetë PD-ja. Audio u dërgua jashtë vendit, ku edhe një bë një ekspertim, të cilin PD po tenton ta rrëzojë për shkaqe proceduriale.
Gjithsesi ekspertiza nxori se nuk ishte vëllai i ministrit, por kjo ka fare pak rëndësi. Ministri duhej të kishte ikur që ditën kur doli fakti se ishtë vëllai i një të dënuari për trafik ndërkombëtar droge dhe duhet të vuante dënimin në Itali.
Ministri nuk iku, por u soll audio-përgjimi, i cili sot pas pesë muajsh, pasi ju bë edhe ekspertiza prej prokurorisë, u tha se nuk ishte origjinal, ndërkohë PD-ja doli e tha se ai nuk ishte audio-përgjimi i duhur. Pra, nuk është audio-përgjimi bruto, por është një audio-përgjim, i cili është marrë dhe është përpunuar. Dhe pardje u mësua nga mediat se PD-ja ka dorëzuar në prokurori një audio-përgjim të montuar, ndërsa stilolapsin me të cilin është bërë regjistrimi, i cili është edhe origjina e materialit bruto nuk është dhënë në prokurori. Ai me shumë gjasa ndodhet në zyrën e Lulzim Bashës, pas gjithë skenarit të ndërtuar për të përdorur këtë regjistrim dhe për të bërë këtë blof politik.
Gjithsesi mesa duket stilolapsi i audio-regjistrimit nuk do shkojë kurrë në prokurori dhe kjo për një arsye të thjeshtë, që çështja të bjerë dhe të mos ketë prova të vërteta dhe origjinale.
E njëjta situatë duket se u ripërdor mbrëmë nga deputeti Ervin Salianji, me një video përgjim duke sjellë Alfred Alizotin, në një transmetim rreth 5 minuta, dhënë mbrëmë Live në emisionin ?Opinion?, me një nga dëshmitarët, i marrë nga PD-ja pas publikimit të ngjarjes, i cili thoshte se ishte shoqëruar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë në Krimet e Rënda, përmendte edhe deputetin socialist Taulant Ballën, e të tjera histori si këto.
Të gjitha këto, deputeti Salianji i hodhi si shpëtim ndaj akuzave të bëra ndaj tij dhe mikut të tij gazetarit Jetmir Olldashi, duke thënë se dëshmitari kryesor që kishte prokuroria ishte një njeri që kishte thënë të kundërtën në një video, e cila disponohej prej tij.
Video u publikua, por çfarë ndodhi?
Deputeti i PD-së nuk priti prokurorët, nuk ju dha kopjen origjinale, por menjëherë sapo mbaroi emisioni me vrap i hipi makinës dhe u largua në mënyrë të rrufeshme nga TV Klan, me frikën se po vinin prokurorët për të marrë materialin bruto.
Edhe këtë rast, pra edhe mbrëmë ishte hera e dytë që përsëritej nga PD-ja. Materiali ekskluziv, pra ai original sërish nuk ju dorëzua prokurorisë. Është i dyti rast, në lidhje me çështjen Xhafaj, që materialet originale fshihen dhe jepen materiale të ripërdorura, sërish për të mos cuar në përfundim në zbardhjen e plotë të ngjarjeve, me qëllim për të shpëtuar autorët dhe për të krijuar një tymnajë, një blof politik dhe një zhurmë të madhe në opinionin publik.
Por, a mund të shpëtohet duke fshehur materialet dhe duke mos u përballur me të vërtetën? Në këtë rast, politikisht nuk duket se do të ketë asnjë fitore. Përkundrazi, duket se do të jetë një boomerang i madh për PD-në. Të dyja materialet bruto, edhe USB-ja e parë edhe e dyta ndodhen në zyrën e Lulzim Bashës. Pse nuk dorëzohen, tashmë kjo pyetje e ka një përgjigje.
Askush nuk do që të ketë një hetim të plotë dhe të zbardhet çështja sepse kështu ndonjë deputet i PD-së do të përfundonte pas prangave dhe nga ana tjetër, kush i ka tashmë dihet. I ka Lulzim Basha dhe i përdor për politikë. Është kthyer tashmë nga lider i opozitës në drejtorin e ?Big Brother?, apo të një show investigativ-satirik, ku shpesh dalin kamera të fshehta dhe video-përgjime, që në fund rezultojnë se nuk janë origjinale dhe janë thjeshtë montime për të bërë për të qeshur opinionin publik, apo në rastin e Lulit për të traumatizuar për pak kohë që ai të fitojë kredo politike. Të paktën kështu fiton mbështetjen e bazës. Por, me kalimin e kohës, kur gjërat zbardhen duket se humbjet do të jenë edhe më të thella./ CNA.al
Ministri Xhafaj priti në takim z. Peter Henzler, zv.Presiden...
Më datën 19 të këtij muaji, këngëtarja e njohur Enca do të f...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Ndërkohë që të gjthë i kishin sytë te tapeti i kuq i “AMA”-s...
Sipas “Radar Online”, aktorja Philips ka thënë se ngacmimi i...
Policia e Vlorës ka vënë në pranga një biznesmen 54-vjeçar, ...
Çdo person inteligjent në botë duhet të falenderojë nënën pa...
Kryeministri Rama ka reaguar pas akuzave të kreut të PD, Lul...
Kur kryen një operacion plastik rezultatet nuk dalin gjithnj...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi zhvilloi sot një takim me ...
Pas një periudhe të gjatë, është rishfaqur në ekran Edmond K...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është thirrur p...
Prokurori i Tiranës Arben Nela u shkarkua nga Komisioni i Pa...
Pasi Prokuroria foli duke zbuluar inskenimin e Partisë Demok...
Një aksident me pasojë lëndimin e tre shtetasve ka ndodhur d...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklarat...
Është shpallur në kërkim këngëtarja Elvana Gjata e cila ësht...
Një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e një personi ka ndo...
Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë një prej të fortë...
Pas publikimit të fotos së tij me një personazh ish-të dënua...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...