Pasuri me burime kriminale/ Sekuestrohen pronat e një shtetasi me vlerë marramendëse
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Prokuroria ka dalë me një përfundim, audio-përgjimi i servirur nga deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i Albert Veliut, pra “Babales” me Agron Xhafajn është një montazh, që ka pasur edhe aktorë.
Nga ana tjetër deputeti Ervin Salianji i skuqur në studiot televizive kërkon të rrëzojë ekspertizën, duke thënë se është bërë ekspertizë e audios që është paraqitur në media. Në fakt Prokuroria ka bërë ekspertizën e audios që ka dorëzuar PD-ja. Megjithse pretendohet se nuk është origjinal audio-përgjimi i dorëzuar në Prokurori, pasi është me ndërhyrje. Nuk është origjinalja sepse audio-përgjimi që është dorëzuar është me titra dhe është audio-përgjimi që i është servirur mediave.
Por kjo pak rëndësi ka, rëndësi ka një tjetër detaj.
Le të marrim të mirëqenë faktin se audio-përgjimi është i vërtetë. Çfarë vlere ka ai sot dhe përse i duhej PD-së apo Lulizm Bashës në atë kohë?
Audio-përgjimi ka muaj e muaj që është bërë gati, por është ruajtur për shumë kohë nga Lulzim Basha dhe është hedhur gati në fillim të verës, ndoshta për të filluar pushimet e tij të qeta. Për të qenë më rehat gjatë sezonit veror. Për të pasur mundësi të flinte i qetë, të kalonte verë të qetë dhe të ndizte ndërkohë skenën politike.
Fillimisht pati një kauzë ishte kauza e vëllait të ministrit të Brendshëm, ajo që filloi të denoncohej nga deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj dhe këshilltari, Gazmend Bardhi. Pra deputeti Alibeaj dhe këshilltari Bardhi ngritën një kauzë shumë të fortë, atë të faktit se vëllai i ministrit Xhafaj ishte i dënuar për trafik ndërkombëtar droge dhe për më tepër prej 5 vitesh, edhe pse i kërkuar nga Interpoli lëvizte i lirë në Shqipëri.
Një fakt që drejtonte gishtin tek ministrit i ri i Brendshëm dhe një kauzë që minimalisht duhet të kishte çuar në dorëheqjen e Fatmir Xhafajt, i cili duhet të ishte larguar menjëherë sapo qenë verifikuar si të vërteta të gjitha akuzat e PD-së. Por kjo nuk ndodhi dhe gjatë rrugës shpërtheu skandali “Babale”. Pra nuk ka pse i duhet askujt për asnjë gjë skandali “Babale”. PD-së dhe politikës i mjaftonte qëndrimi dhe dokumentat e nxjerra nga Enkelejd Alibeaj e Gazmend Bardhi.
Ligjërisht dhe politikisht gjithçka mbyllej këtu. Duke qenë se nuk u zgjidh dot kjo, u gjet një nga këto lojra-luftat qesharake, një nga këto tollumbacet “Babale” që tashmë të kthehen në bumerang, që kanë një kosto politike të paimagjinueshme. Një veprim i tillë hedh në erë jo vetëm një kauzë si ajo e ngritur nga deputeti dhe këshilltari, por i jep kosto dhe për shumë e shumë kohë hedh në erë gjithçka ke ngritur politikisht mirë, apo keq në këto vite.
Dhe këtë e bëri Lulzim Basha me deputetin e tij Ervin Salianji me “Babalen”, prandaj tashmë nuk kanë më asnjë vlerë, edhe sikur audio-përgjimi të jetë i vërtetë nuk ka asnjë pikë vlere, kjo nuk i duhet më askujt.
Mjaftonte për të gjithë ajo çka ishte thënë për dënimin e vëllait të ministrit, inskenime dhe skenarë të ngritura me “Babale” dhe audio-përgjime tashmë nuk i beson më askush. Palët janë kthyer në të neveritëshme. Njëra akuzon, tjetra i përgjigjet me një kundër akuzë, njëra nxjerr një foto, tjetra nxjerr dy, njëra nxjerr një audio, tjetra nxjerr tre përgjime e kështu me radhë. Shqiptarët nuk besojnë më asnjë palë dhe prandaj “Babalet” dhe babalizmat e servirura nga Ervin Salianjet e Lulzim Bashës nuk i duhen askujt.
Mjaftonte kauza e ngritur, çështja që PD- po bënte publike, të cilës i hodhi një kovë me ujë dhe e fiku, duke përdorur audio-përgjime me montazhe si rasti i “Babales” që edhe në qofshin të vërteta, për shkak të atyre që i përmendëm më lartë nuk i interesojnë më askujt dhe nuk kanë asnjë pikë vlere. Mjaftonte kauza e parë ishte një njollë e zezë për qeverinë, por edhe atë njollë mesa duket Lulzim Basha, ia hoqi me dorën e tij dhe të deputetit të tij, Ervin Salianji./ CNA.al
Emisioni Real Story ka zbuluar të gjithë rrugën e ndjekur ng...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një bashkëbi...
Çështja “Babale” tronditi muaj më parë politikën shqiptare d...
Pas atentatit në ish-bllok, ku humbi jetën Fabian Gaxha dhe ...
Ish-zv/drejtori i policisë së Tiranës, Erzen Breçani është b...
Përgjimet e bisedës telefonike mes ish-zv.drejtorit të polic...
Policia ka dhënë detaje të reja në lidhje me aksidentin, që...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qy...
Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë mesditës së sotme në T...
Shumë vajza dhe gra e kanë zili rininë e vajzave koreane të ...
Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji gjatë një inte...
Të gjithë e mbajnë mend rastin e Blerta Pepës, 16-vjeçarja e...
Janë shpallur datat e testimit me shkrim të aplikantëve për ...
Ditën e djeshme një “luftë” në rrjetet sociale u zhvillua me...
Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi masën e sigurisë ...
Kryeministri Edi Rama gjatë deklaratës që pati për mediat ng...
Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” pritet të sjellë sonte m...
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji mbrëmjen e dj...
Gjatë bashkëbisedimit të tij me gazetarët, Lulzim Basha ka r...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...