Foto- Avioni i "Blue Panorama" pëson defekt/ Kaos në Rinas
Problemet prej kohësh kanë shoqëruar kompaninë ajrore “Blu P...
Nga Mero Baze
Pas një pune rutinë një- vjeçare, socialistët u detyruan sot të bëjnë publike 7 propozimet e tyre për reformën zgjedhore në mënyrë të njëanshme, pasi Basha u tërhoq nga një qëndrim i qartë për reformën, duke gjetur arsye politike që nuk lidhen me reformën.
Edhe pse për muaj të tërë përfaqësuesit e tij kanë punuar bashkë me OSBE-në në Komisionin e Reformës Zgjedhore, ai ju nda Komisionit në momentin e fundit, për të mos qenë pjesë e propozimeve, për të cilat ndërkohë ka rënë dakord.
Po përse Basha i shmanget qëndrimit të tij zyrtar për reformën zgjedhore?
Arsyeja nuk është vendimi i tij për bojkotimin e zgjedhjeve. Ai është pasoja. E gjitha është më shumë një përpjekje për të shmangur ballafaqimin e tij me aleatët për këtë çështje.
Ajo që Lulzim Basha ka frikë të mbajë një qëndrim për reformën zgjedhore, dhe bën sikur nuk e ka mendjen, ka të bëjë me qëndrimin e tij hilanjoz ndaj partive të vogla në koalicion.
Partitë e vogla të koalicionit opozitar janë bashkuar prej kohësh dhe kanë një paketë të tyre propozimesh, të cilën e kanë kusht për bashkëpunimin me Partinë Demokratike.
Paketa është e tillë që kushtëzon shumë Partinë Demokratike dhe ul peshën e saj reale në raport me partitë e vogla të koalicionit, duke u ?gjobitur? prej tyre, në kompensim të besnikërisë politike që ato kanë treguar.
Lulzim Basha nuk ka asnjë shans t?i kënaqë orekset e tyre, por mbi të gjitha, nuk ka asnjë dëshirë.
Ai nuk ka ndërmend të kalojë në një sistem mazhoritar, siç kërkojnë ato, ose në ndonjë sistem proporcional kombëtar, nuk ka ndërmend të ndryshojë formulën e komisionerëve të KZAZ-ve, dhe as të bëjë ndonjë sistem preferencial, siç thotë dikush prej tyre.
Por mbi të gjitha, ai ka prioritet të mos hyjë në konflikt me ta.
Edi Rama për ta vendosur në pozitë edhe më të vështirë, ka deklaruar se qeveria është e gatshme ta lërë në dorë të PD-së, të zgjedhë për ndryshimet në sistemin zgjedhor, me kushtin që ato ndryshime t?i certifikojë OSBE.
Kjo e ka vënë Lulzim Bashën në pozitë të vështirë, pasi ai nuk ka se si t?u dredhojë kërkesave të aleatëve, pasi praktikisht Edi Rama e ka bërë atë zot të reformës zgjedhore.
Ai i ka dhënë praktikisht Bashës të gjithë pushtetin për të bërë ndryshimet që do dhe që pranohen nga OSBE.
Është pikërisht ky pozicion që Bashën e torturon më shumë se çdo akt tjetër i Edi Ramës. Në këto momente, nëse ai merr përsipër atë që i ka ofruar Edi Rama, ai shkatërron koalicionin e tij, pasi ai nuk ka ndërmend të plotësojë asnjë kërkesë të partive të vogla.
Dhe duke qenë se Rama i ka lënë dorë të lirë, ai ka preferuar braktisjen në momentet e fundit të Komisionit të Reformës Zgjedhore, me arsye tërësisht të paqarta dhe sebepe që nuk kanë lidhje me reformën.
Në një farë mënyre, ai po bën sikur nuk e ka mendjen tek reforma dhe se atë e paraqet si problemin më të vogël.
Në fakt, e ka problemin më të madh, pasi qëndrimi ndaj reformës dikton fatin e koalicionit të tij me partitë e vogla.
Dhe ai më mire preferon t?i ketë ato në krah e të mos ketë fare reformë, se sa të bëjë reformën dhe të humbasë ato. Se pastaj i bie të humbasë dhe zgjedhjet, dhe aleatët. Kështu humbet vetëm zgjedhjet.
Problemet prej kohësh kanë shoqëruar kompaninë ajrore “Blu P...
Një fëmijë nga fshati Qeramec, i Bulqizës është transportuar...
Mbrëmjen e sotme emisioni “Fiks-Fare” do të paraqesë një tje...
Gazetari i kronikës Artan Hoxha ka thënë se duke u marrë një...
Avokati Altin Goxhaj në një postim në rrjetet sociale ka tre...
Mbrëmja e djeshme ka qenë tronditëse për kryeqytetin, pasi s...
Gazetari investigativ Artan Hoxh gjatë një interviste në Rep...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka lëshuar akuza të ash...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin një qyte...
Tashmë, stili, klasi, thjeshtësia dhe origjinaliteti që mark...
Këngëtarja Elvana Gjata që prej mbëmjes së djeshme është në ...
Gazetari Artan Hoxha gjatë një interviste në emisionin”Repor...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka përgëzuar Policinë Shqip...
Ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e ish-bllokut,...
Kur blen çanta, natyrshëm kërkon diçka që s’del kurrë nga mo...
Reperja e njohur ka rrëfyer dhunën e saj në familje .Nicky k...
Të qënit në moshë të re, për femrën është edhe një mundim ps...
Reperja e njohur Nicki Minaj ka realizuar një set fotografik...
Kreu i grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili LSI, Petrit...
Partia Socialiste ka bërë gati draftin për Reformën Zgjedhor...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...