Reforma Territoriale/ PD kërkon shtyrjen e afatit të komisionit
Komisioni i Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoria...
Komisioni i Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoria...
Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev nga e marta do të nisë konsultimet me partitë politike lidhur me votimin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvend për zbatimin e marrëveshjes me Greqinë.
Bisedimet do të përfshijnë të gjitha partitë, si VMRO DPMNE-në e opozitës ashtu edhe partitë politike shqiptare, me qëllim sigurimin e dy të tretave, apo 80 vota në Kuvend, të cilat shumica parlamentare nuk i ka.
Shumica parlamentare aktualisht ka 72 deputetë, por edhe kjo shumicë është e diskutueshme bazuar në qëndrimet e dy partive të vogla opozitare shqiptare, që kanë katër deputetë e që edhe para referendumit kanë bërë të ditur se ndryshimet kushtetuese mund t’i kushtëzojnë me avancimin e statusit juridik të shqiptarëve përmes ndryshimit të disa amendamenteve që kanë të bëjnë me preambulën dhe gjuhën shqipe.
Paralajmërimi i kreut të qeverisë vjen pas referendumit, i cili edhe pse nuk kaloi pragun prej 50 për qind vlerësohet i suksesshëm nga koalicioni ?Për Maqedoninë Evropiane?.
Zaev ka thënë se shumica absolute e qytetarëve apo rreth 600 mijë persona që kanë dalë në referendum kanë votuar për marrëveshjen, që paraqet mbështetjen më të madhe që ka arritur ndonjëherë ndonjë koalicion në ciklet zgjedhore.
Por, lideri i opozitës, Hristijan Mickovski mbetet në qëndrimin se referendumi ka dështuar, dhe madje në një postim në rrjetin social Facebook, ai marrëveshjen me Greqinë e ka quajtur ?të vdekur? ndërsa ka akuzuar pushtetin për falsifikimin e të paktën 50 mijë votave.-raporton REL.
Sa i përket ndryshimeve kushtetuese, Mickovski ka thënë për mediat maqedonase, se asnjë deputet i VMRO- DPMNE-së, nuk do të votojë për kërkesën e kryeministrit Zoran Zaev dhe madje ka kërkuar që këtë të mos e bëjnë edhe deputetët e tjerë në Kuvend. Mickovski ka thënë se VMRO-ja është e gatshme për zgjedhje të parakohshme, por vetëm nëse paraprakisht plotësohen kushtet e saj.
?Ne kërkojmë dorëheqjen e parevokueshme të prokurorit të përgjithshëm dhe zgjedhjen e një prokurori të ri me propozim të opozitës, zgjedhjen e qeverisë së re teknike me pjesëmarrjen edhe të VMRO-së në bazë të marrëveshjes së Përzhinës, ashtu siç është vendosur edhe me ligjin e miratuar në Kuvend, e cila do të ketë mandat vetëm se për organizimin e zgjedhjeve?, ka deklaruar Mickovski.
Kryeministri Zoran Zaev ka thënë se në rast se nuk arrihet mbështetja për ndryshimet kushtetuese, atëherë zgjedhjet do të ishin të pashmangshme, e madje si datë për mbajtjen e tyre ka përmendur 25 nëntorin.
Ndërkohë, përgjegjësi për gjendjen e krijuar dhe dështimin e referendumit ka kërkuar presidenti Gjorge Ivanov, në një paraqitje para opinionit. Ivanov kërkoi që të respektohet vendimi i popullit, i cili, sipas tij, ?e hodhi poshtë marrëveshjen e dëmshme për emrin?.
Kreu i shtetit i dërgoi porosi edhe bashkësisë ndërkombëtare, e cila, sipas tij, po përzihet në punët e brendshme të Maqedonisë, duke kërkuar që të mos imponojë zgjidhje në kundërshtim me vullnetin popullit.
Mbyllja e shkollës 9-vjeçare në fshatin Mengël të Elbasanit ...
Pas daljes në media të Xhsiela Malokut, e cila mohoi kategor...
Që prej kohës kur janë martuar Marina Vjollca dhe Getoar Sel...
Në Gjykatën për Krimet e Rënda, nën masa të rrepta sigurie, ...
Cardi B ka shkuar të japë deklaratën e saj në Polici, pasi d...
Reperja Cardi B ka pushtuar faqet rozë gjatë kësaj periudhe ...
Një nga trendet e reja të stilistëve për vjeshtën e këtij vi...
Capital T ka vendosur të jetë sa më pranë fansave të tij dhe...
Çiftet që përpiqen të kenë një fëmijë së bashku mund të përf...
Kukullat e seksit u pompuan si një nga risitë që do sillnin ...
Ajo vendosi muajt e fundit që të ndryshonte stilin e jetesës...
Duket se jeta e saj vitet e fundit po përballet me shumë të ...
Ndërsa partitë opozitare vijojnë të bojkotojnë komisionin Pa...
Pas mesazhit që Rexhep Rraja i adresoi kryedemokratit, Lulzi...
Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi ...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës Bledar Abdullai u bë pjesë e ...
Presidenti Ilir META u prit në Uashington, në Senat, në një ...
Djali i deputetit Rrahman Rraja ka dalë sot para gjykatës së...
Ferhat bëhet dyshues se çifti po u fsheh diçka. Asllë i lute...
Ditën e sotme Gjykata e Krujës ka njohur me masën e sigurisë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...