Zbardhen të tjera detaje/ Gjenden 3 armë në stanin ku fshihej Braçellari
Hetimet për ngjarjen e rëndë në Lozhan, ku si pasojë e shk...
Hetimet për ngjarjen e rëndë në Lozhan, ku si pasojë e shk...
Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka reaguar pas deklaratës së presidentit grek Pavlopulos, i cili gjatë ditës së djeshme deklaroi se çamët nuk i kishin ndjekur nga tokat e tyre, por se ishin larguar vetë.
Pavlopulos gjatë fjalës së tij tha se çamët kanë ndihmuar nazistët dhe se u larguan që mos të dënoheshin për krime ndaj njerëzimit.
Lidhur me këto Idizi në një deklaratë për mediat ka thënë se në vitet 1944-1945, janë vrarë barbarisht 2771 civilë nga Çamëria dhe se Greqia kurrë nuk tregoi një dokument apo një foto që vërteton se shqiptarët e Çamërisë kanë pasur lidhje me nazi-fashistët.
Gjithashtu, ai është shprehur se deklaratat janë të papranueshme dhe pret reagimin e kryeministrit Rama dhe te ministrit Bushati.
Deklarata e plotë
Shqipëria nuk ka një sovranitet të kufizuar nga Republika e Greqisë dhe e ardhmja e saj në strukturat Europiane dhe Euroatlantike nuk varen nga Greqia dhe prandaj deklarata më e fundit, e një cikli deklaratash e Presidentit Grek Pavlopulos, është një monolog krejt i vjetëruar dhe pa vend.
Zoti Pavlopulos ju thoni se ?Çështja Çame është një çështje nderi? për ju, dhe këtu keni të drejtë, ashtu si edhe për ne, Çështja Çame është një çështje Nderi dhe Drejtësie.
Sepse jeni treguar krejt hipokritë dhe të pandershëm me popullin grek dhe me popullin shqiptar, në trajtimin e shtrembërur historik të kësaj Çështjeje.
Në gjyqin farsë të Janinës, ju nuk provuat dot kurrë se kishte kriminelë lufte nga rradhët e popullsisë Çame dhe me të drejtë nuk kërkuat kurrë se ku janë ?fshehur? këta kriminelë që nuk kanë ekzistuar kurrë, por ishin vetëm një shpikje qëllimkeqe e djallëzore me paramendim.
Kurrë nuk treguat një dokument, një foto, një formacion të Shqiptarëve të Çamërise me nazi-fashistët.
Ndërkohë keni harruar me qëllim, simpatitë pronaziste dhe idologjinë fashiste të diktatorit fashist Metaxa, që përshëndeti pushtimin fashist të Shqipërisë nga Italia në vitin 1939.
Harroni qëllimisht zotin Joanis Relis, kryeministrin Kuisling, pro fashist dhe nazist, dënuar nga gjykatat Greke si Kolaboracionist, porse kjo nuk e pengoi të birin e tij që në vitin 1980, të vinte në krye të Greqisë si Kryeministër.
Ju harroni qëllimisht zoti Pavlopulos, se në vitet 1944-1945, janë vrarë barbarisht 2771 civilë nga Çamëria dhe më konkretisht: Në fshatin Filat u bë një shfarosje e 1286 personave, burra, gra e fëmijë. Në Igumenicë u vranë 192 persona, në Paramithi dhe rrethina u masakruan 673 qënie njerëzore të pafajshme, ndërsa në Pargë 620 persona të tjerë.
Harroni zoti Pavlopulos që u dogjën dhe u plaçkitën 5800 shtëpi dhe 68 fshatra, në ato kohë të tmerrshme masakrash që nuk mund të përshkruhen.
Nuk ka asnjë të dhënë që Çamët, vranë, dogjën dhe masakruan veten e tyre, por ishin viktima të një genocidi të mirëfilltë dhe mirëorganizuar.
Ata që kanë bërë këto masakra si Napolon Zerva, i keni nderuar me monumente dhe mirë keni bërë, se kështu keni përjetësuar krimin dhe turpin e tyre dhe tuajin.
Mbas kaq vitesh, vini e na thoni se Çështja Çame është për ju një Çështje nderi dhe drejtësie dhe unë ju ftoj, ta vendosni në vend Nderin dhe Drejtësinë, me kokë lart dhe jo të përmbysur, ashtu si edhe vijoni ta bëni edhe sot.
Por mbi të gjitha, është i tepërt guximi juaj antihistorik, që pa bërë më parë drejtësi dhe një spastrim historik në shtëpinë tuaj, duke rreshtuar fakte dhe provat, që ju nuk i keni ndërsa ne i kemi, që vini e përzieni në mënyrë kaq arrogante në punët e brendëshme të Republikës së Pavarur të Shqipërisë.
Po pres reagimin zyrtar të kryeministrit shqiptar dhe të ministrit të jashtëm Bushati, të cilët bëjnë sikur nuk shohin e nuk dëgjojnë, këto deklarata të papranueshme, antihistorike dhe kërcënuese për integrimin europian të Shqipërisë.
Zoti President i Greqisë, mesa duket si pasardhës i atyre që dogjën me Napalm në mes të Athinës partizanët Grek të EAM- it, e që i keni në Parlamentin Grek si nazistët e Agimin të Artë, si Partia e Ekstremit të Djathtë të Pamenosit, ju po vetakuzoheni si i tillë, si pasardhës të atyre që duan të bëjnë masakrën e tretë të Çamërisë.
Ne Shqiptarët e Çamërisë nëpermjet dialogut kemi kërkuar drejtësi Europiane në mënyrë që ti vemë ?melhem? plagëve midis dy popujve tanë, por po i kujtojmë jo popullit Grek, por pasardhësve të Napolon Zervës që të jenë të kujdesshëm, se plagët janë tonat e drejtesia është çështje kohe.
Sot shqiptarët duhet të mësojnë që vendi me të cilin Qeveria Shqiptare kërkon të firmose Marrëveshjen e Partneritetit Staregjik, nuk njeh Genocidin mbi Shqiptarët e Çamërisë nuk njeh shtetin e Kosovës dhe që mban ende në fuqi Ligjin e Luftës me Shqipërinë.
Duhet ta harrojnë një herë e mirë kokat e nxehta të Athinës dhe idiotët e dobishëm të Tiranës se rruga e Shqiperisë drejt BE, kalon nga Greqia.
Rruga jonë drejt familjes se vlerave Europiane, kalon vetëm nga Brukseli, Berlini, Roma, Parisi e Washingtoni!/CNA.al
Një udhëtim i qytetarëve në Turqi me kompaninë ajrore shtetë...
Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar për arr...
Javë më parë, mediat turke raportuan arrestimin e biznesmeni...
Policia ka ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim për një...
Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetet socia...
Pas arrestimit të djalit të deputetit socialist, Rexhep Rraj...
Pas arrestimit të djalit të deputetit socialist Rrahman Rraj...
Gjykata e Krujës vendosi masën arrest me burg për djalin e d...
Kim Kardashian ndodhet në New York së bashku me tre fëmijët ...
Të humbësh kontrollin e ”Versace” nuk është e rëndësishme, d...
Qeveria Rama 2 ka një Ministri të re. Prej gati një viti fun...
Gjykata e Krujës ka lëshuar ditën e djeshme urdhër-arrestin ...
Ylli i One Direction, 25 vjeç, i është lutur Enrica Petronga...
Taylor Swift ka qenë e lidhur, me aktorin britanik Joe Alwyn...
Ka disa gjëra që burrat i duan por nuk guxojnë t’u thonë gra...
Gazetari investigativ Artan Hoxha me anë të një statusi në r...
Ish-kompania numër një në Shqipëri dhe e para mobile, pra pë...
Nëse ka një gjë që duam të gjithë, është të jemi të lumtur. ...
Për ata që janë shumë të zënë dhe për përtacët që zgjedhin t...
Myku është një parazit që zakonisht rritet më lehtë në kusht...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...