web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Në Shqipëri, aty ku jeta vlen shumë pak”/ Copëza nga udhëtimi për në vendlindje

29 Shtator 2018, 15:25, Aktualitet CNA

Nga Ygerta Qerreti

Sapo ra alarmi, ora shënon 8:30 dhe mëngjesi i të shtuanve është ai më i mrekullueshmi, sepse më gjen gjithmon pranë familjes. Ndonëse kanë kaluar 5 vite ata më presin me të njejtin mall, si herën e parë kur shkova në shtëpi, pasi isha shkëputur për të nisur studimet e larta.

Bëhem gati dhe nisem për tek terminali i autobuzëve ndërqytetas, i cili ndodhet tek ?Sheshi Shqiponja?. Që prej së largu dëgjohen fatorinot që mbledhin pasagjerët.

?Pse duhet të bërtasin hajde Lushnje, hajde Fier e të tjerë emra qytetesh, kur çdokush e di destinacionin e tij?,- kjo është fraza që më vjen gjithmon në mendje, sapo i shoh ata.

Pas gjysmë ore pritje në vapën e tmerrshme, nisemi. Çdo ditë, thuajse në këtë orar ?Sheshin Shqiponja? e gjen të rënduar nga trafiku.

5 minuta na është dashur të prisnim tek dalja e terminalit, më pas 5 minuta të tjera për të përshkuar rrethrrotullimin që t?i drejtoheshim autostradës Tiranë-Durrës.

Thonë se sa herë udhëton për në vendlindje mendimet të pushtohen nga kujtimet e fëmijërisë, por me mua nuk ndodh  kështu. Çdo herë pamja që më serviret gjatë kësaj rruge më bën të mendoj se si është e mundur që ende nuk është bërë asgjë për të përmirësuar trafikun.

E si mundet njeriu i shkretë të mendojë për kohën kur i vetmi shqetësim ishte a do e fitoj lojën sot. As unë nuk mundesha me atë radhë kilometrike që kisha para syve.

Kjo nuk është e vetmja gjë më mundon, por lodhja bën punën e saj…

Preferoj të ulem gjithmon nga dritarja dhe të shijoj rrugën.

Në të djathtën time shoh pasagjerët, që të inatosur pijnë ujin e ftohtë që kanë marrë me vete dhe fshijnë djersët. Janë të acaruar me shoferin dhe fatorinon, kjo dihet tashmë. Ata i lënë kondicionerët në nivelin më të ulët të mundshëm saqë thuajse nuk ndjehen fare. Qytetarët reagojnë, por ky tashmë është bërë refren i përhershëm edhe shoferi se prish terezinë.

Rruga vazhdon. Ne ende jemi në autostradën Tiranë-Durrës. Atje tutje më shfaqet një mbikalim makinash, i cili mi shpërqendron mendimet.

?Ai nuk duket ku ka hyrjen e ku ka daljen?,- mendoj me vete. Sapo e kalojmë në të dyja krahët duken rrugët e tij dhe dy makina që zbresin. Rrugët janë të pashtruara, pluhur i gjallë dhe afërmendësh në dimër të baltosura.

Tashmë kaluan 50 min dhe ne jemi ende në autostradën Durrës-Plepa. Prej thuajse dy vitesh, në këtë aks ku makinat pa frikë ecin me 90 km/h, rruga ndërpritet nga një semafor.

Semafori është vënë pas një aksidenti, i cili i mori jetën një personi. Sipas pushtetit vendor zgjidhja ideale për të shmangur të tjera viktima ishte vënia e një semafori, i cili lejon ende kalimin e qytetarëve që nuk e respektojnë atë në rrugë, njëkohësisht shkakton edhe radhë të pafundme trafiku, sidomos verës.

?Në këtë rast më efiçente do të ishte ndërtimi i një mbikalimi, që u siguronte qytetarëve jetën dhe nuk krijonte trafik?,- mendoj unë.

Kalojmë semaforin dhe vijojmë rrugën. Tutje, tek vendi i quajtur ?Mali i Robit?, dy persona humbën jetën kur u përplasën nga një makinë. Ata ishin duke pritur një mjet që t?i transportonte në vendin që donin. Sot pash sërish në të njejtin vend disa qytetarë. Lutem që shoferët, mos bëjnë ndonjë gabim në drejtimin e mjetit, sepse kjo do të ishte fatale.

Gjatë gjithë rrugës ndërmend më vinte një fragment që kisha lexuar në gjimanz nga libri “Gjuhetari Balonave”. Personazhi i këtij libri ndihet i huaj gjatë kthimit për në qytetin, ku kaloi fëmijërinë e tij. I njejti proces ndodh edhe me mua sa herë kthehem në qytetin tim.

Gjatë kësaj rruge kupton edhe mjerimin e Shqipërisë. Diku aty pasi kalon Rrogozhinën të shfaqet një fëmijë jo më shumë se 11 vjeç. Prej vitesh më kujtohet shikimi i tij i vrarë teksa mban në duar misra, bajame, lajthi, kjo varet nga stina. Shikimi I tij vritet sa herë shoferat nuk ndalojnë. E kur ndalojnë buzëqesh hidhur. E kur askush nuk I blen asgjë, ai zbret pa u ndier me lotët që janë gati ti shpërthejnë.  Ai fëmijë duhet të ishte në bankat e shkollës, por jo, atij I ka rënë barra si shumë fëmijëve të tjerë të mbajnë familjen.

Vështrimi I tij i vrarë dhe pa shpresë dhe ëndërra, më shkëput nga udhëtimi. Nuk e di, por vështrimi i tij më ka paralizuar mendimet dhe pyes veten a është e drejtë të lihen rrugëvs fëmijët?!

Mendimet mi ndërpret zëri shoferit ” Arritëm zbrisni”. Se kuptova se si kishim arritur aq shpejt. Zbrita I hodha edhe njëherë sytë nga furgoni dhe e kuptova se ndihesha si personazhi I ” Gjuhetarit të balonave…. Ai u kthye në Kabul, kryeqytetin e Afganitanit e ashtu si atje edhe në Shqipëri jeta vlen shumë pak./ CNA.al

 





Lajmet e fundit nga