Zbulohet baza e prostitucionit në Tiranë
Policia e Tiranës ka goditur disa baza prostitucioni të cila...
(Në vend të një replike miqësore me Ylli Manjanin)
Ylli Manjani ka të drejtë kur thotë se opozita nuk duhet ta personalizojë betejën me emrin e kryeministrit, por duhet të godasë fort sistemin e tij. Edhe pse ish-ministër i Edi Ramës në qeverinë e mëparshme, ai nuk ka të sharë si zë këmbëngulës opozitar, sidomos pas zgjedhjeve të fundit.
Nuk do t’i hiqja asnjë presje thirrjes së tij, sikur t’i drejtohej dikujt tjetër dhe jo njeriut të gabuar. Ndaj them se Manjani, megjithëse nuk e ka keq, ka ngatërruar adresë. Sepse ajo ftesë nuk ka asnjë lidhje me Lulzim Bashën, i cili nuk ka asgjë me sistemin e korruptuar, që po aplikon me “sukses të plotë” Edi Rama sot, por që për ta ngritur nuk e ka meritën vetëm ai.
Përkundrazi, atij i pëlqen shumë kështu siç është, pa i lëvizur asnjë tullë mundësisht, ndaj edhe të vetmin problem e ka me emrin. Dhe po investon shumë që t’i vijë një ditë radha, jo duke luftuar që ta ndryshojë, por thjesht duke pritur që vetë koha të rrëzojë atë që mendon se i ka zënë vendin.
Ndaj nuk dëgjon asnjë fjalë për reformën zgjedhore prej tij, asnjë qëndrim për ndyshimet kushtetuese të 2008-ës, ndaj nuk ka asnjë fjali për goditjen e partitizmit, për rrënimin e frikshëm të institucioneve nga pazaret politike, por thjesht ka çdo ditë dhe do të ketë në vazhdim vetëm demonizim të kundërshtarit deri në marrëzi.
Sepse për drejtuesin e opozitës zyrtare sistemi politik aktual është një lopë pjellore që duhet mjelë, por thjesht duhet të ndryshojmë duart. Sepse e gjithë karriera e tij politike, por që shkëlqimin e vet e ka pasur në 5 vitet e fundit, ka qenë ilustrimi më i mirë i kësaj që unë po them.
Mirëpo, ose duhet të jesh idjot politik, ose ke një mision tjetër për të përmbushur, në rast se mendon që këtë qeveri mund ta rrëzosh nga pushteti, pa i goditur sistemin që e mban, por vetëm duke i sharë udhëheqësin.
E para, se historia e këtyre 28 vjetëve në Shqipëri ka treguar se e majta në kushtet, kur krijohet perceptimi se të gjitha palët janë njësoj, ka një rezervuar më të madh votash në dispozicion për ta marrë ose ruajtur pushtetin. Dhe se Partia Demokratike ka arritur të fitojë vetëm atëherë kur ka bërë diferencën në moral dhe parimësi me kundërshtarin e vet politik.
Por mbi të gjitha, e dinë edhe fëmijët e kopshtit tashmë në Shqipëri që socialistët janë më specialista, siç thonte (rahmet të ketë) Pjetër Arbnori në këto punët e korrupsionit, lidhjeve me krimin dhe blerjes së votave.
Ndaj edhe mendoj se, jo vetëm e djathta, por e gjithë shoqëria shqiptare, është sot peng i kapjes së opozitës nga një lidership i gabuar, i cili praktikisht është kthyer në patericën e një qeverie të paaftë dhe të korruptuar. Që mbi të gjitha, as nuk e do, as nuk bën sikur, e jo më ta ndërtojë me gjithë mend një alternativë të shëndoshë pushteti në Shqipëri, jashtë përfitimeve marrendëse që vijnë prej grabitjes dhe abuzimeve me fondet publike.
Po të ndiqni debatin politik sot në vend të krijohet përshtypja sikur jemi në kulmin e fushatës elektorale. Madje duket sikur jemi në zgjedhje parlamentare, dhe para atyre vendore, aq e ashpër është gjuha dhe aq të forta tonet. Në fakt, pak më shumë se një vit më parë, ne ishim realisht në fushatë, por atëherë situata ishte krejtësisht tjetër, paqja dhe harmonia qiellore mbretëronte kudo. Sepse Luli, kur duhet të bëjë luftë, futet në pazar, kur duhet të bëjë kompromis, e ke me kokë në betejë.
Unë dua ta shaj shumë qeverinë dhe Edi Ramën, por le të vijë dikush e të më tregojë që edhe për këtë problemin duhet ta kërkojmë tek kundërshtari e jo tek vetja jonë. Dhe ky është vetëm një shembull i zbehtë i asaj që Lulzim Basha është njeriu i gabuar, në kohën dhe vendin e gabuar.
Por le të mos shkojmë aq larg, sepse ne shqiptarët nuk shquhemi për kujtesë afagjatë. E kishte me sistemin apo me emrat Lulzim Basha atë teatrin e shëmtuar me gjoja platormë antimafia dhe antikorrupsion?
Nëse do ta kishte me sinqeritet, do të duhet të premtonte solemnisht që kur opozita të vinte në pushtet, do të ndalonte çdo praktikë konçensionesh dhe PPP-sh, si dhe do të shfuqizonte të gjitha ato që kishin bërë qeveritë para saj. Ky do të ishte parimi, i drejtë apo i gabuar, ç’rëndësi ka. Por do të ishte vendim politik. Çfarë nevoje kishte të përmendeshin emra, sepse bizneset e kuptonin vetë se çfarë do t’i priste, gjithmonë nëse do kishte ndonjë prej tyre që e merr seriozisht Lulzim Bashën për ato që premton.
Por problemi është se Luli nuk ka ndërmend të ndalojë konçensionet, në rast se do të fitojë ndonjëherë, ndaj ai nuk mund ta thotë dot atë. Ai thjesht i quan konçensione të këqija, kur i bën Edi Rama, dhe konçensione të mira, në rast se do t’i bënte vetë.
Ndërsa emrat e atyre bizneseve, që dolën në tabelë të zezë, njësoj si tregtarët e 1945-ës, që do të paguanin tatimin e jashtëzakonshëm, janë prova e gjallë se në krye të opozitës zyrtare është thjesht një gjobaxhi i rëndomtë. Dhe unë i mbaj turpin në kurriz të gjithë atyre që u gëzuan dhe duartrokitën, sikur gjoja më në fund Lulzim Basha u trimërua dhe përmendi si të ishin trafikantë emra sipërmarrësish të nderuar, ndërkohë që nuk thanë asnjë fjalë kur të njëjtët emra u publikuan në borderotë e kompanive të kunatit dhe gruas së tij./CNA.al
Policia e Tiranës ka goditur disa baza prostitucioni të cila...
Lulzim Basha, aktualisht kreu i PD-së, kur mori drejtimin e ...
Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkua...
Vendosja e kioskave të reja në Tiranë ka krijuar jo pak shqe...
Edhe përse mund t’ju duket një përjetësi ai moment, orgazma ...
Çagatay Ulusoy është ndër aktorët më të dashur në Shqipëri, ...
Jemi mësuar që Lori Hoxhën, ta shohim gjithmonë me flokët e ...
Meghan Markle dhe Kate Middelton që kur janë bërë pjesë e fa...
Inat dhe konflikte? Mesa duket jo më. Kim Kardashian mendohe...
Në 1962, 2 shkencëtarë zhvilluan një formulë dashurie, me nd...
Këngëtarja Enca Haxhia do të publikojë së shpejti këngën e s...
Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka bërë histo...
Policia e Maliqit ka vënë në pranga 32 vjeçarin, Pajtim Igri...
Një 27 vjeçar nga Mati pas një konflikti, ka tentuar ti djeg...
Policia e Korçës ka vënë në pranga 44 vjeçarin, Artur Buzi, ...
Gjykata e Krimeve të Rënda, caktoi masën e sigurisë “arrest ...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës, Damian Gjiknuri...
Policia e Janinës ka sekuestruar 12 kg marijuanë. Lënda nark...
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot masën e sigurisë për...
Kompania “Michael Kors Holding Ltd” është pranë një marrëves...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...