Financimi i kullës së Ervin Matës/ Plug: Mbi 28 milionë euro autofaturime për kompanitë e lidhura me Vilma Nushin
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Avokati Spartak Ngjela ka bërë një analizë të historisë së Shqipërisë dhe faktorit shqiptar në Ballkanin Perëndimor.
Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Ngjela shkruan se ?pikërisht te Çamëria e shkatërruar me genocid antishqiptar do vijë sot e do të bëhet Thëmbra e Akilit ku duhet të mbështetet fillimisht politika amerikane, për ta trajtuar realisht njëlloj si çështja e Kosovës edhe çështjen e Çamërisë. Se pastaj, procesi shqiptar ecën vetë.?.
Ndërsa më tej, Ngjela shprehet se ?Shqipëria sot drejtohet jo vetëm nga injorantë të korruptuar, por edhe me politikanë të rangjeve të ulta dhe me kryeministra që janë të blerë nga Beogradi dhe nga Athina, aneksuesit e mëdhenj të territoreve shqiptare.?
Ndërsa në lidhje me Reformën në Drejtësi, avokati Ngjela shkruan se ?Reforma në Drejtësi, e formuluar nga Amerika dhe Gjermania do të sjellë likuidimin e të gjithë halldupëve të pavlerë që janë kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve.?.
Postimi i plotë:
Politika amerikane dhe bota shqiptare në Gadishullin Ilirik.
Pyetja që duhet të ngrihet këtu është kjo: pas konsolidimit të pavarësisë së Kosovës dhe krijimit të federatës shqiptaro-bullgare në Maqedoni, e cila duket se është në proces, a do t’iu drejtohet USA edhe shqiptarëve të Greqisë për t’iu dhënë atyre të gjitha të drejtat e mohuara nga ardhacakët e Mikroazisë dhe të një kishe greke që ka afër 150 vjet që është një detashment ushtarak i ngritur kundër shqiptarëve dhe gjuhës shqipe?
Po Vatikani a do t’i ekspozojë të gjitha dokumentet në mënyrë që të rishkruhet historia e shqiptarëve ashtu siç ka qenë, një heroikë antiosmane dhe në mbijetesë nga lufta shfarosëse që kanë dashur t’i bëjnë Arbërisë me asimilim rusët, serbët dhe osmanët?
Politika Austrohungareze ishte e para ajo që e kapi që, me përjashtim të kroatëve dhe sllovenëve, politika sllave në Ballkanin Perëndimor ishte kryekëput antiperëndimore, sepse drejtohej tërësisht nga Rusia.
Por, ishin austriakët dhe gjermanët gjithashtu që e kapën të parët se vetëm shqiptarët janë faktori vendimtar që Perëndimi të fitonte luftën kundër Rusisë në Ballkanin Perëndimor. Në të njëjtën kohë ishte dhe ndërhyrja amerikane që e mposhti valën më të madhe antishqiptare të traktatit të Londrës për aneksimin tërësor të territoreve të Shqipërisë dhe shuarjen e saj si shtet.
Ndërkaq, duhet të themi se e gjithë historia e Gadishullit Ilirik, që nga viti 1100 e deri më sot, ka qenë vazhdimisht një luftë kundër arbërit dhe gjuhës shqipe.
Pikërisht këtu, te shqiptarët, është mbështetur sot edhe filozofia amerikane për shkatërrimin e prezencës ruse në këtë zonë. Se pyetja mbetet të jetë kjo : me kë do të jenë pesëmbëdhjetë milionë shqiptarët e Gadishullit Ilirik?
Po cila ka qenë kapja amerikane dhe si ka ecur politika shqiptarë në Ballkanin Perëndimor?
Kapja amerikane ka qenë faktori specifik se vetëm bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor mund ta mposhtë egërsinë ruso-serbe në këtë zonë. Dhe, kjo kapje konsiston në faktin se të gjitha shtetet sllave të Ballkanit Perëndimor potencialisht janë të dominuar nga shqiptarët, sepse shqiptarët kanë qenë luftuar në mënyrë çnjerëzore nga serbët dhe, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia janë shtete sllave që janë ngritur mbi territoret shqiptare dhe me anë të genocidit antishqiptar.
Çlirimi i shqiptarëve, do të shkatërronte Rusinë në Ballkan – kjo ishte filozofia e re amerikane pas rënies së komunizmit.
Dhe ky proces filloi nga Amerika në vitin 1999 me çlirimin e Kosovës. Pastaj vijoi me Luftën e shqiptarëve në Maqedoni, fitimin e të drejtave nga shqiptarët dhe krijimi i shtetit të ri që do të vendoset brenda kësaj vjeshte. Tani dihet se luftën e UÇK-së në Maqedoni në vitet 2000 – 2001 e ka drejtuar politika amerikane.
Së shpejti pritet të dalë edhe republika shqiptare brenda federatës së shtetit të riemëruar maqedon, por procesi është ende në mes të ecurisë së tij, sepse pyetja që duhet të ngrihet është kjo:
Po të drejtat e shqiptarëve të persekutuar në Greqi, a do të kërkohen nga USA?
lll. Por ka edhe një sërë pyerjesh që janë edhe më kruciale: A e di USA që në Greqi vetëm arvanitasit dhe çamët janë proamerikanë?
A e di USA që nëse shqiptarët do të përkrahen, politika ruse humbet çdo shpresë në Greqi?
A e di USA se arvanitasit janë pjesa më e pasur e Greqisë?
A e di USA që çamët ortodoksë që i kanë shpëtuar genocidit antishqiptar janë pjesa më e persekutuar në rrafsh botëror?
A e di USA që nëse triumfojnë arvanitasit me gjuhën e tyre shqipe në Greqi, Rusia e humbet përfundimisht luftën kundër Amerikës në Ballkanin Perëndimor?
A e di USA që në Greqi nuk ka grekë, por vetëm shqiptarë dhe ardhacakë të Mikroazisë që e quajnë veten grekë?
A e di USA që historia e arbërit është e fshehur dhe që greqishtja e vjetër e Sokratit sot shpjegohet vetëm me gjuhën shqipe?
A e di USA që Çamëria është Shqipëri dhe shqiptarët nga Janina e deri në Prevezë janë vazhdimësi e shqiptarëve të Shqipërisë?
A e ka studiuar USA genocidin antishqiptar në Çamëri, e cila është vepër çnjerëzore më e rëndë se olokhausti i hebrejve?
Sigurisht që politika amerikane i di të gjitha këto, se tani këto ia ka hedhur në tryezë shkenca historike amerikane. Shqiptarët e Greqisë janë: shqiptarët e vjetër të Akropolit (arvanitsit) dhe shqiptarët e rinj si zgjatim i shtetit shqiptar: territoret nga Janina e deri Prevezë, ku sigurisht që hyn edhe Çamëria.
Por, pikërisht te Çamëria e shkatërruar me genocid antishqiptar do vijë sot e do të bëhet Thëmbra e Akilit ku duhet të mbështetet fillimisht politika amerikane, për ta trajtuar realisht njëlloj si çështja e Kosovës edhe çështjen e Çamërisë. Se pastaj, procesi shqiptar ecën vetë.
Zotërinj, historia është shkencë dhe historianët e mëdhenj amerikanë dhe britanikë e kanë zbërthyer plotësisht historinë nëntëqind vjeçare antishqiptare në Gadishullin Ilirik.
Po politika shqiptare në Shqipëri si e sheh këtë fenomen?
Shqipëria sot drejtohet jo vetëm nga injorantë të korruptuar, por edhe me politikanë të rangjeve të ulta dhe me kryeministra që janë të blerë nga Beogradi dhe nga Athina, aneksuesit e mëdhenj të territoreve shqiptare.
Reforma në Drejtësi, e formuluar nga Amerika dhe Gjermania do të sjellë likuidimin e të gjithë halldupëve të pavlerë që janë kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve. Kjo tani është një kastë politike që ka jetuar me korrupsion dhe me shitjen e interesit kombëtar.
Kurse politika e re shqiptare pa dyshim që do të ecë sipas doktrinës amerikane për bashkimin tërësor të të gjithë botës shqiptare në Gadishullin Ilirik, për të sjellë realisht frymën perëndimore në Ballkanin Perëndimor.
Mbrojtësit ligjorë të Emiljano Shullazit, Gilmando Danit dhe...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha i ftuar në emisionin “KAP...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha i ftuar në emisionin “KAP...
Policia e Korçës arrestuar 25 vjeçarin Martin Elezi, banues ...
Një studim i përpiluar që nga dhjetori i vitit të kaluar sje...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha i ftuar në emisionin “KAP...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Bal...
Paraditen e sotme në sheshin “Nënë Tereza” do të zbresin mbi...
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla nga foltorja ...
Ka nisur puna ditën e sotme për eleminimin e rrëshqitjes së ...
Gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit, kreu i grupit p...
Në Mynih të Gjermanisë ka nisur tashmë festivali më i famshë...
Aktori dhe këngëtari amerikan, Al Matthews, i cili pjesën më...
Nga Shaban MuratiNjë arsye shumë e fortë duhet ta ketë shtyr...
Marilyn e kaloi shumicën e fëmijërisë së saj në jetimore, se...
Hetuesit kanë zbardhur detaje të reja nga dosja e grupit “Ba...
Kryetari i PD, Lulzim Basha prej pak kohësh ka prezantuar ni...
Drejtuesi i Departamentit për Mjedisin në PD, Jamarbër Mallt...
Partia Demokratike ka prezantuar sot platformën kundër korru...
Shqipëria është bërë pjesë e listës së tregjeve ndërkombëtar...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...