Turizmi përshpejtohet në maj, hyrjet e të huajve rriten me rreth 16%
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka komentuar propozimet e kreut të opozitës Lulzim Basha për Vettingun e politikanëve.
Në një intervistë për gazetën ?Panorama?, Balla e ka cilësuar si propagandë këtë nismë të Partisë Demokratike.
Sipas socialistit, PD kërkon të pengojë hetimet e SPAK dhe BKH për politikanët e korruptuar dhe të inkriminuar.
Ndër të tjera Balla ka thënë, se propozimi i Bashës përjashton familjarët nga hetimi si dhe pengon ndëshkimin penal të zyrtarëve.
Intervista e plotë
Partia Demokratike ka propozuar një projektligj me anë të të cilit synon të kryejë vetingun në politikë. Kryeministri Rama është shprehur pro kësaj nisme, por kur të përfundojë vetingu në Drejtësi. Partia Socialiste është pro apo kundër realizimit të vetingut të politikanëve?
Ne jemi gati për veting, por për veting të vërtetë dhe prandaj kemi mbështetur që ditën e parë Reformën në Drejtësi dhe ngritjen e Prokurorisë Speciale Antikorrupsion dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit për të hetuar e ndëshkuar politikanët e korruptuar. Të gjithë shqiptarët e dinë se Lulzim Basha bëri gjithçka që të bllokonte vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke bojkotuar Kuvendin dhe duke u ngujuar për 3 muaj me radhë në çadër, bëri çmos të pengonte kështu institucionet e reja të Reformës në Drejtësi: Prokurorinë Speciale Antikorrupsion dhe Byronë Kombëtare të Hetimit, të cilat pas pak javësh fillojnë shpejt nga puna. Në fakt, e gjithë nisma e Lulit është një marifet, për t?i shpëtuar skanerit të këtyre institucioneve të reja, të cilat do të ngrihen pikërisht për të hetuar dhe ndëshkuar korrupsionin e politikës. E thënë shqip, kjo nismë është përpjekja e fundit e Lulit për t?i zënë rrugën me ferra Reformës në Drejtësi, ndërkohë që SPAK dhe BKH sigurojnë vetingun e politikës në shkallë shumë të gjerë.
A ka Partia Socialiste një variant të sajin për vetingun e politikanëve? Pasi Kryeministri Rama e ka përmendur më parë këtë nismë? Cili është ai?
Unë ju thashë më lart se jemi në një fazë finale të kurorëzimit të Reformës në Drejtësi dhe të ngritjes së institucioneve të reja të Drejtësisë së Re. Ndryshimet kushtetuese të para dy viteve kanë krijuar mundësinë që Prokuroria e Posaçme, pra SPAK-u, të ushtrojë ndjekjen penale dhe të përfaqësojë akuzën para gjykatave të posaçme për vepra penale të kryera nga zyrtarët e lartë publikë dhe janë përcaktuar kompetencat në Kod të Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Pra, dy institucionet e reja, SPAK dhe BKH sigurojnë vetingun e politikës në shkallë shumë më të gjerë. Dhe tani, pas muajsh përpjekjeje për të ndaluar Reformën në Drejtësi dhe ngritjen e SPAK dhe BKH, tani që institucionet kushtetuese janë në prag të nisjes së vetingut real të politikës, Luli vjen me një propozim që ka qartësisht qëllim propagandistik, me një ?gjoja? veting që: së pari, do u bëka nga vetë politikanët për veten e tyre, pra, unë do t?i bëj vettingun Sali Berishës, apo anasjelltas; së dyti, një palo veting që nuk merret me korrupsionin 27- vjeçar dhe me pasuritë e politikanëve; së treti, një veting që nuk merret me familjarët e politikanëve; dhe së fundmi, një veting që nuk merret me dënimin e politikanëve të korruptuar apo të lidhur me krimin. A është ky vetingu i vërtetë i politikës? Jo. Aspak. Deri me sot strategjia e Lulit ka qenë përbaltja ?me libër shpie? e kundërshtarëve të tij. Dhe Kryeministri Rama me të drejtë e tha se ne jemi gati për një veting ?me libër shpie?. Që të marrë fund njëherë e mirë balta dhe shqiptarët ta dinë kush gënjen, e kush thotë të vërtetën, kush është i korruptuar e kush jo. Shikoni në propozimin e Lulit, a ka ndonjë propozim si do të kalojë në veting kunati i tij, bashkëshortja e tij, vjehrri i tij, apo djali, vajza, kunati i Saliut?! Prandaj nuk mund të jetë ky veting i vërtetë. Sepse në ?vetingun? e Lulit synohet të amnistohen kunati, gruaja, vjehrri, djali, vëllai etj.. Prandaj kjo është një nismë shumë e dobët.
Gjatë mbledhjes se grupit jeni shprehur se nisma e PDsë është propagandë politike dhe se pengon Reformën ne Drejtësi. Nga se arrini në këtë konkluzion? Cila nga propozimet e PD-së e pengon Reformën në Drejtësi?
Nisma e Bashës është e dështuar edhe si propagandë politike pasi të gjithë e kuptuan menjëherë që përtej propagandës s?kishte veting të politikës, por politikë me vetingun, ndërkohë që përmes SPAK dhe BKH vetingun e politikës nuk e bëjnë vetë politikanët apo disa ?kukulla? të zgjedhura prej tyre, por organet e pavarura të drejtësisë dhe institucionet kushtetuese, të monitoruara nga BE dhe SHBA. SPAK dhe BKH nuk kalojnë në sitë thjesht lidhjet e politikanëve me krimin, ndërkohë që propozimi i Bashës është një sitë për thashethemet mbi krimin, por mbi të gjitha, pasurinë dhe të ardhurat e tyre. SPAK dhe BKH nuk ndalojnë vetëm te politikanët, por edhe te pasuria e të ardhurat e familjareve të tyre. Ndërkohë që propozimi i Bashës ndalon vetëm te thashethemet mbi politikanët. SPAK dhe BKH nuk mjaftohen vetëm me largimin e politikanëve të lidhur me krimin nga politika (siç parashikon propozimi i Bashës për lidhjen e thashethemeve me politikanët), por garantojnë që ndaj politikanëve të korruptuar dhe të lidhur me krimin, merren masa ndëshkuese deri edhe me burgim.
Një qen i egër stani nuk i ndahet makinës. Sikur të mundej d...
Parku Kombëtar i thethit është përfshirë nga flakët.Dyshimet...
Sallat ku zhvillohen mbledhjet e komisioneve parlamentare ka...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderat për ndërtimin e...
Këshilltari i Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës, Fab...
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka komentuar ...
Një nga premtimet e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion ...
Gjatë ditës së sotme është dhënë vendimi për greken që vrau ...
Avokati Altin Goxhaj ka zbuluar se Hotel “Plazza”, i cili nd...
Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu është shprehur s...
Forcat politike kanë ndezur motorrët, për zgjedhjet lokale t...
Si refuzoi rreshteri ti vendosë prangat: Nuk e lidh me hekur...
Autoritetet italiane kanë dënuar me 5 vite burg shqiptarin M...
Kreu i Këshillit Kombëtar të PDIU, do të mblidhet pasditen s...
Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integri...
Ish ministri dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Numan Ba...
Autoritetet zvicerane kanë gjetur një adoleshent shqiptar të...
Një 29-vjeçar nga Saranda është zhdukur prej më shumë se 24 ...
Gazetari i ekonomisë Klodian Tomorri në një postim në rrjete...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetet social...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasje dhe një pla...
Një i arrestuar dhe një i proçeduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...