Zbardhen vendimet e Asamblesë së PS/ Rama rikthen Finon dhe deputetin me 1 milion dollarë
Partia Socialiste ka mbledhur sot Asamblenë Kombëtare, ku nd...
Avokati Spartak Ngjela vijon të hedhë akuza të forta në drejtim të klasës politike aktuale.
Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Ngjela reagon në lidhje me çështjen e kufijve, ndërsa thekson se ?Ku mund të cënohen dot sot kufinjtë shqiptarë kur këta janë mbrojtur nga dy presidentët amerikanë më të mëdhenj të shekullit të Njëzetë!
Ëoodroë Ëilson dhe Bill Clinton.?
Ndërsa më tej, ai akuzon presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, dhe kryeministrin Rama, të cilët sipas tij e mendojnë ndarjen, që të krijojnë destabilitet.
?Atëherë, ju mendoni se Thaçi dhe Rama do ta bëjnë këtë ndarje! Dhe pse iu duhet ndarja? Që të krijojnë destabilizim. Kurse me destabilizim kërkojnë të varrosin çështjen shqiptare.?.
Por, sipas Ngjelës kjo nuk është e mundur pasi Shqipëria mbrohet nga politika amerikane.
Postimi i plotë i Ngjelës:
Ku mund të cënohen dot sot kufinjtë shqiptarë kur këta janë mbrojtur nga dy presidentët amerikanë më të mëdhenj të shekullit të Njëzetë!
Ëoodroë Ëilson dhe
Bill Clinton.
Kjo nuk mund të ndodhë nga Amerika.
Presidenti Ëilson tha: shqiptarët kërkojnë ndihmë se po mbytem, në duhet t’i ndihmojmë.
Presidenti Klinton tha: ne nuk mund të lëmë nën kërcënim genocidi, popullin më të vjetër të Evropës.
I. Këto janë Doktrinat amerikane pro shqiptarëve.
Atëherë, ju mendoni se Thaçi dhe Rama do ta bëjnë këtë ndarje! Dhe pse iu duhet ndarja? Që të krijojnë destabilizim. Kurse me destabilizim kërkojnë të varrosin çështjen shqiptare.
Nën një prizëm strikt politik dhe pastaj edhe strikt juridik, ndarja e Kosovës është në thelb, ndarja e Shqipërisë.
Por çfarë ka ndodhur në këtë shekull me kufinjtë shqiptarë dhe territorin shqiptar?
Në vitin 1999 shqiptarët kanë fituar luftën kundër armikut të tyre më të egër, Serbisë. Një hordhi vrastare antishqiptare ka qenë i ashtuquajturi “nacionalizmi serb”. Ku mund të ketë nacionalizëm një kombësi që nuk është etni. Nacionalizmi është ekstremi teoriko racist i etnisë. Jo, historikisht, serbët nuk janë etni: ata kanë qenë hordhi, të hedhura me plan kundër Arbërisë. Kjo ka qenë jeta e tyre kombëtare.
Por ne i mundëm. Përfundimisht ne shqiptarët më në fund i mundëm. Dhe kot lodhen edhe me Berishën, edhe më Ramën, madje, edhe më Thaçin: janë të mundur. Nuk iu bën dot asnjë ndihmë Rusia e Putinit.
Doktrinat amerikane janë konsolidim teoriko-praktik i së ardhmes së politikës amerikane. Ato nuk ndryshojnë dot, prandaj kot e kanë beogradasit: janë të humbur.
Shqiptarët brenda vendit, duhet të ndihmohen sot me forcë nga politika amerikane. Të tre të lodhurit e korrupsionit aktual shqiptar: Berisha, Rama dhe Meta, nuk bëjnë dot gjë as me Putinin dhe as me Erdoganin. Lodhen kot.
Shpresa se politika ruse do të influencojë në Uashington kundër interesit amerikan në Ballkanin Perëndimor, është fëminore, sepse këta të tre i ka skeduar FBI si krerë të korrupsionit që mund të tentojnë nga terrorizmi ndërkombëtar. Atëherë, ku mund të gjendet një president amerikan që t’i ndihmojë mbeturinat e korruptuara ruso-serbe në Shqipëri? Mos do që të japë provën se është kundër Amerikës?
Pse lodheni kot o fakirë! Përse nuk dorëzoheni që ta kaloni më lehtë.
II. Kurse Saliu kërkon të bëjë revolucion. Një revolucion ruso-serb, për të shpëtuar korrupsionin, pa në djall le të shkojnë shqiptarët.
Lëvizje qesharake kjo e Saliut, dhe mezi po e pret edhe Rama. Por nuk kanë çfarë të bëjnë se ministrinë e Brendshme dhe policinë, me, Fatmir Xhafën, e kontrollojnë amerikanët me FBI-në.
Nuk e patë edhe Ramën edhe Berishën, por edhe Bashën që u hodhën këto ditë kundër Xhafës dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë?
Janë budallenj të obseduar nga frika e ndëshkimit penal antikorrupsion. Por nga ky nuk shpëtojnë dot.
Antikorrupsioni dhe FBI iu kanë marrë kushtetutën. Prandaj vërtiten kot. Se nuk arrijnë të kuptojnë që asnjë zvarritje nuk do t’iu sjellë gjë. Sigurisht që i gënjen Moska dhe Stambolli. Kjo pikërisht, i vendos si mbeturina historike shqiptare të korruptuara.
Nuk mund të kenë shpëtim, sepse të tre këta janë individë antiamerikane me lidhje të dyshimta kundër frymës globale perëndimore.
lll. Çështja e korrupsionit shqiptar është tanimë një çështje që po hetohet nga FBI. Kjo ka gjetur miliarda dollarë të depozituara nga korrupsioni shqiptar. Ka hetuar krerë që kanë aktivitet me krimin ndërkombëtar deri te Alkaeda dhe të ISIS, madje edhe në veprimtari të tjera.
Dhe nuk kishte sesi të ndodhte ndryshe. Korrupsioni shtetëror është krim, por pasi kryhet si krim, personat e përfshirë në të, domosdoshmërisht duhet që të hyjnë në rrugën e krimit ndërkombëtar.
Ja, kjo është tabloja e krimit kryeministror shqiptar.
Dhe këtë e ka hetuar FBI. Ajo i ka tani të gjitha faktet dhe punon intensivisht sot me ekipin e saj të instaluar në Ministrinë e Brendshme. Prandaj, këta tre fakirë shqiptarë, vërtet mendojnë se do t’i shpëtojë Vladimir Pituni?
Janë në hall që të tre: edhe Berisha, edhe Rama edhe Meta. Por janë në një situatë të veçantë. Ata e menduan se mund të vepronin si të gjithë krerët e tjerë shqiptarë: vidh dhe gënje, se nuk ka ku të japësh llogari.
Por koha ndryshoi, sepse, me ndihmën që po iu jep shqiptarëve politika amerikane dhe FBI, erdhi koha që këta tani të japin llogari përpara shqiptarëve.
Partia Socialiste ka mbledhur sot Asamblenë Kombëtare, ku nd...
Proçesit të Vettingut priten ti nënshtrohen dhe punonjës të ...
Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), rikujton se data për...
Kreu i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur thirrjes së Ramës...
Në një bashkëbisedim me gazetarët nga selia e PD, kreu i Pa...
Kryetari i PD, Lulzim Basha gjatë një bashkëbisedimi me gaze...
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka hedhur ak...
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij nga Asambleja e P...
Kryeminstri Rama ka reaguar shumë ashpër sot ndaj deklaratav...
Marko Gjuric e ka konfirmuar sot se presidenti i Serbisë, Al...
Kryeministri i vendit, Edi Rama numrin e vrasjeve në vend, v...
Në fjalën e tij të mbajtur në Asamblenë Kombëtare të PS, kry...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombë...
Deputeti i partisë socialiste Bledi Çuçi gjatë fjalës së tij...
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama në...
Që nga paraqitja e parë në ”Ethet e së Premtes”, Elvana Gjat...
Në një dalje për media pas dhurimit të gjakut të punonjësve...
Gjatë një prononcimi për mediat paraditen e sotme, pas dhuri...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj gjatë fjalës së tij në...
Prokuroria e Tiranës çoi në gjykim ditën e sotme një mjek dh...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...