Pse Evropa Qendrore nuk është e përgatitur për valën e të nxehtit që po afron?
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Evropën Qen...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Evropën Qen...
Lufta tregtare e Turqisë me Shtetet e Bashkuara, marrëdhëniet e tensionuara me Bashkimin Europian dhe rënia dramatike e vlerës së lirës ka shqetësuar tregjet për rrezikun e përhapjes së ndikimit edhe më gjerë.
Por, ndërkohë që Europa dhe bankat e saj kanë fuqinë t?i rezistojnë sfidave, ekonomitë e brishta të Ballkanit kanë arsye për të qenë nervoze.
Ekonomistët thonë se ndërsa eksportet turke në Ballkan mund të rriten, të shkaktuara nga rënia e çmimeve dhe tkurrja e tregut për mallrat turke diku tjetër, telashet financiare të vendit mund të frenojnë investimet turke ? shtetërore dhe private ? në një rajon që Ankaraja po përpiqet ta kultivojë, shkruan BIRN.
Monedha kombëtare e Turqisë ka rënë me rreth 40 për qind këtë vit, një rënie që i atribuohet shqetësimit të investitorëve rreth stilit gjithnjë e më autokratik të presidentit Rexhep Tajip Erdogan, emërimit të dhëndrit të tij si ministër i ekonomisë dhe pavarësisë në rënie të bankës qendrore.
Rënia është përshpejtuar ndjeshëm që kur presidenti amerikan Donald Trump njoftoi më 10 gusht për dyfishim të tarifave për shkak të një mosmarrëveshje mbi fatin e pastorit amerikan, AndrewBrunson, i cili mbahet prej gati dy vjetësh në Turqi për akuza terrorizmi të cilat ai i mohon.
Erdogan ka qenë sfidues, duke deklaruar pas tarifave të SHBA: ?Nëse ata kanë dollarin, ne kemi Zotin tonë! I sfidojmë!?
Ndërkohë Turqia u përgjigj njëlloj, duke dyfishuar tarifat për produktet amerikane, përfshirë ato elektronike, automjetet, duhanin, pije alkoolike dhe orizin.
Në Ballkan, eksportet turke po rriten me shpejtësi ? rreth 22 për qind në pesë muajt e parë të vitit 2018, duke i sjellë vendit rreth 4 miliardë dollarë, sipas Asamblesë Turke të Eksportuesve.
Një përkeqësim i mëtejshëm i marrëdhënieve me Perëndimin mund të vazhdojë këtë prirje dhe madje sipas analistëve mund të rrisë ritmin.
Lideri i Turqisë, Erdogan ka kërkuar prej një kohe të gjatë të kultivojë lidhjet me ish-tokat osmane, duke e vendosur Turqinë në konkurrencë me Rusinë dhe BE-në për Ballkanin.
Mësimet e historisë
?Duke qenë se shumë analistë po parashikojnë një ngadalësim ekonomik në Turqi, mund të ketë nxitje më të madhe për autoritetet turke që të vënë më shumë theks te marrëdhëniet tregtare me vendet e rajonit [Ballkanit],? tha për BIRN Oya Dursun-Ozkanca, profesor i shkencave politike në Kolegjin Elizabethtoën në SHBA.
Gozde Kilic-Yasin, një ekspert për marrëdhëniet turke-ballkanike në Ankara, tha: ?Kjo situatë i ka inkurajuar bizneset turke të eksportojnë sepse prodhimet turke tani janë shumë më të lira dhe Ballkani është vendi më i mirë për ta, për shkak të marrëdhënieve politike ekzistuese dhe lehtësirave të tregtisë si dhe kostos së ulët të logjistikës?.
Megjithatë, eksportuesit e Ballkanit mund ta kenë të vështirë të shesin prodhimet e tyre në tregun turk, pasi ato tani do të kushtojnë më shumë.
Politikëbërësit në Ballkan po shohin me nervozizëm se si po ndikojnë telashet në shtetin turk dhe investimet private në vendet e tyre.
Projektet në rrezik përfshijnë ndërtimin e autostradës Beograd-Sarajevë, të cilën Turqia është zotuar ta ndihmojë me financim.
Departamenti turk i Thesarit thotë se investimet e përgjithshme turke në Ballkan në vitin 2011 ishin 879 milionë dollarë amerikanë.
Por investimet janë rritur me shpejtësi në vitet e fundit. Raporti i vitit 2018 i Ministrisë turke të Ekonomisë tregoi se investimet e vendit në Ballkan u rritën në 2.43 miliardë dollarë amerikanë në 2017.
I njëjti raport e përmend Bullgarinë si përfituese të 697 milionë dollarëve amerikanë në investimin turk, Shqipërinë 610 milionë dollarë amerikanë, Bosnje-Herzegovinë me 226 milionë dollarë amerikanë dhe Kosovën me 201 milionë dollarë.
?Situata është serioze,? tha ministri serb i tregtisë Rasim Ljajiç për TV rajonal N1 më 22 gusht.
?Na është garantuar nga shteti turk se ato marrëveshje dhe plane për të cilat kemi pritur investime nuk do të ndalen?, tha ai. ?Kjo mund të jetë gjëja më e rëndësishme në këtë moment.?
Por shumica e analistëve thonë se rrjedha e parave turke në Ballkan ka gjasa të ngadalësohet.
?Mund të presim një rënie të ndjeshme në ndihmë dhe investime të Turqisë në vendet e Ballkanit, si dhe në aktivitetet e bankave shtetërore turke që operojnë në rajon?, tha për BIRN, Kerim Has, një ekspert i politikës së jashtme turke në Universitetin Shtetëror të Moskës.
?Kjo ndodhi në krizat financiare të viteve 1994 dhe 2001, kur autoritetet politike turke nuk arritën të përmbushin qëllimet e tyre në Ballkan?, shtoi ai.
Komisioneri Publik ka ankimuar sot pranë Kolegjit të Posaçëm...
Ish-kryeministri Sali Berisha në profilin e tij rrjetet soci...
Komisioneri Publik ka ankimuar sot pranë Kolegjit të Posaçëm...
Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme 8 vendime, m...
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka vijuar akuzat...
Audio-përgjimi i publikuar ditën e djeshme në media ku dëgjo...
Zëdhënësja e Komionit Euriopan, Natasha Bertaud ka bërë me d...
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një postim në rrjetet ...
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili me anë të...
Një 33-vjeçar është vënë në pranga në Durrës, pasi kishte go...
Monique Johnson, presidente e Shoqatës së Banorëve te komple...
Dorëheqjet që dikur përfliteshin korridoreve të gjykatave, ...
“Le Journal” ka botuar, të dielën e 9 prillit 1939, në faqen...
Presidenti i Flamurtarit dhe administratori i kompanisë së f...
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, u takua sot ...
Në një nga aktivitetet që lali Eri publikoi ditët e fundit n...
‘Gjithë të tjerave’… do të thotë ‘ gjithë ngjyrave të tjera’...
Më shumë se dy vjet i janë dashur prokurorit Faik Halili që ...
Pas publikimit në media të një audio-regjistrimi, në të cili...
Sezoni i ri televiziv që do të nisë këtë shtator do të sjell...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Evropën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...