Tërmetet shkatërruese në Venezuelë/ Raportohet për 235 viktima, mijëra të plagosur
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
Komisioneri Publik ka ankimuar sot pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, vendimin e KPK-së, për konfirmimin në detyrë të prokurores së Tiranës, Antoneta Sevdari.
Kujtojmë se prokurorja Sevdari, e cila u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me 18 korrik 2018, është kandidate për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Pas shqyrtimit të dosjes së saj, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit,i përbërë nga Firdes Shuli, Valbona Sanxhaktari dhe Roland Ilia, ka dalë në përfundimin se prokuroja Sevdari ka rezultuar pa probleme në tre shtyllat, atë të pasurisë, profesionale dhe në pastërtinë e figurës.
Sipas KPK ?së, prokurorja Sevdari justifikon me burime të ligjshme pasurinë e deklaruar, nuk ka fshehur pasurinë si dhe nuk është gjetur asnjë element që të vërtetojë se ka pasur ndonjë kontakt të papërshtatshëm me persona të përfshirë në krim të organizuar.
Gjithashtu KPK ka analizuar dhe verifikuar 10 denoncime nga qytetarët kundër prokurores, Antoneta Sevdari, por, nuk ka gjetur asnjë gjë të dyshimtë.
?Në vlerësimin e subjektit të rivlerësimit, znj. Antoneta Sevdari, u mbajtën në vëmendje dhe u analizuan edhe 10 denoncime të depozituara pranë Komisionit. Pas hetimit të raportit të Grupit të Punës në Prokurorinë e Përgjithshme dhe denoncimeve, nuk u gjet asnjë indice apo element që mund të ngrejë dyshime për paaftësi profesionale apo cilësi që cenojnë figurën e prokurores, znj. Antoneta Sevdari?, thuhet në vendimin e KPK ?së.
Mirëpo sipas Komisionerit Publik, KPK nuk ka kryer hetime të thelluara ndaj prokurores Antoneta Sevdari.
?Në vlerësimin e Komisionerit Publik, në rastin konkret, hetimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nuk është i plotë. Për rrjedhojë, faktet dhe provat e administruara në përfundim të këtij hetimi administrativ janë të pamjaftueshme për të mbështetur vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, referuar pikës 1, të nenit 59 të ligjit nr. 84/2016, ?Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë?, thuhet në njoftimin e Komisionerit Publik.
Sevdari, prokurorja që pushoi hetimet ndaj Gjiknurit
Prokurorja e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Antoneta Sevdari, ka kaluar nëpër “duar” zyrtarë të lartë politik.
Një prej tyre është edhe Ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri.
Ndaj Gjiknurit hetimet patën nisur në tetor të vitit 2015, pas raportit të Këshillit të Lartë të Shtetit, i cili e akuzonte në atë kohë, ministrin si dhe avokaten e Shtetit Alma Hiçka për shpërdorim detyre në zgjidhjen me marrëveshje të konfliktit mes shtetit shqiptar dhe kompanisë CEZ.
Sipas KLSH-së, shtetit shqiptar pretendohet se i është shkaktuar një dëm ekonomik prej 479 milionë eurosh.
Raporti i KLSH-së, kaloi për verifikim tek Prokurorja Antoneta Sevdari, e cila i pushoi hetimet, pasi sipas saj nuk është konstatuar Ministri Gjiknuri, se ka kryer vepër penale.
Një vit më vonë, në vitin 2016, KLSH , u ankua publikisht për pushimin e hetimeve ndaj ministrit Gjiknuri.
Kreu i KLSH-së Bujar Leskaj po publikisht, tha se prokuroria nuk i ka zhvilluar si duhet hetimet në lidhje me faktet, çështjet dhe pretendimet e ngritura në kallëzimin penal të KLSH-së
?Dëmi i shkaktuar ishte i rëndë. Kjo na detyroi të depozitojmë në Prokurorinë e Përgjithshme kallëzimin penal të datës 12 tetor 2015, së bashku me materialet e tjera ndaj z. Damian Gjiknuri, në cilësinë e kryetarit të grupit të punës dhe Alma Hicka, Avokate e Shtetit me akuzën e ?shpërdorimit të detyrës?.
Më datën 28 korrik 2016, Prokuroria e Përgjithshme përcolli në KLSH vendimin e pushimit të procedimit penal të datës 6 qershor 2016. Nga shqyrtimi i këtij vendimi, kemi arritur në përfundimin që nga ana e prokurorit të çështjes, nuk janë zhvilluar si duhet hetimet në lidhje me fakte , çështje dhe pretendime të ngritura në kallëzimin penal të KLSH-së?, ka thënë Leskaj.
Nuk dihet nëse Komisioneri Publik e ka shqyrtuar edhe këtë rast, por tashmë fjalën e fundit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, nëse do të kalojë Vettingun prokurorja Sevdari apo jo.
Ndërsa sa i përket aspektit pasuror, prokurorja Antoneta Sevdari, të ardhurat më të mëdha i ka nga puna e bashkëshortit.
Deklarata e pasurisë dhënë me datë 24.03.2017
Të ardhura nga paga dhe shpërblimet në shumën 1 431 978 lekë.
Kartë krediti, 46 000 lekë.
Shtuar llogaria në emër të bashkëshortit, 23.559.89 euro.Investimi i shumës në fondinvest, 25 mijë euro.
Pakësuar llogaria, 800 000 lekë.
Shtuar llogari rrjedhëse e bashkëshortit në shumën 44 357 lekë.
Gjendja në llogarinë bankare të bashkëshortit të hapur në vitin 2016, në shumën 47.5 euro.
Gjendja në llogarinë bankare të bashkëshortit në shumën 710 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit si punësuar pranë Studio TET, në shumën 114.972 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit si i punësuar pranë ?T.C.G?, në shumën 106 560 lekë.
Fitimi si i punësuar në ?Studio TET? dhe ?T.C.G?, 3 299 805 lekë.
Interesat bankare, 1 626 euro.








Ish-kryeministri Sali Berisha në profilin e tij rrjetet soci...
Komisioneri Publik ka ankimuar sot pranë Kolegjit të Posaçëm...
Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme 8 vendime, m...
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka vijuar akuzat...
Audio-përgjimi i publikuar ditën e djeshme në media ku dëgjo...
Zëdhënësja e Komionit Euriopan, Natasha Bertaud ka bërë me d...
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një postim në rrjetet ...
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili me anë të...
Një 33-vjeçar është vënë në pranga në Durrës, pasi kishte go...
Monique Johnson, presidente e Shoqatës së Banorëve te komple...
Dorëheqjet që dikur përfliteshin korridoreve të gjykatave, ...
“Le Journal” ka botuar, të dielën e 9 prillit 1939, në faqen...
Presidenti i Flamurtarit dhe administratori i kompanisë së f...
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, u takua sot ...
Në një nga aktivitetet që lali Eri publikoi ditët e fundit n...
‘Gjithë të tjerave’… do të thotë ‘ gjithë ngjyrave të tjera’...
Më shumë se dy vjet i janë dashur prokurorit Faik Halili që ...
Pas publikimit në media të një audio-regjistrimi, në të cili...
Sezoni i ri televiziv që do të nisë këtë shtator do të sjell...
Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ka reaguar sot ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...