Financimi i kullës së Ervin Matës/ Plug: Mbi 28 milionë euro autofaturime për kompanitë e lidhura me Vilma Nushin
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka dhënë informacion lidhur me çregjistrimin e personave juridikë, që kryejnë veprimtari jofitimprurëse. Por ato paralajmërojnë se çregjistrimi tatimor nuk eliminon detyrimet ekzistuese tatimore dhe nuk parandalon administratën tatimore të vlerësojë ose të mbledhë detyrimet tatimore.
Organizatat jofitimprurëse, fondacionet, njësitë e zbatimit të projekteve, entet publike kombëtare e vendore, organizatat politike dhe organet e tjera të ngjashme me to, që kryejnë veprimtari të ndryshme, çregjistrohen sipas dispozitave të ligjit.
Organizata jofitimprurëse që dëshiron të çregjistrohet, për çfarëdo arsye qofte, paraprakisht është e detyruar që të paguajë të gjithë detyrimet tatimore të papaguara dhe të paraqesë bilancin e mbylljes së veprimtarisë ekonomike në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve ku është regjistruar.
Kërkesa për çregjistrim paraqitet në gjykatën përkatëse, sipas procedurave ligjore përkatëse. Gjykata nga ana e saj, njofton Drejtorinë Rajonale të Tatimeve të juridiksionit përkatës, për regjistrimin e hapjes së procedurës se çregjistrimit.
Drejtoria Rajonale e Tatimeve e juridiksionit përkatës, brenda 10 ditëve pune, nga marrja e njoftimit për fillimin e procedurave të çregjistrimit, kryen të gjithë verifikimet e duhura lidhur me situatën tatimore të organizatës jofitimprurëse që kërkon të çregjistrohet. Verifikimi përfshin të gjitha detyrimet tatimore të organizatës jofitimprurëse, detyrimet për kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore, gjobat dhe kamatëvonesat eventuale të lidhura me këto detyrime.
Drejtoria Rajonale e Tatimeve, përveç verifikimit të situatës tatimore të personit të tatueshëm, kur e gjykon të nevojshme, mund të ushtrojë, mbi bazë risku edhe një kontroll tatimor në mjediset ku organizata jofitimprurëse ushtron veprimtarinë e saj. Ky kontroll nuk mund të jetë më shumë sesa 30 ditë pune.
Nëse, nga këto verifikime apo nga kontrolli në vend, rezulton se organizata jofitimprurëse ka detyrime të papaguara, gjoba dhe kamatëvonesa, apo deklarata tatimore të paparaqitura, për të cilat ka detyrimin ligjor të paraqitjes, Drejtoria Rajonale e Tatimeve duhet të paraqesë në gjykatë kundërshtimin me shkrim të saj për çregjistrimin e kësaj organizate jofitimprurëse.
Në kundërshtimin e çregjistrimit të organizatës jofitimprurëse, të paraqitur në gjykatë nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve të juridiksionit, tregohet shuma e detyrimeve tatimore të papaguara. Nëse, në kundërshtimin me shkrim, të paraqitur nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve, nuk është prezantuar shuma e detyrimeve tatimore të papaguara të organizatës jofitimprurëse, gjykata e juridiksionit mund të kryej çregjistrimin e saj.
Drejtoria Rajonale e Tatimeve është detyruar të tërheqë menjëherë kundërshtimin e saj, apo organizata jofitimprurëse të ketë paguar detyrimet tatimore të papaguara, gjobat dhe kamatëvonesat. Pas tërheqjes së kundërshtimit nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve, gjykata, menjëherë nga data e tërheqjes së kundërshtimit, bën çregjistrimin e organizatës jofitimprurëse. Të njëjtën gjë bën gjykata edhe kur Drejtoria Rajonale e Tatimeve nuk tërheq kundërshtimin, megjithëse organizata jofitimprurëse ka paguar të gjitha detyrimet tatimore të papaguara, gjobat dhe kamatëvonesat dhe, për këtë, ajo ka paraqitur në gjykatë dokumentin, i cili vërteton pagesën e detyrimeve të papaguara.
Për çdo procedurë që organi tatimor kryen, sipas ligjit dhe këtij udhëzimi, që kur fillon procedura e çregjistrimit dhe deri në çregjistrimin përfundimtar, njoftohet në të njëjtën kohë edhe organizata jofitimprurëse. Nëse organi tatimor nuk i përgjigjet gjykatës brenda afatit, gjykata çregjistron automatikisht subjektin dhe njofton në të njëjtën ditë organin tatimor dhe tatimpaguesin. Në këtë rast, përgjegjësia është e Drejtorisë Rajonale të Tatimeve, drejtori i së cilës nxjerr përgjegjësinë personale të punonjësve të tatimeve dhe propozon masat përkatëse ligjore disiplinore apo penale ndaj tyre. Për çdo çregjistrim të personave të tatueshëm, gjykata njofton Drejtorinë Rajonale të Tatimeve të juridiksionit përkatës, ku ka qenë e regjistruar OJF-ja.
Për çdo çregjistrim të organizatave jofitimprurëse, gjykata njofton Drejtorinë Rajonale të Tatimeve. Drejtoria Rajonale e Tatimeve e juridiksionit përkatës është e detyruar që, brenda ditës së nesërme të punës pas marrjes së njoftimit nga gjykata për çregjistrimin e organizatës jofitimprurëse, të bëjë çregjistrimin e saj edhe nga regjistri i tatimpaguesve të administrates tatimore.
Për të gjithë periudhën pas datës së aplikimit për çregjistrim, tatimpaguesit organizata jofitimprurëse, nuk mund të ketë detyrim për deklarim, dhe për ato nuk duhet të gjenerohet deklaratë tatimore./ Monitor
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nëpërmjet një d...
Me rastin e festës së Kurban Bajramit, kryetarja e LSI, Moni...
Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me aksidentin e rënd...
Një autobus me rreth 40 persona është aksidentuar në vendin ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në aksin r...
Në vizitën që kryeministri Edi Rama bëri në Izrael në vitin ...
Akademiku Artan Fuga vijon të postojë në faqen e tij në rrje...
Anëtari i Këshillit Kombëtar i PD-së , Edvin Kulluri me anë ...
Familja Bokrina në Shkodër ka hapur dyert e mortit, pasi sot...
Aktualisht jemi në pikun e sezonit turistik, por situata në ...
Myslimanët në të gjithë botën kanë nisur festimet e Kurban B...
Analisti amerikan, Daniel Serwer në një intervistë për gazet...
Mëngjesin e kësaj të marte 12 raketa janë hedhur në Kabul. D...
Venezuela ka hyrë në një betejë të frikshme me hiperinflacio...
Policia e Burrelit ka arrestuar ditën e sotme një 22 vjeçar ...
Për festën e Kurban Bajramit dhe për të uruar besimtarët mys...
BE i shpëtoi grekët nga falimentimi. Shpëtimi qe i ashpër dh...
Besimtarët myslimanë në Shqipëri e Kosovë festojnë sot Kurba...
Nga tragjedia në Genova humbën jetën 43-persona, midis të ci...
Kandaja ka dhënë njoftimin, se do t’i jap fund sistemit të b...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...