web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shlyerja e detyrimeve/ Tatimet u vendosin afat bizneseve

18 Gusht 2018, 14:15, Aktualitet CNA

Drejtoria  e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se afati i fundit për ta paguar tatimin mbi burimin është data 20 gusht.

Gjithashtu janë paralajmëruar bizneset se do të gjobiten me 10 mijë lekë të reja , nëse nuk bëjnë deklarimet brenda kësaj date.

Në njoftim thuhet se për çdo ditë që kalon jashtë afatit, pagesa rritet me 0.06% të shumës ditore.

Njoftimi i plotë

Data 20 gusht, afati i fundit për pagesën e tatimit të mbajtur në burim, për dividentët

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, rikujton të gjithë tatimpaguesit (shoqëritë tregtare/personat juridikë), se afati i fundit për deklarimin dhe pagesën e tatimit të mbajtur në burim për dividentët është data 20 Gusht, pavarësisht nëse është kryer apo jo pagesa e dividentëve për përfituesit.

Në rast mosdeklarimi apo mospagese në afat të tatimit mbi dividentët, zbatohen dispozitat e ligjit nr.9920, datë 19.05.2008 ?Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë?, i ndryshuar që parashikojnë: penalitet në vlerën 10,000 lekë për mosdorëzim në afat të deklaratës të tatimit të mbajtur në burim, si dhe penalitet të barabartë me 0.06% të shumës së detyrimit të papaguar për çdo ditë gjatë së cilës pagesa nuk është kryer.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve mbetet e angazhuar për informimin e tatimpaguesve mbi zbatimin me korrektesë të legjislacionit, si dhe për deklarimet sipas afateve. /CNA.al





Lajmet e fundit nga