web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Katastrofa e Genovas/ Qeveria italiane merr masat

15 Gusht 2018, 16:20, Aktualitet CNA

Pas mbledhjes në Këshillin e Ministrave, Kryeministri Italian Giuseppe Conte ka dhënë një deklaratë për mediat, në lidhje me tragjedinë e Genovas.

Ai është shprehur se Qeveria italiane do të anullojë të gjithë koncesionet për autostradat.

Ndërkohë që kanë nisur hetimet për të gjetur shkaktarët e kësaj tragjedia, Conte ka shpallur gjëndjen e emergjencës për 12 muaj, shkruan La Republicca.

Në konferencën për shtyp, Kryeministri italian ishte i shoqëruar nga Ministri i Brendshëm, Matteo Salvini, ai i Ekonomisë, Luigi di Maio dhe Ministri i Infrastrukturës, Danilo Toninelli.

Përsa i përket pastrimit të zonës nga rrënojat e urës, Qeveria italiane ka akorduar një fond prej 5 milion eurosh./ CNA.al





Lajmet e fundit nga