web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandal në arsim/ Nxënësve u mohohen dëftesat

15 Gusht 2018, 15:16, Aktualitet CNA

Deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, nëpërmjet një postimi në faqen e tij në rrjetet sociale, ka publikuar denoncimin e një prindi fshati Allkaj i bashkise Lushnje, në drejtim të Drejtorisë Arsimore.

Qytetari në fjalë shkruan se mësuesit ngelin nxënësit në klasë, dhe prinderit nuk njoftohen. Për më tepër, ai thotë se nuk u jepen as dëftesat, ndërkohë që bëhet fjalë për arsimin e detyruar.

Qytetari denoncon mësuesen kujdestare të fëmijës së tij në klasë të gjashtë, për të cilën thote se i ka kërkuar dëftesën e djalit, por ajo i është përgjigjur se ?nuk ka deftese per djalin tend se është ngeles.?.

?Ky eshte nje turp per keta mesues që ngelin feminjet ne klase pa ditur dhe lajmeruar asnje prind gjate gjithe vitit për interesat e disa mesuesve te pacipe.
Aty eshte vetem nje klasë e gjashtë, dhe kane ngelur 10 feminje.

Po mesuese Enkeleda dhe drejtoresha Jolanda Todri, nuk e dine qe duhen njoftuar prindërit ???

Aq me shume kur njoftimi i prinderit është detyrim i mesueses kujdestare bashke me mesuesit e lendeve që kanë të depozituar nr e tel të prindërve.?-shkruan më tej qytetari.

Ndër të tjera, ai thekson se ?për lekët për eskursione apo festa të ndryshme na marin ne tel mësuesit ne si prinder, dhe kur na ngelin feminjet per interesa te tyre, as na joftojne e as na japin deftesat?.

Postimi i plotë:

MESUESIT NGELIN NXENESIT,DHE PRINDERIT APO NXENESIT E MARIN VESH VETEM KUR FILLON VITI TJETER SHKOLLOR.

Nje prind nga fshati Allkaj i bashkise Lushnje me shkruan per kete shqetesim:

Pershendetje deputet.

Jam një prind nga ish komuna Allkaj.
Shkova të marr deftesen e djalit ne klase te gjashtë.

Mesuesja kujdestare qe quhet Enkeleda me tha nuk ka deftese per djalin tend se është ngeles.

Une insistova për dëftesën e cila duhet ti jepet djalit nëse është ngeles apo i shkëlqyer deftesa ma tregon kete gje dhe nuk keni pse e mbani sekret.

Megjithese shkova disa ditë me radhë por asnjë mesues nuk me jepte pergjigje.

Doja te takoja drejtoreshen e shkolles Jolanda Todri por as ajo nuk ishte.
Turp dhe gjynah ne dore te kujt ka rene fëmijët tanë.

Po pres qe të marr deftesen dhe ta shikoj se ku dhe pse ka ngelur djali im.

Mesueset,nuk dinë c’eshte arsimi i detyruar qe edhe kur fëmija ngel duhet të lajmerohet prindi.
A nuk e dine keta mesues dhe drejtoresha që shkolla është komunitare me ne qender nxënësin?

Me thane qe kane ngelur 10 nxenes perseri per ne klase te 5, se klasa qe vjen kete vit ne klase te 5 nuk ka numer feminjesh qe te rrine ne pune mesuesit.

Ky eshte nje turp per keta mesues që ngelin feminjet ne klase pa ditur dhe lajmeruar asnje prind gjate gjithe vitit për interesat e disa mesuesve te pacipe.
Aty eshte vetem nje klasë e gjashtë, dhe kane ngelur 10 feminje.

Po mesuese Enkeleda dhe drejtoresha Jolanda Todri, nuk e dine qe duhen njoftuar prindërit ???

Aq me shume kur njoftimi i prinderit është detyrim i mesueses kujdestare bashke me mesuesit e lendeve që kanë të depozituar nr e tel të prindërve.

Pse per leket per eskursione apo festa te ndryshme na marin ne tel mesuesit ne si prinder, dhe kur na ngelin feminjet per interesa te tyre, as na joftojne e as na japin deftesat.

Kjo eshte shkolla sot.

Ky eshte arsimi qe ? duam? thote Linda e arsimit.





Lajmet e fundit nga