Sektori i peshkimit në rënie/ Prodhimi bie me gati 8% gjatë vitit 2025
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Prokurori Arben Dollapaj ka një karrierë të gjatë në organin e akuzës në Shqipëri. Ai do të përballet me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit më 3 gusht, si pjesë e listës prioritare për shkak të funksionit si prokuror i Apelit në Shkodër dhe kandidimit të tij për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Hetimi administrativ për prokurorin Dollapaj është kryer nga trupi gjykues i kryesuar nga Lulzim Hamitaj dhe me anëtarë Brunilda Bekteshi dhe Olsi Komici. Arben Dollapaj e ka filluar karrierën në vitin 1993. Në vitin 2003, ai ka qenë prokuror në Durrës, ndërsa në vitet 2004-2008 ka shërbyer si prokuror i Prokurorisë së Rrethit Tiranë.
Në vitet 2008-2016, Dollapaj ka shërbyer në Prokurorinë e Përgjithshme, ku ka mbajtur funksionet e drejtorit të Inspektimit dhe Burimeve Njerëzore si dhe drejtorit të Drejtorisë Gjyqësore dhe Ekzekutimit të Vendimeve Penale, shkruan Birn.
Në vitin 2016, Dollapaj u transferua në Prokurorinë e Apelit të Shkodrës pas një përplasjeje publike me ish-kreun e Prokurorisë së Përgjithshme, Adriatik Llalla. Ai e cilësoi këtë vendim si ?hakmarrje? dhe ngriti padi në Gjykatën Administrative të Apelit duke kërkuar shfuqizimin e dekretit të Presidentit të Republikës dhe të vendimit të Prokurorit të Përgjithshëm si dhe rikthimin e tij në vendin e mëparshëm të punës në Prokurorinë e Përgjithshme.
Paralelisht me detyrën si prokuror, Arben Dollapaj ka qenë edhe anëtar i Këshillit të Prokurorisë si dhe ekspert trajnues në Shkollën e Magjistraturës.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Arben Dollapaj nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]
Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.
Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se prokurori Arben Dollapaj zotëronte një pasuri familjare prej 900 mijë lekësh në vitin 2003-kur deklaroi për herë të parë në ILDKPKI. Referuar deklaratës së tij të parë, ai zotëronte 1/5 pjesë takuese të një apartamenti dhe 300 mijë lekë kursime në cash.
Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e prokurorit të Apelit të Shkodrës rezulton të jetë rritur me 23 herë, duke kapur vlerën e 21 milionë lekëve në total.
Investimet kryesore të familjares Dollapaj janë fokusuar në pasuritë e paluajtshme. Ai zotëron një kat në banesën private të vëllait, një shtëpi banimi në Selitë me vlerë 9 milionë lekë si dhe ka shpenzuar për rikonstruksionin e një shtëpie në Valbonë-pasuri këto që kapin në total vlerën e 17 milionë lekëve.
Përveç pasurive të paluajtshme, prokurori Dollapaj zotëron rreth 128 mijë lekë llogari bankare dhe rreth 3.9 milionë lekë kursime të akumuluara në cash.
Të ardhurat familjare të prokurorit Dollapaj për periudhën deklaruese 2004-2017 kapin vlerën e 32.9 milionë lekëve. Rreth 68 për qind e të ardhurave kanë si burim pagën e tij nga funksioni, 23 për qind nga paga e bashkëshortes dhe 2.6 për qind nga dhuratat cash kryesisht nga motrat në Shtetet e Bashkuara.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe ?flamujt e kuq? që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit dhe asnjëra prej tyre nuk rezulton me diferenca negative.
BIRN identifikoi megjithatë si ?flamur të kuq? një hua prej 25 mijë eurosh, që prokurori Dollapaj mori në vitin 2010 për blerjen e një banese në Selitë të Tiranës, blerje e cila u realizua në vitin 2011. Borxhi i mësipërm është shlyer tërësisht nga prokurori në vitin 2012.
Dhuratat nga familjarët dhe vlerat e konsiderueshme të kursimeve në cash janë evidentuar gjithashtu si ?flamuj të kuq? në këtë analizë. Gjatë periudhës deklaruese, zoti Dollapaj ka marrë 9 mijë dollarë dhe 200 euro dhurata në cash, ndërkohë që gjendja e akumuluar e kursimeve cash rezulton të jetë rreth 3.9 milionë lekë në fund të vitit 2017.
Deklarata e pasurisë së vitit 2003
Deklarata e pasurisë së vitit 2004
Deklarata e pasurisë së vitit 2005
Deklarata e pasurisë së vitit 2006
Deklarata e pasurisë së vitit 2007
Deklarata e pasurisë së vitit 2008
Deklarata e pasurisë së vitit 2009
Deklarata e pasurisë së vitit 2010
Deklarata e pasurisë së vitit 2011
Deklarata e pasurisë së vitit 2012
Deklarata e pasurisë së vitit 2013
Deklarata e pasurisë së vitit 2014
Deklarata e pasurisë së vitit 2015
Deklarata e pasurisë së vitit 2016
Deklarata e pasurisë së vitit 2017
Prokurorët e Krimeve të Rënda dhe oficerët e Policisë gjyqës...
Kryeprokurorja e Krimeve të Rënda Donika Prela ka vënë në rr...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Shupenzë-Peshkopi, ...
Në Shkurt të këtij viti Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimev...
Presidenti Hashim Thaçi po vazhdon ta përsërisë se është i g...
Në një shkrim të publikuar në gazetën “Panorama”, analisti d...
Blogeret e “bukurisë” dhe “shëndetit” po inkurajojnë të gjit...
Analisti dhe pedagogu Agron Gjekmarkaj në një shkrim të publ...
Pak ditë më parë, Partia Demokratike akuzoi, komisionerine ...
Një sasi lëndësh narkotike janë gjetur në fshatin Bruz Zall ...
Sezoni turistik i këtij viti konsiderohet me i miri, por sër...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit në zon...
Pavarësisht se martesa e tyre ka dy vite që ka përfunduar, n...
Sot paradite, një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranë. Stoma...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku b...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, aktualisht d...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar në Korçë 6 ton e ...
Sigurisht që me të nxehtin duhet të pish më shumë lëngje. Ek...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha prej ditës së d...
Kryeministri Edi Rama dy ditë më parë gjatë një interviste t...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Policia e Shtetit njofton se pasiten e sotme janë shpëtuar...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paral...
Bilanci i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën ...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë do të mblidhet ne...
Të dhëna të reja mbi të ardhmen e lundrimit në Ngushticën ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...