I vuri tritol banesës/ 23 vjeçari përballet me togat e zeza
Detaje të reja kanë dalë në dritë për tritolin e vënë në Kam...
Tanimë do kemi një aset të rëndësishëm në shërbim të kulturës e historisë.
Specialisti i trashëgimisë kulturore shpirtërore, Sejmen Gjokoli bën me dije se ?Nëndetësja 105? e famshmja historike e Pashalimanit të viteve gjashtëdhjetë është rindërtuar.
Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Sejmen Gjokoli ka publikuar fotot, ndërsa thekson se dy ish specialistë të teknikës së kohës, kanë punuar pa ndërprerë për ta ringritur e për ti dhënë shkëlqimin e madhështinë e dikurshme.
?E quaj fat atë moment kur për të parën herë do të hyja në ?barkun? e një nëndetësje e ca më tepër kur ky mjet i sofistikuar ushtarak lidhet me një nga historitë më të lavdishme e më dridhëruese të ushtrisë shqiptare në vitet e luftës së ftohtë.?-shkruan ndër të tjera Sejmen Gjokoli.
Postimi i plotë:
NJË ASET QË FLE NË DET…
( -ose ringritja e Nëndetëses 105-)
Kam kohë që i ruaj pa publikuar këto foto.
Prej dimrit që shkoi, ditës që pata rastin të vizitoj nga afër Nëndetësen 105, të famshmen historike të Pashalimanit të viteve gjashtëdhjetë.
E quaj fat atë moment kur për të parën herë do të hyja në ?barkun? e një nëndetësje e ca më tepër kur ky mjet i sofistikuar ushtarak lidhet me një nga historitë më të lavdishme e më dridhëruese të ushtrisë shqiptare në vitet e luftës së ftohtë.
E shkatërruar dhe e xhveshur tërësisht në vitin e mbrapsht ?97, ajo do të mbetej ashtu bark tharë e lidhur në një nga kalatat e bazës ushtarake të Pashait.
Këtu do ti shpëtonte edhe ?skartimit? të çmendur kur simotrat u bënë skrap për pangopësinë.
Askush se di, ose më mirë të them fare pak e dinë që, pikërisht brenda kësaj nëndetësje, për rreth tri apo katër vite dy burra, dy ish specialistë të teknikës së kohës, kanë punuar pa ndërprerë për ta ringritur e për ti dhënë shkëlqimin e madhështinë e dikurshme.
Me thonj kanë punuar e ashtu një e nga një ja kanë gjetur e montuar paisjet, pjesët dhe aksesorët e rrjepur barbarisht.
Prej rrjetit elektrik, të ajrimit e aspirimit, vendkomandës, pultin e drejtimit, dhomën e silurave, krevatet e marinarëve, guzhinën etj. Gjer te dhomat zyra të komandantit e komisarit, të dya përballë njera tjetrës të ndara nga koridori i ngushtë.
Çdo gjë ashtu si ka qenë, në çdo detaj e paisje deri te vidat më të imta e ornamentet e varura.
Edhe boja e ngjyrat rigorozisht orgjinale, jashtë e brenda.
Tani thuajse e gatshme të presë e të përcjellë vizitorë duke shtuar kështu një aset të jashtëzakonshëm turistik jo vetëm për Vlorën.
Pa diskutim dita që do deklarojë startimin zyrtar të aksesimit të Nëndetëses 105, vendosur diku në një nga kalatat detare të Gjirit të Vlorës, do të shënojë edhe krijimin e një prej atraksioneve më madhore në fushën turistike e historike në hapësirën gjithë shqiptare.
Dhe me siguri atë ditë do flitet gjatë e mbase nuk do mungojë nderimi e vlerësimi për Neim Shehun e Ferdinand Hodon, dy mjeshtrat orikumas që 105-sën e shkretuar e rijetësuan për ta patur përsëri në ujrat adriatiko-joniane, tanimë të qeta por jo pak të lakmuara.
Tani për tu treguar brezave se edhe për luftën e kemi të lashtë e gjëmimtare historinë…
















Detaje të reja kanë dalë në dritë për tritolin e vënë në Kam...
Një banesë është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në q...
Gushti do jetë përcëllues, por me sa duket Spanjës do i vërë...
Pas mesazhit të publikuar disa ditë më parë nga ish-kryemini...
Megjithëse jemi në ditët e para të gushtit, trafiku në Tiran...
Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në Shkodër,...
Ministria e Arsimit ka publikuar datat kur do të fillojë vit...
Në dhjetor të vitit të kaluar rrëshqitja e një masivi shkëmb...
SHKBB nis hetimin për punonjësit e policisë të cilët janë de...
Vetëm pak minuta nga ngritja e tij në fluturim, avioni me 10...
Në kuadër të parandalimit të veprimtarive ilegale, njësitë e...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë p...
Pronari i një mjeti tip “BMW” ka denoncuar në polici se në m...
Kryeministri Edi Rama ka thënë se në shtator mund të ketë nj...
Shqipëria paraqitet në kushtet e motit të kthjellët deri pas...
Ditën e sotme për rreth dy orë pritet të ketë ndërprerje të ...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka sfiduar ditë...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë g...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur sot konfirmim...
Një alarm për vënie eksplozivi është dhënë sot në qytetin e ...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Një përleshje fizike ka shpërthyer në Parlamentin e Gjeorg...
Lideri i Hezbollahut, Naim Qassem, deklaroi të shtunën se ...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka shpallur rezulta...
Një valë ekstreme e të nxehtit ka përfshirë Europën, duke ...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...