web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjobë rekord për “Google”

31 Korrik 2018, 10:45, Tech CNA

Pas tri viteve investigimi, Komisioni Evropian i ka vendosur ?Google?-it një gjobë rekord prej 4.34 miliardë euro për ?Androidin?.

Firma thuhet se ka përdorur sistemin operativ celular për të ?çimentuar pozitën e saj dominuese në kërkimet e përgjithshme në internet?. Ndërkohë sistemit tjetër të saj Alfabet i janë dhënë 90 ditë kohë për të ndryshuar praktikat e biznesit, në të kundërt do të përballet me dënime të mëtejshme deri në 5 për qind të fitimeve ditore.

Mediat e huaja shkruajnë se masa e Komisionit Evropian përfaqëson gjobën më të madhe të vendosur ndonjëherë kundër një firme të vetme. Shefi ekzekutiv i ?Google?, Sundar Pichai ishte informuar paraprakisht të martën rreth vendimit të Komisioneres së Konkurrencës Margrethe Vestager.

Në deklaratën e saj thuhet se Google u ka mohuar ?konsumatorëve evropianë përfitimet e konkurrencës efektive në sferën e rëndësishme të telefonisë së lëvizshme?.

Gjithashtu bëhet e ditur se kompania me seli në Kaliforni ka mundësi që ta apelojë këtë vendim.





Lajmet e fundit nga