web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Foto-Homazhet për Hajdaragën/ Përlotet Kryemadhi

31 Korrik 2018, 10:26, Aktualitet CNA

Mes personaliteteve të shumtë dhe zyrtarëve të lartë të cilët morën pjesë sot në homazhet në nderim të ish-ministrit të Mbrojtjes, Luan Hajdaraga, e pranishme ishte edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Në fjalën e saj para hyrjes në ambientet e Kuvendit, Kryemadhi tha se Hajdaraga do kujtohet, më së shumti nga Partia Socialiste. Kryemadhi është përlotur kur u pyet nga gazetarët për rolin e Hajdaragës në jetën e saj.

?E kam takuar Luanin kur kam qenë fëmijë. Luani më ka inkurajuar në shumë gjëra. Hajdaraga solli ndryshim në PS. Ikja e parakohshme, e dhimbshme, do na mungojë shumë të gjithëve, por më së shumti PS-së. Sot jemi këtu për të thënë vlerat që ka Luani, e klasës politike po i largohen. ?-u shpreh Kryemadhi.





Lajmet e fundit nga